logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Helikopteri kalon mes plumbash mbi Lazarat
Autor Sole - 06 settembre 2010 19:32
  

Sukseset e policise ne Lazarat jane zbehur dje pas nje incidenti te rende, qe nuk konfirmohet zyrtarisht nga autoritetet. Nje helikopter i Policise se Shtetit eshte sulmuar me arme zjarri nga toka, ndersa fluturonte ulet mbi fshatin e famshem per kul-

tivimin e kanabisit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e se merkures, kur nje helikopter me ngjyre blu eshte rrezikuar seriozisht nga plumbat gjate nje patrullimi ne “hapesiren ajrore” te Lazaratit. Policia e Gjirokastres nuk e ka konfirmuar lajmin, madje zyrtare te larte te saj e kane konsideruar te stisur kete histori. Por vete banoret e Lazaratit kane treguar se shkrehjet e armeve automatike kane ndodhur paraditen e se merkures fill pasi helikopteri i policise kaloi mbi fshat. Helikopteri po fluturonte ne kuote te ulet mbi fshat dhe fillimisht nga toka jane degjuar tri krisma pistolete. Nje ēast me vone, krismave te dobeta te pistoletes u eshte shtuar nje bresheri e fuqishme mitralozi, por ne kete kohe helikopteri ishte larguar nga territori i Lazaratit. Banoret e Lazaratit qe treguan per krismat nuk mund te thone nese helikopteri ka qene shenjestra e qitjes me arme zjarri, por keto krisma mund te kene qene nje paralajmerim per policine, qe te mos nderhyje ne fshat. Krismat e armeve jane-

degjuar deri ne lagjen “Zinxhira” te Gjirokastres, qe ndodhet ne distance te afert me Lazaratin. Banoret e kesaj lagjeje e kane konfirmuar kete fakt. Por, kreu i Komunes se Lazaratit, Dashnor Aliko, thote se ka qene ne fshat mengjesin e se merkures dhe nuk ka degjuar krisma. Mendohet se helikopteri i policise kishte per detyre te inspektonte terrenin ne Lazarat per te identifikuar parcelat me kanabis, por eshte larguar me shpejtesi pas krismave. Policia e Shtetit pretendon se per here te pare pas 12 vjetesh ka vene nen kontroll te plote Lazaratin, ku kultivuesit e kanabisit nuk kane ngurruar ne vitet e shkuara t’u kundervihen me arme forcave te rendit. Ne vitin 2004, banore te Lazaratit hapen zjarr mbi nje helikopter ushtarak italian qe inspektonte zonen per llogari te policise shqiptare.

Burimi: Gazeta Shqip





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 18110, stampe 22 ©


Meemira.com