logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

ERMELA MEZURAJ: Se shpejti do me shihni si prezantuese ne “Portokalli”
Autor E. Çiloti - 10 aprile 2011 12:13
  

Per çdo dite qendrimi ne “Big Brother” u shperblye 1 milion leke. Per 24-vjeçaren nga Vlora, Ermela Mezuraj, 100 ditet e kaluara ne “Big Brother 4” ia vlejten, meqe ka ne dore çekun 100 milione. Ne loje ka hyre me strategji te miremenduar per te sfid-

uar te tjeret, duke u shpetuar nominimeve te çdo jave. Thote se ka shume besim tek vetja, eshte e lindur per te komunikuar me publikun dhe ne loje do te dale gjithnje fitimtare. Ne “Big Brother 4” hyri per fame dhe per nje te ardhme ne televizion. Duket se nuk ka vonuar oferta per te qene jo pak, por prezantuese e spektaklit te humorit “Portokalli”.
100 dite nga jeta jote ne “Big Brother”, si do te mund t’i pershkruaje?
Une i ka perjetuar si 100 dite lufte, argetimi, aventura dhe lodhje fizike me shume se lodhje mendore, nderkohe qe kisha imagjinuar te kunderten. Dhe disa kile te humbura ne peshen time trupore.
Kishe ndertuar nje strategji ne koken tende? Nese po, si kishe menduar t’i beje humbes kundershtaret e tu?
Ne fakt, asnjehere nuk kam fluturuar, dhe nuk kam menduar per shembull fustanin qe do te vishja ne naten finale, sepse i binte qe te fluturoja, dhe gjithmone nese fluturon para kohe dhe ben plane ne trurin tend, ka rrezik te rrezohesh. I thashe -

