logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Sherri, te burgosurit rrahin Lul Caken
Autor E. Çiloti - 15 agosto 2010 13:18
  

Lul Caka, i tmerrshmi i bandave te Beratit, eshte rrahur nga te denuarit ne burgun e Kosoves ne Lushnje. Ai ka marre nje sere plagesh dhe hematomash, kur ka qene ne ajrim bashke me te burgosurit e tjere. Nuk dihet si ka nisur konflikti, por Lulzim Ca-

ka ka share me ze te larte te burgosurit dhe kaq ka mjaftuar per t’iu kthyer kunder te gjithe. Vetem nderhyrja e gardianeve ka bere qe dhuna ndaj tij te ndaloje.

Burimet nga burgjet bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur paraditen e kater diteve me pare, kur ai kishte dale ne vendin e ajrimit bashke me te burgosurit e tjere. Sipas te dhenave, i tmerrshmi i Beratit, i cili njihet si hajduti i pulave qe u be vrases, ka shkaktuar konfliktin qe ka sjelle pasoja per te. Sapo sherri ka nisur, gardianet e burgut jane vene ne alarm dhe kane marre ne mbrojtje Caken, duke larguar te burgosurit e tjere, qe i kane shkaktuar atij disa demtime. Menjehere, i denuari eshte derguar ne qendren shendetesore te burgut, ku hematomat kane qene te ndryshme, duke filluar qe nga koka, por edhe ne pjese te ndryshme te trupit. Ai vazhdon te mbahet nen kujdesin e stafit mjekesor te burgut.

Nga te dhenat e burgjeve mesohet se tashme eshte pergatitur edhe nje raport ne lidhje me kete ngj-

arje brenda burgut qe eshte derguar ne qender dhe po analizohet per dokumentimin e plote te saj. Sipas burimeve, ende nuk jane identifikuar autoret kryesore te ngjarjes, por mesohet se aty jane kryesisht te burgosur te Beratit, Lushnjes, Skraparit dhe Kuçoves. Gjithashtu, ne kete burg vuajne denimin edhe te transferuarit nga burgjet greke.
Megjithese nga ngjarjet e vitit 1997 jane mbushur 13 vjet dhe ende ne mendjen e banoreve te zones se Kutallise ne Berat, emri i Luli Cakes nuk çrrenjoset lehte, per te denuarit e tjere, ai ka qene nje person normal. Bemat dhe krimet e Cakes, qe fillojne ne fillim te viteve ‘90, nga hajdut ordiner pulash ne kotecet e fshatareve e deri te vrasjet e tij, kane bere qe ai te mos lihet ne harrese, edhe pse tashme eshte ne burg, duke vuajtur denimin. Gjate kesaj periudhe, Lul Caka krijoi hasmeri te drejtperdrejta me dy fiset, Cami e Bega ne fshatin Samatic, me fisin Çala dhe Yzeiri ne fshatin Rreze si dhe me tre apo kater familje ne Fier, ndersa dyshohet se ka edhe disa hasmeri me fise te tjera ne fshatrat e zones te Kutallise. Ne krijimin e mitit te tij si “i forte”, kete person e ndihmuan shume lidhjet me strukturat e shtetit ate vit dhe me pas, si dhe “marredheniet” qe krijoi me bandat e tjera te Beratit.
Perballjen e pare me drejtesine, Lul Caka e ka pasur ne vitin 1995. Deshmitare okulare tregojne se ka qene qershori i atij viti, kur Lul Caka, ne gjendje te dehur u grind me pronarin e lokalit S.A. ne fshatin Suk te Rrethit te Fierit, duke i thyer ketij te fundit xhamat dhe tavolinat me arme zjarri. Policia, megjithese e ndoqi gjate gjithe asaj nate, nuk arriti ta kapte, ndersa ai shfrytezoi arat dhe kanalet e tyre per t’u fshehur e per t’u larguar.

