logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Tuneli i Kerrabes do te jete tuneli i 100 vjetorit te pavaresise, shprehet Berisha ne ceremonine e sotme
Autor Giusi - 23 aprile 2012 14:59
  

Kjo eshte pranvera e realizimit te qindra projekteve infrastrukturore, e cila e ngjit Shqiperine nje kat me lart ne gratacelen e zhvillimit qe ajo duhet te ngjise.

Javet qe vijne ne do te inaugurojme fillimin e punimeve ne te gjitha se-

gmentet te rruges te vazhdimit te saj drejt Korēes, ne segmentin Qukes Qaf-Plloēe, duke bere keshtu qe Korēa dhe e tere Shqiperia Juglindore ta kape Tiranen nje kohe 70 % me te shkurter sesa para ndertimit te kesaj infrastrukture.

Tuneli i Kerrabes do te mbahet mend ne shekuj e mijevjeēare si tuneli i 100 vjetorit te pavaresise.

Kryeministri Berisha mori pjese sot ne ceremonine e fillimit te punimeve per dy segmente te rendesishme te Autostrades Tirane- Elbasan, te segmentit te pare (Sauk -Tuneli i Krrabes) me gjatesi 13 km dhe segmentit te trete (Tuneli i Krrabes – Elbasan) me gjatesi 11.7 km, te cilat nisin ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te pavaresise.

Punimet per keto segmente do te realizohen nga firma Jv Copri Construction & AKTOR S.A” dhe do te financohen nga buxheti i shtetit, Banka Islamike per Zhvillim dhe Fondi Abu Dhabi.

Duke pershendetur te pranishmit, kryeministri Berisha u shpreh se kjo autostrade se -

bashku me tunelin perben autostraden me impaktin me te madh per qytetaret shqiptare, si dhe vepren me te rendesishme ne infrastrukturen “Shqiperia, vend i zhvilluar”. Kryeministri tha se vetem nje infrastrukture moderne do te ktheje pasurite e ketij vendi ne vlera te medha zhvillimore per mbare qytetaret shqiptare.

Kryeministri Berisha informoi se javet qe vijne do te inaugurohet fillimi i punimeve ne te gjitha segmentet e rruges, te vazhdimit te saj drejt Korēes, ne segmentin Qukes Qaf-Plloēe, duke bere keshtu qe Korēa dhe e tere Shqiperia Juglindore te arrije Tiranen ne nje kohe 70 % me te shkurter, sesa para ndertimit te kesaj infrastrukture. “Vazhdimi i ndertimit te autostrades Tirane-Elbasan dhe Elbasan- Korēe, ne segmentin Qukes-Qaf Plloēe eshte deshmi e kristalte e performances ekonomike te Shqiperise, e forces ekonomike te ketij vendi” u shpreh kryeministri.

Kryeministri falenderoi me mirenjohje drejtuesit dhe punonjesit e firmes Jv Copri Construction & AKTOR S.A” per punen e shkelqyer qe ata kane realizuar, duke e cilesuar ate si nje dhurate te madhe per shqiptaret ne 100 vjetorin e pavaresise.

Kryeministri tha se pranvera e cila ka nisur pas nje dimri te forte qe vendi kaloi eshte stina e realizimit te qindra dhe qindra projekteve infrastrukturore ne te kater anet e vendit, e cila do ta ngjise Shqiperine ne nje nivel te ri dhe me te larte te zhvillimit.

Autostrada Tirane-Elbasan, arteria kryesore e Korridorit 8, eshte nje rruge me standardet me te larta te ndertuara deri me sot, ne vendin tone, por edhe ne Ballkan. Me gjatesi 31 kilometra perfshire edhe tunelin, gjeresi 28,2 metra, kjo rruge ka 6 korsi, 1,7 kilometra ura dhe vijadukte, si dhe shume mbikalime dhe nenkalime.

Autostrada do te shkurtoje distancen me Tiranen me me shume se 50 %, duke shkurtuar me 40 % kohen e udhetimit. Kjo distance shkurtohet gjithashtu per te gjithe qytetet pas Elbasanit, ne drejtim te Korēes dhe Ersekes apo doganave respektive dhe per keto qytete do te shkurtoje kohen e udhetimit deri ne 60%, krahasuar me ate qe behet sot. Gjithashtu rruga shkurton me 1 ore distancen mes Tiranes dhe Shkupit.

Projekti i Autorstrades Tirane-Elbasan eshte realizuar mbi baze te nje studimi te kujdesshem nga pikepamja e sigurise dhe mjedisit. Ne pjeset ku rruga intersekton lumejte, kryesisht Lumin e Kushes eshte marre parasysh dhe sistemimi i lumenjve. Keshtu qe me kete projekt Elbasani perfiton dhe nje projekt te dyte ate te sistemimit tokave dhe ndalimit te gerryerjeve per shkak te ketij lumi qe shume here ka sjelle probleme per tokat apo dhe nderprerjen e rruges se fshatrave.

Se bashku me Kryeministrin ishin te pranishem ne kete fillim punimesh, Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, zoti Sokol Olladashi, autoritete te pushtetit vendor, drejtues dhe punonjes te firmave JV COPRI CONSTRUCTION & AKTOR S.A”, etj


(lajme.gen.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 6245, stampe 3 ©


Meemira.com