logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Italianet kerkojne “kokat” e 300 fierakeve, per droge dhe prostitucion
Autor Giusi - 23 aprile 2012 15:08
  

Arrestimet e personave te shpallur ne kerkim nderkombetar nga drejtesia italiane, te nisura qe prej veres se vitit te kaluar, kur hyri ne fuqi marreveshja e ekstradimit mes dy vendeve, jane vetem ne fillimet e tyre. Gati ēdo jave ne Fier jane vene ne-

pranga persona te shpallur ne kerkim nga Interpol Roma, te cilet rezultojne ose te denuar ose te hetuar nga drejtesia italiane. Deri tani ne Qarkun e Fierit ne kuader te operacioneve te koduara “Korrja”, jane arrestuar 8 persona, ndonese numri i atyre qe kerkohen rezulton te jete te pakten 300. Nje pjese e ketyre jane te denuar me vendime te formes se prere, te tjere kerkohen per ēeshtje qe jane ne hetim dhe pjesa me e madhe jane per krime qe kane lidhje me trafikun e droges dhe ate te shfrytezimit te prostitucionit.

Te kerkuarit

Keshtu, burime nga Ministria e Brendshme kane bere te ditur per gazeten se lista e gjate e shtetasve shqiptare te shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Roma arrin ne qindra, ku vetem per qarkun e Fierit mesohet te jene rreth 300 te shumekerkuar, te cilet jane te skeduar apo te denuar si te dyshuar per krime te ndryshme. Behet fjale per persona qe akuzohen nga drejtesia e vendit pertej Adriatikut per vepra te ndryshme pena-

le, te cilat rezultojne te jene kryer ne zona te ndryshme te Italise, ne te shumten e rasteve jane konsumuar qe prej vitit 1997 e me pas.

Nga burimet mesohet se vepra penale e cila haset me shpesh eshte ajo e pjesemarrjes ose drejtimit te organizatave kriminale me qellim trafikimin e lendeve narkotike. Gjithashtu, ka mjaft persona qe akuzohen nga drejtesia italiane te kerkuar per trafikim te qenieve njerezore, me qellim shfrytezimin e tyre per prostitucion apo per qellime te tjera perfituese. Nderkaq, mesohet se ne listen e gjate te Interpol Romes ka edhe shtetas te tjere shqiptare te shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje, plagosje apo grabitjeve te ndryshme, te cilat rezultojne te jene kryer nga grupe te strukturuara kriminale. Pjesa me e madhe e ketyre qindra personave, me vendlindje ne Qarkun e Fierit, rezultojne te kene qene pjese e organizatave te ndryshme kriminale pas trazirave te vitit 1997, kohe ne te cilen “lulezoi” trafiku i droges me ane te skafeve.

Pergjimet prova kryesore

Nga burimet e sipercituara behet e ditur se nje pjese e skafeve qe dikur niseshin prej brigjeve te Vlores drejt Italise, me te cilet trafikohej lenda narkotike, jane zoteruar nga fieraket. Ne kete kohe nje arme e forte ne doren e drejtesise italiane ka qene zhvillimi i teknologjise se telefonise celululare. Pergjimet e bisedave telefonike te ketyre personave te skeduar si pjesetare te organizatave kriminale, jane edhe provat kryesore qe zoteron drejtesia italiane kundrejt tyre. Duke qene se ne ate kohe ende nuk kishte shume informacione rreth menyrave te pergjimeve te bisedave telefonike, mjaft prej te kerkuarve nderkombetare kane biseduar te qete me bashkepunetoret e tyre ne trafiqe, duke u servirur hetuesve italiane prova te pakundershtueshme, shtojne burimet. Nderkaq, nga burimet e bluve mesohet se nga verifikimet qe jane kryer deri tani, mjaft prej ketyre personave te shumekerkuar kane kryer nderrim te identitetit te tyre, duke u pajisur me emra dhe mbiemra te ndryshem nga ata te lindjes. Gjithashtu, nje pjese e mire e tyre kane nderruar edhe vendbanimet, duke sjelle per pasoje nje veshtiresi ne identifikimin e vendndodhjeve, ku nevojitet bashkepunimi me policite e rretheve te tjera. Ndersa nje pjese qe kane ndertuar biznese te ndryshme, kane qene me te lehte per t’u identifikuar nga policia e Qarkut te Fierit, qe deri tanime ka kryer me sukses arrestimin e disa personave te shpallur ne kerkim nderkombetar nga drejtesia italiane.

