logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Plagos, merr peng dhe sulmon policet
Autor E. iloti - 05 ottobre 2010 16:30
  

Nje 30-vjear qe konsiderohet shume i rrezikshem endet prej dy ditesh i armatosur ne Rrethin e Pogradecit, duke iu shmangur policise. Ky person akuzohet per vrasje te mbetur ne tentative, rrembim personi dhe kundershtim me arme te forcave te rendit. -

Te tria keto vepra te renda penale ky person i ka kryer brenda nje harku te shkurter kohor, mbremjen e se dieles.
Ai eshte autori i plagosjes me arme zjarri te 33-vjearit Dritan Lushka nga fshati Bishnice i Rrethit te Pogradecit. Policia sqaroi dje se menjehere pas atentatit ndaj Lushkes, Spartak ela ka marre peng nje person qe e ka perdorur si mburoje per te dale nga fshati, ndersa me pas u eshte pergjigjur me arme thirrjeve te policise per tu dorezuar.
Megjithese policet arriten te kishin kontakt vizual me kriminelin, ai arriti tu shpetonte ne nje zone te pyllezuar ne afersi te fshatit Bishnice dhe nuk eshte mundur te arrestohet deri sot, kur vazhdon te konsiderohet rrezik per banoret e zones qe mund ta hasin.
Arratia
Sipas te dhenave te Drejtorise se Policise se Qarkut te Kores, Spartak ela ka marre peng nen kercenimin e armes nje shtetas me inicialet E.R. I armatosur me nje pistolete tip TT dhe me nje arme automatike, ndersa largohej pasi ka qellua-

r me pistolete mbi 33-vjearin Dritan Lushka ne fshatin Bishnice, autori i kesaj ngjarjeje te rende ka qelluar gjashte here ne drejtim te nje kamioni te ngarkuar me dru, qe kalonte ne rruge. ela ka marre peng shoferin e kamionit, duke e kercenuar me jete ne rast se nuk kryente me shpejtesi largimin e tij nga zona e thelle e Mokres. Pasi ka udhetuar per disa kilometra, 30-vjeari Spartak ela eshte ndeshur me nje patrulle policore, qe ishte sinjalizuar per plagosjen e rende ne lokalin e fshatit Bishnice. Ne momentin qe policia ka bere thirrje per dorezimin e tij, ai ka kundershtuar, duke qelluar ne drejtim te uniformave blu me nje arme automatike. Me pas ai ka lene te lire drejtuesin e mjetit dhe eshte hedhur nga kamioni. Duke perfituar nga erresira, ela ka mundur ti shpetoje policise dhe ka humbur gjurmet ne nje zone pyjore, qe ndodhet ne nje rruge fshati ne zonen e Mokres.
Plagosja
Dy dite me pare, Spartak ela plagosi shtetasin Dritan Lushka, i cili kishte dale nga burgu dhjete dite para ngjarjes. Ai e plagosi ate me pistolete ne lokalin e fshatit. Ne vendngjarje policia ka gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves nente gezhoja te pistoletes tip TT, por fatmiresisht vetem nje plumb ka prekur trupin e 33-vjearit nga fshati Bishnice.
Tashme ela eshte nje nder personat me te kerkuar ne Shqiperi dhe akuzohet per tre vepra te renda penale: vrasje me paramendim e mbetur ne tentative, rrembim personi dhe kundershtim me arme i forcave te rendit publik.
Policia e Kores njoftoi dje se ka angazhuar patrulla te shumta per kapjen e 30-vjearit, i cili mendohet se leviz i armatosur me nje kallashnikov. Kerkimet jane shtrire ne malesine e Mokres ne nje zone pyjore, ku mendohet se eshte fshehur i riu. Por me te gjitha kerkimet, policia nuk ka mundur ende te prangose te kerkuarin Spartak ela.

Burimi: Gazeta Shqip





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 14986, stampe 13 ©


Meemira.com