vetes se me aftesine qe une kam, duhet te gjej momentin e duhur kur kundershtari shfaq piken e tij te dobet. Dhe strategjia ishte kjo: Ne fillim e sulmoja, me pas e beja te binte ne mendime, e vendosja ne gjume, e nxirrja ne nomimin dhe i thoja “Bye, bye!” Nga loja e “Big Brother” del nese bie ne gjume… Pra, me strategjine time i ktheja situatat gjithnje ne favorin tim, perfshire ketu dhe sulmet e banoreve.
Pas daljes nga “Big Brother 4”, pohove se femra qe ia ndieje rrezikun, pra qe e pe si kundershtare te forte, ishte Neda. Sa e sinqerte u tregove kur u shprehe keshtu?Jam treguar me se e sinqerte, por me duhet te ritheksoj kohen deri kur Neden e kam pare si rrezik. Ka qene ndoshta vetem dy javet e para, deri ne momentin kur kuptova qe Neda po aktronte me fraza te bukura e fjali shabllone, qe publiku i pelqen. Ndaj, ne nje moment e ndieja si detyre t’i tregoja ketij publiku se çfare po ndodhte brenda, dhe ta shprehja kete gje per te. Por kur Neda pa qe kjo loje e saj me fraza nuk po i ecte me, ajo la karten e pare dhe vendosi te luante me karten e dyte, ate te lidhjes me Ogrenin, me mendimin se do te funksiononte. Ishte nje leter e luajtur mire ne momentin e duhur, por une kam aftesi per t’i kapur gjerat ne ajer, dhe natyrisht qe na bashkejetesen time me Neden do vinte momenti qe une t’ia çirrja ate maske dhe e bera…
E pas daljes se Nedes, mes finalisteve ishte Ergysi, nje nga banoret qe po lakohej se mund te ishte fituesi. Naten e fundit te spektaklit ne nje moment i premtove atij se me parate qe do fitoje do i beje disa dhurata. Ishte ironike nga ana jote?
Ergysit do t’i blej nje makine rroje se e ka mjekrren pak te gjate (qesh). Ne fakt une ia thashe kete per ta provokuar ne momentin e spektaklit. Po e testoja se sa e priste ai fitoren duke i thene qe mos u merzit se nese fitoj une do te blej makine, e te tjera gjera. Kur une i thashe kete gje ai nuk reagoi fare, heshti…
E shihje Ergysin realisht si kercenim ne momentin ngelet ju, Ogreni dhe Marieli
Per te qene e sinqerte, Ergysin realisht nuk e kam pare asnjehere si “rrezikun” qe mund te merrte çmimin. Madje, mund te them se Ergysi u rendit i dyti, vetem per faktin se u be shok mua. Ai ia kishte pare leverdine kesaj shoqerie me mua, ndersa fitoi pike po ashtu ngaqe doli kunder Ogrenit. Kjo do te thote se ai ka qene i vemendshem nga reagimet e publikut ndaj meje.
U takuat me Ergysin ate nate pas mbylljes se spektaklit, po gjate kesaj jave?
Jo fare. Madje, ate nate e kerkova Ergysin ta takoja e t’i jepja doren, por nuk e gjeta. Ai as mori mundimin te me jepte doren dhe te me uronte.
Ke pohuar brenda shtepise se ato para do t’i perdoresh per te ndihmuar familjen, me problemet qe ka. Mund te thuash diçka me shume dhe per komentet per motren ne burg?
Po, me duheshin ato para, sepse une dhe familja ime jetojme ne nje shtepi me qira ne Tirane, per te cilen paguajme çdo muaj tri rroga bashke. Nderkohe qe operacioni kirurgjikal i nenes sime nuk ka perfunduar ende. Ndersa per sa i perket motres, mendoj qe ajo nuk ka lidhje me kete histori, ajo ka jeten e saj dhe eshte shume mire me shendet.
Ke menduar t’i besh vetes nje dhurate me parate qe ke fituar?
Besoj se nuk do ngelet asgje per mua, duke menduar se do blejme nje shtepi dhe do pagujme shpenzimet per operacionit e mamit.
Po pas kesaj, cilat jane planet e tua, eshte televizioni ambicia jote?
Besoj qe po, pas disa eksperiencave qe kam pasur me pare. E them kete, pasi une jam e lindur per te komunikuar me publikun.
Gjate spektaklit moderatorja e “Big Brother”, Arbana Osmani, tha ne nje moment se po te presin ne “Portokalli”. Ishte kjo nje batute nisur nga humori qe te karakterizon, apo ka diçka te vertete ne kete mes?
Them se ka vertetesi ne kete pohim te saj. Une kur dola nga BB, pyeta nese vertet kishin menduar qe drejtuesit e “Portokallise”, do te mund te me merrnin per aktore ne spektaklin “Portokalli”, por me thane qe plani eshte per prezantuese te show-t te humorit. Nuk eshte bere ndonje bisede zyrtare deri tani, por kaq kam marre vesh une personalisht.
Ermela: “Çudite e mbinatyrshme qe provova ne shtepine e BB”
Tashme ndihet si ne nje dyzim mes fantazise dhe realitetit. Here i duket se ka jetuar gjithe jeten ne shtepine e «BB 4» dhe here i duket se nuk ka qene kurre. Por kujton se 100 ditet ne shtepine e vezhguar u ndodhte te jetonin mes realitetit, ndjesive te forta dhe bestytnive. Ermela tregon gjithçka qe ka perjetuar me telepatine dhe deja vu-ne :
Nje flutur e madhe ndaloi prane teje dy dite para mbylljes se spektaklit. Thone se eshte shpirti i nje personi te dashur qe s’jeton me per te sjelle fat. Si e perjetove ?
Dy dite para spektaklit, me ndaloi ne duar nje flutur shume e madhe, aq e madhe sa kurre me pare ne jeten time nuk kisha pare nje flutur te tille. Mendoj qe mund te kete qene shpirti i gjyshes ose i tezes qe eshte ndare nga jeta dy vite me pare, dhe qe ka ardhur per te me ndihmuar. Ne fillim, mendova qe dhe nese nuk fitoja, do e vendosja ne kornize dhe do ta quaja « Big Brother 4 » qe ta kisha si kujtimin e jetes sime. U ndjeva e mahnitur.