Por gjate muajve te fundit lista e gjate e Interpol Romes ka sjelle arrestime edhe ne qarqe te tjera te vendit, si ne Tirane, Durres, Elbasan, Vlore e mjaft te tjere.

Prej ’97-s deri me 2005, zona kryesore e transitit te droges

Nga informacionet qe ka percjelle drejtesia italiane rreth aktivitetit kriminal te kryer ne vendin fqinj nga shtetas shqiptare me vendlindje ne qytete e fshatrat te ndryshem ne Qarkun e Fierit, rezulton se per nje periudhe disavjeēare, qe prej vitit 1997 e deri ne vitin 2005, ky qark ka qene nje nga zonat kryesore te transitit te droges, prej Shqiperise drejt Italise. Por nuk ka mbetur pas as trafikimi i femrave, me qellim shfrytezimin e tyre per prostituta apo i femijeve te mitur qe jane shfrytezuar per vite te tera si lypsa. Burime nga Ministria e Brendshme bejne me dije se kontingjenti i krimit te organizuar ne Qarkun e Fierit mbetet ende me i pa godituri, veē Bandes se Lushnjes. Nisur kjo nga fakti se mjaft organizata te strukturuara kriminale, qe i kishin berthamat e tyre ne kryeqytet, ne Durres dhe Elbasan, jane shkaterruar prej vitesh, nga hetime te kryera prej Prokurorise per Krime te Renda qe u krijua ne vitin 2004, nen asistencen e ngushte te Prokurorise se Antimafies Italiane dhe FBI-se. Burimet perfundojne se nje pjese e personave qe kerkohen nga Interpol Roma rezultojne te jene te skeduar edhe nga drejtesite e vendeve te tjera, si ato te Anglise, Frances, Greqise, Gjermanise dhe ShBA-se. 8 te shumekerkuar nga drejtesia italiane, ne burg

Qe prej hyrjes ne fuqi te marreveshjes se ekstradimit mes Shqiperise dhe Italise, per llogari te drejtesise se kesaj te fundit jane prangosur tete persona ne Qarkun e Fierit. Keshtu, vetem pak dite me pare sipas njoftimit zyrtar te drejtorise se policise se Qarkut te Fierit, ne kuader te operacionit te koduar “KORRJA” eshte bere i mundur arrestimi i dy personave te shpallur ne kerkim nga Interpol Roma. Keshtu, jane vene ne pranga Aleksander (Genti) Rakipaj, 36 vjeē, banues ne Lushnje; dhe Erjon Xhafa, 33 vjeē, banues ne fshatin Sulaj te rrethit te Fierit. Sipas njoftimit te policise, arrestimi i 36-vjeēarit Aleksander (Genti) Rakipaj u be per arsye ekstradimi, pasi Gjykata e Torinos ne Itali, me vendim te vitit 2003, ka vendosur denimin e tij me 22 vite burg per trafik droge. Ndersa arrestimi i 33-vjeēarit Erjon Xhafa eshte bere per arsye ekstradimi, pasi Gjykata e Romes ka nxjerre urdher arresti nderkombetar po per trafik narkotikesh dhe per pjesemarrje ne organizata kriminale, qe ka te parashikuar maksimumin e denimit me 24 vjet heqje lirie. Javen e kaluar policia e Fierit prangosi edhe dy persona te tjere te kerkuar nga drejtesia italiane, biznesmenet Fatmir Kajolli dhe Sokol Murati. Kajolli ishte denuar me 40 vite burg per “pjesemarrje ne organizatat kriminale” dhe “trafikim te narkotikeve”, ndersa Murati ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Roma, per te njejtat akuza, por ende i padenuar./mapo

Te arrestuarit e fundit

Sokol Murati

Fatmir Kajolli

Erjon Xhafa

Aleksander Rakipaj



(lajmidites.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 48001, stampe 11 ©


Meemira.com