logo meemira.com
njoftime pune

Original news    English    Italian    Albanian   

Universitetet private ne Shqiperi
Autor Roni - 03 September 2014 10:11
  

Universitetet shqiptare shteterore dhe private qe do te mbyllen per vitin 2014-2015

Qeveria do te mbylle 19 universitete dhe do te pezulloje per nje afat deri ne dy vjet 13 institute te tjera. Gazeta boton listen e institucioneve priva-

te, te cilave u eshte propozuar heqja e licences, mes tyre figuron edhe Akademia e Arteve Shkoder. Nga ana tjeter, pervec universiteteve te cilat mbyllen plotesisht, ne liste jane edhe 13 institucione te tjera private, te cilat jane pezulluar. Kjo do te thote qe ne keto universitete nuk do te kete me pranime te reja gjate ketij viti akademik. Aktualisht ne universitetet publike dhe private studiojne rreth 176 mije studente. Pas raportit dhe propozimit te Ministrise se Arsimit, 6 mije studente u perkasin universiteteve qe do i hiqet licenca. Raporti propozon edhe mbylljen e 61 programeve te studimit ne universitetet shteterore, te cilat nuk do te vazhdojne te japin mesim, kryesisht ne rrethet e veriut si filiale te Universitetit te Tiranes. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca, i cili publikoi dje raportin, saktesoi se per ato universitete qe hiqet licenca, institucioni eshte i detyruar te nderprese veprimtarine mesimdhenese, si edhe te rimbursoje financiaris-

ht studentet, te cilet ndjekin studimet aktualisht prane tyre. "Masa me ekstreme eshte heqja e licences. Institucioni ka detyrim te pajise te gjithe studentet me dokumentacionin e nevojshem per vijimin e studimeve ne institucione te tjera, t'i rimburosje ata financiarisht, si edhe te dorezoje zyrtarisht MAS te gjithe dokumentacionin zyrtar qe disponon", tha Ndreca. Ndersa per ato qe kane masen e pezullimit ne dy vitet e ardhshme do te qendrojne me nje status "te ngrire", duke mbyllur dyert per studentet e rinj, si edhe per transferimet e studimeve. "Pezullim licence deri ne nje afat 2-vjecar dhe eventualisht kushte per t'u plotesuar brenda fillimit te vitit akademik. Institucionit ne kete rast i hiqet e drejta per te pranuar studente te rinj per vitin akademik 2014-2015 per te gjitha vitet dhe programet e studimit, si edhe te pranoje studente qe transferohen nga institucione te tjera ne kete institucion".

CFARE PARASHIKOJNE MASAT
Heqje licence, sipas MAS, do te thote qe "institucionit i hiqet e drejta e ushtrimit te aktivitetit ne fushen e arsimit te larte, duke nderprere veprimtarine ne fushen e arsimit te larte per te gjitha programet dhe vitet e studimit. Institucioni ka detyrim te pajise te gjithe studentet me dokumentacionin e nevojshem per vijimin e tyre ne institucione te tjera, t'i rimbursoje ata financiarisht, si dhe t'i dorezoje zyrtarisht MAS-it te gjithe dokumentacionin zyrtar qe disponon" Masa tjeter eshte, pezullimi i licences deri ne nje afat dy vjecar dhe eventualisht kushte per t'u plotesuar brenda fillimit te vitit akademik per vitet nga i dyti e me tej. "Institucionit i hiqet e drejta te pranoje studente te rinj per vitin akademik 2014-2015, per te gjitha vitet dhe programet e studimit, si dhe te pranoje studente qe transferohen nga institucione te tjera ne kete institucion. Institucioni duhet te plotesoje te gjitha kushtet e vena dhe te raportoje ne MAS per plotesimin e tyre brenda afatit te percaktuar." Mbyllje e programeve te studimit, sipas MAS parashikon qe "per keto programe studimi nuk mund te vijohet me procesin mesimor ne asnje nga vitet e studimit. Institucioni ka detyrim te pajise te gjithe studentet e ketij programi studimi me dokumentacionin e nevojshem per vijimin e tyre ne institucione te tjera. Rekomandime per t'u plotesuar, sipas MAS do te thote qe "institucioni duhet te plotesoje dhe informoje MAS-in brenda afateve te percaktuara mbi permbushjen e rekomandimeve te lena sipas tipologjise. Ne rast mosplotesimi MAS- do te vijoje me masen e pezullimit/ heqjes se licences. UNIVERSITETET PRIVATE TE LIGJSHEM, ME REKOMANDIME PER PERMIRESIMIN E KRITEREVE
1. Shkolla e Larte Private Mesdhetare e Shqiperise
2. Akademia e studimeve te aplikuara "Reald"
3. IPAL shkolla e larte "Nehemia"
4. SHLP "Tirana Business University"
5. SHLUJ "Luarasi"
6. SHLUJ "Marubi"
7. SHLUJ Universiteti "Marin Barleti"
8. SHLUJ "Universiteti i New York, Tirane"
9. SHPAL "Universiteti Metropolitan Tirana"
10. Universiteti "Epoka"
11. Universiteti "Polis"
12. Universiteti Europian i Tiranes
13. Universiteti katolik
"Zoja e Keshillit te Mire"