Disa dite me vone, Lul Caka ra ne duart e Policise se Beratit, ndersa ndodhej ne tregun e vjetersirave te ketij qyteti. Menjehere u dergua ne dhomat e paraburgimit te Policise se Fierit, ku qendroi i izoluar vetem 48 ore. Ndersa ngjarja qe skedoi ne listen e vrasesve Lul Caken, eshte ajo e 20 dhjetorit te vitit 1995, kur u vra ne shtepine e tij Gori Shkembi, arketari i pensionisteve te Komunes se Kutallise. Vrasja e tij u be per grabitje. Ne kete krim ishte edhe djali i tezes se Cakes, Bujar Suli, i ashtuquajtur si Loshi i Karbunares. Qe nga kjo vrasje, te dy djemte e tezes qe ishin bere kriminele kerkoheshin nga Policia e Lushnjes dhe Beratit. Lul Caka u arrestua disa here, por lirohej per mungese provash. Banda e “te fortit te Beratit”, Lulzim Caka, daton ne vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e pare. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka ne vitin 1997 u be tmerri i udhetareve ne rruget nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnje. Arrestohet ne Itali me 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet ne vitin 2003, per te vuajtur denimin 25 vjet burg per vrasje.

Historia e Lulzim Cakes
Gjithsej 23 vrasje te kryera dhe arratisjet e bujshme nga burgjet e kane shnderruar shume shpejt Lulzim Caken ne njerin prej personazheve me te frikshme te botes se krimit. Perballja e pare e 33-vjeçarit nga Samatica me drejtesine e ka zanafillen ne qershor te vitit 1995, kur ne gjendje te dehur u grind me pronarin e nje lokali ne fshatin Suk te Fierit. Pak muaj me vone, Policia e Fierit arriti te plotesonte urdhrin e arrestit te leshuar per te, por brenda 48 oreve, Caka rifitoi lirine nepermjet arratisjes nga qelia. Per kete ngjarje u pushuan nga detyra disa police, te cilet u dyshuan si bashkepunetore ose persona te blere nga i vrasesi. Por kjo ishte vetem arratisja e pare e Cakes nga burgjet. Pas largimit nga qelia, Caka u rekrutua nga banda e Karbunares, e cila drejtohej prej Bujar Sulajt, djalit te tezes se tij. Me 26 mars 1996, Caka rishfaqet ne skene, kur akuzohet se ishte nje prej atentatoreve te dy shefave te krimit te Beratit dhe Kuçoves, tek Ura e Samatices. Oficeret e policise arriten te shpetonin, por makina e tyre u dogj nga atentatoret. Por me teper se nga policia, Caka do te gjurmohej dhe sulmohej gjate ketyre viteve nga hasmit e tij. Me 20 korrik 1997, Lulzim Caka, beri hapin e gabuar te perfshirjes ne hakmarrjen mes fisit te Çaleve dhe Yzeireve ne fshatin Rerez ne Berat. Duke qene njeri i afert i fisit te Çaleve, Caka u implikua ne vrasjen e Nezir Yzeirit, kunates se tij Ashime dhe djalit te adoptuar te saj, Ilir Yzeiri. Nderkohe ne qershor 1998, ai hapi nje tjeter hakmarrje, kur vrau Lulezim Eminin, vellain e "Miles", te fortit te Fierit. Pas nje ndjekjeje te gjate te policise, ai u arrestua dhe u denua me 25 vjet burgim per kete vrasje. Por hekurat e burgut te Lushnjes nuk ishin teper te sigurt per nje vrases si Caka. Me 6 janar 2001, nepermjet nje sharre, ai arriti te priste hekurat dhe te largohej nga qelia per t'u hakmarre per perdhunimin dhe vrasjen e nenes se tij, Xhevries 56-vjeçare dhe vellait Bardhoshit. Dy personat e dyshuar per krimin e fundit, Valter Bega, 21 vjeç, dhe Maringlen Cami, 22 vjeç, u vrane me 22 mars 2001 prej tij. Ne dhjetor te vitit 2001, ai u kap ne Foxhia te Italise. Ndersa ne vitin 2003 u ekstradua ne Shqiperi, ku vuan denimin.

Burimi: Gazeta Shqip





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 72039, stampe 72 ©


Meemira.com