Je supersticioze, i beson fatsjelljes se saj?
Ne fakt, brenda shtepise se BB4, ku tensioni ishte shume i madh, behen te forta bestytnite, ndjenjat, deshirat. Keshtu ne filluam te lexonim edhe filxhan per te parashikuar te ardhmen, apo te prisnim te fluturonte nje zog i bardhe, pasi na kishte kaluar para syve nje zog i zi, pasi i trembeshim tersit. Duke qene se çdo jave isha ne nominim, kisha besim tek vetja qe do t’i kaperceja situatat, nderkohe qe vetvetiu atje e pret disi fatin te te bjere nga qielli.
Perjetove diçka tjeter te ngjashme brenda shtepise, qe te çuditi?
Po. Çudia tjeter ishte nje dejavu qe perjetova dhe qe ia rrefeva dhe Alkenes. Ishte java e proves kur ne do benim kasollen, dhe ne nje moment me shfaqet dejavu nje qeros qe hyn dhe njerez te tjere qe hidheshin rreth e rrotull nesh. Ate pasdite, Ergysi kishte hapur dy shishe me vere dhe Toros ngaqe nuk e pi cigaren, hyri te ne, dhe me pas banoret e tjere hidheshin rreth e rrotull. Ndodhi e njejta situate qe me ishte shfaqur si dejavu, Alkena u çudit.
Po ne lidhje me Ervinin, a perjetove diçka?
Po, pas daljes se Ervinit nga shtepia, me ndodhte ta shihja ne enderr çdo nate, me sa duket me kishte marre malli.
Lidhja me Ervinin: Keto dite po bashkejetojme, po e njohim njeri-tjetrin
Per Ervinin duhet te te pyesim veçanerisht, si po i kaloni keto dite te para bashke jashte lojes?
Po mesojme te komunikojme dhe te gjejme gjuhen e perbashket, sidomos ne kete moment te veshtire, ku na duhet te bejme lidhjen me realitetin dhe te shkeputemi nga bota e lojes. Po kalojme mire.
Po jetoni bashke ne nje shtepi, vertet nuk beni dot larg njeri-tjetrit?
Po, une po jetoj tashme te shtepia e Ervinit dhe kjo per faktin se kemi mundesi te levizim lehtesisht bashke dhe per te perfunduar lehtesisht disa takime qe kemi me intervista te ndryshme e takime.
Kur ti ishe ne BB, gazetat shkruan per nje unaze super te shtrenjte me te cilen Ervini do te te kerkonte fejese te menjehershme. E more nje propozim te tille?
E theksoj qe jemi ne faze njohjeje, dhe mendoj qe per te dy ne eshte pak heret t’i vendosim emra lidhjes sone. Besoj se per te provuar dashurine qe kemi, ka elemente te tjera shume te rendesishem.
Çfare pe ndryshe te Ervini, tani qe po e njeh ne realitet?
Ajo qe me ben pershtypje, eshte se nuk e kisha pritur qe Ervini te ishte kaq i perkushtuar ndaj meje. Vazhdon te jete ai Ervini i mire qe njoha brenda shtepise. Vleresoj faktin qe nuk eshte hatermbetes, se me tipin qe kam une, mund te mos me flasesh edhe per nje kohe shume te gjate. S’eshte çudi…
Ervini: Ermela me ka kompletuar, do e çoj per pushime ne Maldive
Ervin pse fitoi Ermela, çfare pe tek ajo qe te beri te besoje 100 per qind?
Tek Ermela kisha besim te madh se do fitonte per ate forcen qe transmeton tek te gjithe ne, nje force qe mberrin jo vetem tek une qe e dua por edhe tek i gjithe publiku. Mendoj se eshte e vetmja lojtare ne BB4, per te cilen fansat kane blere dekodera te Digitalb ne Angli, France e deri ne Tajlande. Ishte personi me i dashur ne BB4.
Je shprehur gjithmone se Ermela ka instiktet e nje tigri. Çfare ke pare ndryshe tek ajo?
Ermela eshte si tiger pasi eshte interesante ne loje dhe e paparashikueshme. Nese Ermelen nuk e sulmon ajo rri e qete, nese e sulmon nje here te vetme ajo ta kthen sulmin dhjetefish.
Tani qe takoheni ne realitet, ke nje koment me shume per natyren, tipin e saj?
Per mua eshte e vetmja femer qe me ka kompletuar si person, brenda shtepise dhe tani jashte saj. Shpresoj te vazhdojme keshtu.
Disa pane nje lekundje te Ermela ne lidhje me ty, ndersa u fol se kur te dilte nga shtepia ndoshta nuk do ta vazhdonte kete historine dashurie. Ti e ndjeve kete?
Jo, pasi une kam besim ne vetvete. Por kjo ishte nje ide e gabuar per lidhjen tone e atyre personave qe nuk kane besim tek vetja. Algeni, Alma, Klaudia, Petriti, etj jane njerez qe mundohen te kopjojne dhe u dalin shpesh kunder fjaleve te tyre. Vetem ata menduan se lidhja s’do te funksiononte, po ja qe une dhe Ermela jemi bashke.
U fol per nje unaze super te shtrenjte qe i ke blere Ermeles, kur do ia dhurosh?
Unaza eshte duke u punuar dhe do ia dhuroj Ermeles ne nje moment tjeter. Ne fakt çeshtja e unazes ishte nje ide e imja qe u ekzagjerua paksa me çmimin. Shpresoj shume qe te behet realitet.
Tashme qe Ermela ka dale, po njeh nje femer tjeter nga ajo qe pe brenda shtepise?
Ështe po ajo Ermele e bukur. Ështe vajza qe e kam enderruar ta kem prane ne jeten time. Besoj se tashme qe jemi me te lirshem per te njohur njeri-tjetrin do e kompletojme me mire lidhjen tone.
Pas 100 diteve te saj nen tension, keni planifikuar pushime dhe ku?
Po, menjehere pasi te mbyllim intervistat dhe programet post “Big Brother” kemi menduar qe te bejme pushime ne Sharm el Sheik, por me shume mundesi edhe ne Maldive.

KLOTILDA HARKA





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 22827, stampe 9 ©


Meemira.com