PEZULLIM I AKTIVITETIT
1. Akademia Profesionale e Biznesit
2. IPAL "ISSAT"
3. Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent &Partners"
4. Kolegji Profesional privat "New Generation"
5. ShLAP "Pavaresia" Vlore
6. SHLP "Hena e plote" (Beder)
7. SHLP "Logos"
8. SHLUJ "Justicia"
9. ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
10. SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjise"
11. SHLUP "Wisdom University"
12. Universiteti "Aldent"
13. Universiteti privat "Albanian University"

HEQJE LICENCE
1. Akademia e Studimeve
te Aplikuara, Durres
2. Akademia Pedagogjike, Tirane
3. IALP "Shkolla e Larte
"Nena Mbretereshe Geraldine"
4. IALP "Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes"
5. IP "Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes"
6. IPAL "Kolegji profesional i sporteve, Fier"
7. IPAL "Shkolla e Larte "Illyria"
8. Kolegj profesional "Argent", Shkoder
9. Kolegjet Profesionale, private "Medicom"
10. Shkolla e Larte Private e Edukimit
11. SHLP "Universiteti Elite"
12. SHLP "Universiteti Planetar i Tiranes"
13. SHLUJ "Justiniani I"
14. SHLUJ "Medikadent"
15. SHLUJ "Universiteti Kristal"
16. SHLUP "Vitrina"
17. SHPAL "Gjon Buzuku", Shkoder
18. Akademia e Ndertimit, Tirane

UNIVERSITETET SHTETERORE
1. Propozim per mbyllje te IAL-ve
Akademia e Arteve Shkoder
Propozim per mbyllje te filialeve shteterore
1. Filiali Kukes, UT
2. Filiali Sarande, UT
3. Filiali Peshkopi, UAMD
4. Filiali Pogradec, UK
5. Filiali Lushnje, UBT
6. Filiali Gjirokaster, UBT Salianji: Qeveria uli me 12 mije kuotat
Partia Demokratike akuzoi dje qeverine se, ndryshe nga sa kishte premtuar, nuk po ben asgje per permiresimin e kushteve ne institucionet e arsimit te larte publik dhe privat. "Qeveria, ndryshe nga premtimet, nuk po permireson kushtet, nuk po ul tarifat e studimit, nuk po pranon me shume studente, nuk po e con buxhetin per arsimin ne 5%, nuk po rrit financimin per ekselencen dhe nuk po ben as edhe nje investim te vetem ne infrastrukturen mesimore. Por me e keqja, me Edi Ramen 12 000 te rinj me pak do te pranohen kete vit ne universitetet publike, per shkak te vendimit te qeverise", theksoi koordinatori i PD, Ervin Salianji. ADA HAZIZOLLI








Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 78467, stampe 113 ©


Meemira.com