logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Targa false te Zvicres “shetisin” ne Tirane
Autor E. Çiloti - 24 agosto 2010 17:21
  


Ne rruget e Shqiperise, nje numer i madh i shofereve drejtojne makina me targa zvicerane, edhe pse kemba e tyre nuk ka shkelur kurre ne Zvicer. Ky fakt eshte vene re nga inspektore dhe vizitore zvicerane. Ditet e fundit atyre u ka rene ne sy -

edhe fenomeni interesant teksa shikonin rrugeve te Tiranes dhe disa qyteteve te tjera shqiptare, shofere qe drejtojne makina me targa zvicerane. Kaq ka mjaftuar qe te njoftohen edhe autoritetet zvicerane e madje keta te fundit t’u drejtohen edhe homologeve shqiptare per te reaguar fuqishem ndaj ketij fenomeni negativ qe prish imazhin e Zvicres.
Per keto abuzime dhe falsifikime eshte njoftuar edhe ambasadorja zvicerane ne Tirane. Sipas znj. Sandra Cadien, fenomeni i targave false zvicerane ne Shqiperi eshte i pranishem dhe per kete autoritetet shqiptare duhet te merren seriozisht. “Kjo praktike ka bere qe pas targave zvicerane te fshihen abuzuesit per qellime te shmangies nga taksat e sigurimeve te makinave…”, ka deklaruar znj. Cadien per gazeten “Zuricher landzeitung”.
Madje, sipas shtypit zviceran, abuzime te tilla nuk ka vetem me targa te Zvicres, por edhe me ato te disa vendeve te Bashkimit Europian. Por, sipas vezhguesve, targat zvicerane jane me te
preferuarat-

.
Per Rolf Alther nga shoqata Zvicer-Shqiperi “zviceranet jane te admiruar dhe ne mode ne Shqiperi. Keta ‘shofere zvicerane’ me targa false nuk kontrollohen nga policia rrugore. Madje shumica e ketyre veturave me targa false, ose jane te vjedhura ose i shmangen taksave shteterore…”.
Per z. Thomas Rorabach nga Zyra Federale e Trafikut Rrugor ne Berne, “kjo situate abuzuese me targa te Zvicres, pengon e demton vendin tone dhe eshte ne kundershtim me ligjet nderkombetare dhe mjaft e rrezikshme e me pasoja”. Madje, sipas z. Rorabach, nese nje drejtues do te kapej ne Zvicer se drejton nje mjet me targa te tilla false, atij do t’i merrej automatikisht leja e drejtimit dhe do te denohej deri dhe me tri vjet burg. Abuzuesit kane arritur te prodhojne targa “zvicerane”. Do te ishin identike dhe nuk do te binin ne sy, sikur te mos kishin ngaterruar qytetet dhe flamujt, rast ky qe duket edhe ne foton e botuar nga gazeta zvicerane. Ne targe eshte shenuar qyteti Luzern (LU), ndersa ne krahun e djathe eshte vene flamuri i qytetit te Bernes. Ne te tjera targa jane verejtur se ne krah te (AR) Argau, eshte vendosur flamuri i kantonit te Apezenllit. Kjo, sipas gazetes zvicerane, tregon se abuzuesit nuk jane profesionale. Po sipas gazetes zvicerane, eshte edhe mangesi e policise shqiptare fakti qe ajo nuk mund te identifikoje makinat me targa false zvicerane dhe te arrestoje e gjobise drejtuesit e tyre, per shkak te keqperdorimit te targave te Zvicres, por edhe per tentativa te shmangies se taksave shteterore.
Targat false te ketyre makinave jane te demshme jo vetem per imazhin e Shqiperise dhe Zvicres, por edhe te rrezikshme per shkak te keqperdorimit te tyre per atentate apo krim te organizuar.

Burimi: Gazeta Shqip





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 17291, stampe 25 ©


Meemira.com