logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Edi Rama martohet fundjaven e ardhshme
Autor E. Ēiloti - 17 ottobre 2010 10:56
  

Lajm roze nga selia roze! Kryetari socialist Edi Rama ka konfirmuar zerat per martesen e tij dhe partnerja me te cilen ai ka zgjedhur te ndaje jeten eshte Linda Basha.
Ne nje deklarate te shperndare per mediet, Rama njoftoi se ceremonia e mart-

eses do te zhvillohet ne fund te javes se ardhshme, por ende nuk dihen detajet e dasmes, qe pa dyshim do te jete ngjarja e vitit. Kryesocialisti Rama ka zgjedhur qe te sqaroje publikun per disa te dhena personale per bashkeshorten e tij te ardhshme.

“Linda ka lindur ne nje familje tradicionale tiranase. Per te, vellain dhe motren e saj dy prinderit pensioniste jane modeli i adhurueshem i punes, kujdesit dhe dashurise qe mes plot veshtiresish e sakrificash ndertuan nje familje te mrekullueshme. Linda ka nje vajze, Rean, qe studion arkitekture. Vete Linda ka studiuar ekonomi ne Universitetin e Tiranes. Ne vitin 1993 ka kryer studimet Master per Ekonomi ne Universitetin e New York-ut dhe Universitetin e Evropes Qendrore ne Prage. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike”, thuhet ne deklaraten e Rames, njofton Top Channel.

Duke shpjeguar arritjet e zonjes Basha ne karrieren e saj, Rama thekson se gruaja e tij e ardhshme nuk ka pasur aktivite-

t politik dhe fusha e interesit te saj publik ka qene e mbetet shoqeria civile shqiptare ku ajo eshte angazhuar vijimesisht per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. /Telegrafi/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 13917, stampe 4 ©


Meemira.com