logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Ftesa per dasem - Si te shkruajme nje tekst
Autor Roni - 25 luglio 2011 14:13
  

Ftesa e dasmes duket dicka shume e lehte por dhe aq e veshtire per ate qe duhet ta shkruaj.
Ne ftesen qe ju do te dergoni tek te gjithe te afermit dhe miqte tuaj duhet te duket se sa i rendesishem eshte per ju ky event. Ftesa duhet derguar te -

pakten gjashte jave perpara eventit te madh, ne menyre qe te ftuarit te jene ne gjendje te planifikojne angazhimet e tyre.
Hapi I
Vendosni se kush do te jape lajmin e madh te marteses, prinderit e ciftit apo vete burri dhe gruaja.
Hapi II
Vendosni nese ftesa juaj do te jete formale apo joformale. Mund te perdorni nje menyre formale te te shkruajturit si psh: ‘Z. dhe Znj. …’ apo thjesht nje menyre te shprehuri si psh: ‘Jeni te mirepritur’.
Hapi III
Perdorni shprehje te tipit: ‘do te na nderonte prezenca juaj’ ose shprehje me pak formale si ‘do te na pelqente pjesemarrja juaj’.

Hapi IV
Shkruani me rradhe emrat e gruas dhe te burrit te bashkangjitur.

Hapi V
Shkruani daten, psh: ‘E premte, 9 Gusht, 2001’

Hapi VI
Permendni oren e ceremonise, psh: ‘ne oren 10’

Hapi VII
Permendi sakte dhe qarte vendin duke u ndihmuar nga adresa e plote dhe e kuptueshme.


/>
Ja disa shembuj:
"Zoti dhe Zonja ....
Kerkojne nderin e pjesemarrjes tuaj ne dasmen e vajzes (apo djalit)te tyre X
me Y (emri dhendrit), etj."
(me pas mund te shkruash emrat e prinderve te dhendrit 'jo e domosdoshme', e daten, adresen e oren e dasmes).

Ose me pak formale mund te jete:Nese ftesat nisen prej familjes se nuses e te dhendrit njekohesisht

"Zoti dhe Zonja ...dhe Zoti dhe Zonja ....
Ju ftojne te merrni pjese ne gezimin e tyre per martesen e femijeve X me Y.
Ky festim i dashurise do te behet me ..filan date... ne filan ore..ne filan vend".
p.s. ne ftese mund te shkruash vetem emrin e personit, mund te shkruash " X i shoqeuar", apo cift, ose "familjarisht".

URIME CIFTIT!



Ja nje tjeter shembull

Ja dy shembuj per ftesen e dasmes:

"Kemi kenaqesine t'ju ftojme te na nderoni me pjesemarrjen tuaj ne ceremonine e marteses sone diten e XXXX, date XXX, ora XXX tek XXX."

Ose nje tekst tjeter:

"Jeni te ftuar te na nderoni me pranine tuaj ne kurorezimin e marteses sone. data/ora/vendi. Pas ceremonise jeni te ftuar ne koktejin qe do te mbahet ne po ate vend."


Me nderime Familja xxxxx.



immagine





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 156213, stampe 44 ©


Meemira.com