logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Lazarati, Kolumbia shqiptare e droges
Autor Roni - 02 settembre 2010 10:30
  

Lazarati vijon te mbetet "Kolumbia shqiptare e droges" megjithe deklarimet e zyrtareve te policise. Trafiku i droges e ka bazen e vet te furnizimit ne kete komune, ku ende policia shqiptare nuk ka kontroll te plote


r />
Perkunder deklarimeve te zyrtareve te policise dhe politikaneve, ne Lazarat edhe kete vit jane mbjelle plantacione te konsiderushme me droge. Lazarati eshte sot, do te jete dhe ne muajt e ardhshem, destinacioni kryesor i furnizimit te trafikut. Flas me nje mesuese, qe natyrisht nuk identifikohet, rreth situates sociale ne kete komune. Ajo si e zene ne faj thote: "Kemi bere biseda me nxensit ne rradhe te pare, pastaj me persona te caktuar ne fshat."
Nderkaq nje nga ish maturantet e shkolles se mesme te fshatit qe kete vit deshiron te studioje per jurisprudence me drejtohet me revolte: "pse te mos permendet emri Lazaratit si eshte bere pak kohe me pare, jo per te keqiat qe mund te kete, por per anet e mira te tij. Te shtyre nga perfitimet materiale, prinderit tane nuk e kuptojne demin qe na shkaktojne ne."



Sa me teper te mbjellesh aq me i zoti dukesh ne sy te fshatit
Po situata ne terren eshte-

krejt tjeter. Mbjellja e bimeve narkotike eshte thuajse nje gare mes banoreve se kush te mbjelle me teper. Sa me teper te mbjellesh aq me i zoti dukesh ne sy te fshatit. Ja si me pergjigjet nje banor i kesaj komune: "E perditshmja eshte e rende, s'kemi asnje te ardhur apo njeri ne pune. Mbjellim, mbjellim dhe ate qe mbase nuk lejohet. Sakrifikojme. do gje e bejme nga e keqja. Jam pa pune, i kam te gjithe pa pune. Bejne te gjithe, do bej dhe une."
E te njejtit mendim eshte dhe nje tjeter e moshuar aty prane qe pa ja bere syri terr te jep gjithe qytetarine e statusin social te kultivuesve te hashashit. "...punoj, mbledh hashash, s'kam 'bej, punoj. Kete menyre jetese kam."



Pushteti lokal thirrje komunitetit te largohet nga ky fenomen
Perballe kesaj situate, pavaresisht konferencave rajonale, tregimeve publike, pritje - percjelljeve te ambasadoreve e mitingjeve elektorale, Kryetari komunes Dasho Aliko gjen rastin te beje apel: "I bej thirrje gjithe komunitetit tim te largohen nga ky fenomen."
Edhe Prefekte e qarkut Mimoza Como, si kryetare e Komitetit shteteror antitrafik pohon nje varg masash te ndermarra: "Jemi te gjithe te interesuar e te impenjuar qe ky fenomen te minimizohet."
Por paversisht gjithkaje, mediatizimit, thirrjeve, sensibilizimit, here - here dhe manipulimit, plantacionet e mbjella me hashash rriten sovrane ne Lazarat. Helikopteret e policise filmojne, nderkohe qe nga poshte vijne bresheri armesh dhe policia ende nuk ka kontroll te plote ne brendesi te "Kolumbise shqiptare te droges".


Ministri Basha dhe policia paralajmerojne masa te ashpra
Drejtori pergjithshem i policise se shtetit Hysni Burgaj ne nje takim me drejtuesit vendore te policise: "Kam gjithe informacionin e duhur per parapergatitjet qe po fillojne nga disa persona qe po penalizojne jo vetem Gjirokastren por mbare Shqiperine. Veprimet e policise do jene teper te ashpra."
Vete Ministri brendshem Lulzim Basha, qe tashme e njeh me ne thellesi fenomenin, duke folur per baronet e droges ne Lazarat u shpreh: "Ai grusht njerezish do te ndjeje peshen e forte te ligjit dhe do te perballet me drejtesine do dite, do jave, ne ditet e muajt qe do te vijne."
Te presim deri sa grushti i shtetit te godase seriozisht per te fshire njehere e mire nga harta ballkanike, "kolumbine shqiptare" te droges.

shekulli





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 25263, stampe 16 ©


Meemira.com