logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

“Lazarati e Shkodra mbajne vendin ne harten e droges”
Autor E. Çiloti - 10 aprile 2011 12:11
  

Lazarati dhe Shkodra po mbajne Shqiperine ne harten e kultivimit te bimeve narkotike.Drejtori i policise se Shtetit, Hysni Burgaj, duke folur dje nga Gjirokastra theksoi se kane mbetur vetem 2 vatra, ne zonat e thella malore ne Shkoder dhe ne oborret-

e disa banesave ne Lazarat. “Per kete vit, moto e policise do te jete: “Me mire te parandalosh, se sa te denosh.” Ne kete kontekst, theksi nga te gjithe duhet vene tek parandalimi, me qellim qe te mos kete te denuar me pas jo vetem ne Lazarat, por ne te gjithe Shqiperine per te dale nje here e mire nga harta e kultivimit te kesaj bime”, tha Burgaj. Sipas tij, Policia e Shtetit do te perdore metodat me te ashpra deri ne kufijte maksimale qe lejon ligji, per te bere te mundur qe fenomeni kanabis, te zhduket njehere e pergjithmone nga territori i Shqiperise. Fushata antikanabis u zhvillua dje ne Gjirokaster, ne nje takim ku pjesemarres ishin dhe nxenesit e ciklit parauniversitar ne qytetin e Gjirokastres. Burgaj tha se strukturat e specializuara te shtetit do te mbeshtesin me te gjitha menyrat, me mjete logjistike, forca speciale, automjete per zonat malore deri tek kontrolli me satelit, me qellim bllokimin e sasise se droges qe eshte prodhuar ne fshatin Lazarat. “Me masat e marra dhe me-

bashkepunimin gjitheperfshires te komunitetit, ky fenomen negativ do te minimizohet akoma me tej, duke shkuar gradualisht drejt eliminimit te plote per rajonin tone”, eshte shprehur per te pranishmit prefektja e Qarkut te Gjirokastres, Mimoza Çomo. Ndersa Dasho Aliko, kryetari i komunes se Lazaratit, tha se asnje banor i ketij fshati nuk do te kultivoje me bime narkotike, pasi ketij fenomeni i ka ardhur fundi. “Po i thuhet stop nga qeveria shqiptare, nga miqte tane nderkombetare, ndaj edhe ne, si banore te ketij fshati, do t’i themi perfundimisht stop”, nenvizoi Aliko. Ndonese pranoi qe komuniteti qe ai drejton prej vitesh eshte etiketuar nga nderkombetaret nje komune me njolle te zeze ne harten e Shqiperise per kultivimin e bimes narkotike, Aliko theksoi se vitin e kaluar komuna e Lazaratit kontribuoi ne liberalizmin e vizave dhe do te vazhdoje te kete rruge si komunitet, duke mos kultivuar bime narkotike, me qellim qe vendi yne te integrohet sa me shpejt ne strukturat e BE-se. Ne kete aktivitet, kane marre pjese deputetet e maxhorances ne Qarkun e Gjirokastres Genc Ruli dhe Vangjel Tavo, si dhe perfaqesues te PAMECA-s.
Kakavije, kapet 1 kg mariujane
Policia Kufitare sekuestron 1 kg marijuane, ne tentative per te kaluar drejt Greqise, nderkohe qe ka arrestuar poseduesin e saj. Emanuel Hasani, 18 vjeç, nga qyteti i Sarandes, eshte arrestuar ne flagrance me 1 kg marijuane, te cilen do ta shiste ne Athine. Burimet zyrtare nga Policia Kufitare e Gjirokastres, kane bere te ditur per gazeten “Panorama”, se poseduesi i lendes narkotike udhetonte me autobusin e linjes Sarande-Athine. Sherbimet e Policise Kufitare te Kakavijes ishin vene ne dijeni ne rruge operative se ne autobusin qe udhetonte drejt kryeqytetit helen, ndodhej sasia e marijuanes. Ka qene ora 20:30 e te enjtes kur autobusi ka hyre ne territorin e Kakavijes dhe menjehere uniformat blu ndermoren nje kontroll fizik te imtesishem ne bordin e autobusit si dhe ne bagazh. Nga kontrolli rezultoi se poshte sediljes ndodhej i ulur Emanuel Hasani, ndodhej nje çante dore, brenda se ciles rezultoi se kishte 1 kg marijuane. Policia ka sekuestruar marijuanen ne cilesine e proves materiale, te cilen sipas burimeve, shtetasi i arrestuar e kishte blere ne vendlindjen e vet. p.n

GJIROKASTER/ PIRO NASE





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 27350, stampe 14 ©


Meemira.com