logo meemira.com
njoftime pune

Original news    English    Italian    Albanian   

Rendesia e universiteteve private ne Shqiperi
Autor Roni - 13 September 2014 09:44
  

Universitetet private ne Shqiperi, linden ne vitin 2003 ne nje moment ku kerkesa e maturanteve per te vazhduar studimet e larta universitare ishte disa here me e madhe sesa oferta, qe universitetet shteterore ofronin. Per te kuptuar me mire kur dhe p-

se lindi nevoja per universitete private ne Shqiperi marrim ne konsiderate 2 periudha. Periudha e pare ajo e viteve 90 deri ne 2002 kur nuk ekzistonin universitetet private dhe periudha e dyte me hapjen e universiteteve private.

Shqiperia pa universitete private
Ne vitet 90' te shekullit te kaluar Shqiperia perjetoi periudha te ndryshme tranzicioni, ku sistemi i arsimit shqiptar u godit rende nga ky tranzicion. Figura e profesorit, angazhimi dhe interesi i nxenesve per te vazhduar studimet e larta universitare arriti nivele minimale. Emigrimi ishte kthyer si nje obiektiv per te arritur sukses apo siguroje te ardhmen. Sipas te dhenave ne institutin e statistikave, ne Shqiperi per vitin 1994 regjistrimi i studenteve ne universitet ne total ishte 28.331, duke arritur ne 42.160 student per vitin 2001 dhe 43.600 ne vitin 2002. Keto te dhena jane statistikisht te krahasueshme, sepse gjate kesaj periudhe nuk ka pasur luhatje te medha ne numrin e popullsise.Gj-

ate kesaj periudhe, sidomos 2000-2003 emigrimi i te rinjve shqiptar, pasi mbaronin gjimnazin u gershetua me "Studime jashte shtetit". Perse ndodhi kjo?
- Jo te gjithe mund te studionin ne universitetet shteterore
- Alternative e te rinjeve per te emigruar jashte shtetit

Aktualisht jane rreth 3000-3500 student shqiptar, qe zgjedhin cdo vit te studiojne jashte shtetit. Sipas raportit te Institutit Nderkombetar te Arsimit (INA) jane;
- 600-700 studente qe zgjedhin te studiojne ne SH.B.A ku per vitin 2011-2012 sipas raportit "Dyert e Hapura" ka pesuar renie nga 697 ne 659.
- 1,700 studente zgjedhin te studiojne ne Itali sipas Ministrise italiane te Arsimit, ku per vitin 2003-2004 ishte mbi 2.600 studente dhe per vitin akademik 2012-2013 u reduktua ne 1,700 studente.

Shqiperia me universitete private
Per Shqiperine ishte e domosdoshme dhe e pashmangshme hapja e Universiteteve private. Pikerisht koha kur jane hapur Universitetet private ka qene moment strategjikisht i favorshem per vendin tone. Nga njera ane shqiptaret mund te studionin ne Shqiperi dhe kishin mundesi zgjedhje sipas pritshmerive dhe mundesive ekonomike. Kjo favorizonte si studentet ashtu edhe ekonomine vendase me krijimin e vendeve te reja te punes si ne universitete ashtu edhe ne aktivitetet ekonomike private perreth. Nga ana tjeter Europa po kalonte momente te veshtira ekonomike (kriza 2007 -2012) dhe universitetet shqiptare u kthyen ne nje atraksion per student te huaj sidomos per deget e mjeksise. Ne vitin akademik 2004/2005 (sipas te dhenave ne institutin e statistikave) numeroheshin rreth 4 universitete private te cilat ne total kishin rreth 1000 student. Ne 2011/2012 numri total i studenteve ishte 158.963, ku 34.550 e tyre studionin ne universitete private. Kjo rritje e theksuar e frekuentimit te universiteteve ka ndihmuar zhvillimin e arsimit ne pergjithesi. Universitetet operojne ne nje treg konkurues dhe mundohen te ofrojne sherbime sa me te mira duke rinovuar gjithmone programet universitare dhe duke i bere ato me te pershtatshme me tregun e punes. Kuptohet qe, universitetet qe ofrojne sherbime pa cilesi dhe nuk u permbahen rregullave dhe kritereve te ligjshmerise se sistemit arsimor duhen mbyllur ose duhen kushtezuar drejt legalizimit per rastet me pak abuzive. Diploma te tilla nuk krijojne gje tjeter vecse degradim te vendit dhe pesimizem ne personat qe posedojne diploma fiktive apo falso. Vete studentet duhet te bejne zgjedhje inteligjente ne marrjen e njohurive universitare, sepse paguajne per njohurite qe marrin.Te jeni te sigurt qe celesi i suksesit ne karrieren tuaj nuk eshte se ku e ke marre diplomen, por formimi qe keni mare per degen qe jeni specializuar.Hapja e universiteteve private e ka ndihmuar Shqiperine ne renditjen e shteteve me pak analfabet.

Impakti rreth raportit per kriteret e ligjshmerise ne IAL.
Dhenia e shume diplomave dhe skandalet e perseritura po krijonin nje destabilizim te arsimit ne rang internacional. Hapja e shume universiteteve jashte standarteve dhe konkurrenca e pa ndershme mund te frenohej vetem me nderhyrjen dhe kontrollin e respektimit te kritereve ligjore nga ana e Ministrise se Arsimit. Raporti i pare i eksperteve te arsimit te larte qe kane kontrolluar 59 institutet e arsimit te larte qe operonin brenda kuadrit ligjor ka nxjerre 70% te tyre qe nuk plotesojne kriteret ligjore.

Cilat jane anet pozitive dhe negative te mbylljes se disa institucioneve te arsimit te larte?

Bllokimi i diplomave te lehta.
Siguri per ato institucione qe realisht operojne duke respektuar legjislacionin dhe qe kane nje kosto me te larte se institucionet qe nuk respektojne standartet ligjore.
Vlersim per ata student qe kane nje diplome dhe qe e kane merituar ate.

Nuk mund te mos permendim edhe disa ane negative te mbylljes se disa institucioneve;
Shume student qe studionin ne qytetin e tyre, duhet te studiojne ne nje qytet tjeter.
Humbja e vendeve te punes per pedagoget dhe jo vetem. Aktivitete private qe ndodheshin prane universiteteve mund te kene nje reduktim te volumit te punes dhe si rrjedhoj nje pjese e te punesuarve do te pushohet nga puna.

Duke pare ecurine e universiteteve private ne Shqiperi dhe angazhimin e tyre ne pergatitjen e brezit te ardhshem po ju listojme disa nga universitetet me te mira ne Shqiperi, qe do te vijojne aktivitetin e tyre sipas raportit per kriteret e ligjshmerise ne IAL:

Universiteti Epoka
Rr. Tirane-Rinas,Km. 12 1039 Tirane, Shqiperi

Universiteti Metropolitan
Rr. "Budi" dhe "Sotir Kolea", Qyteti Studenti, Tirane

Universiteti Katolik "Zoja e Keshillit te Mire"
Kompleksi Spitalor Universitar "Zoja e Keshillit te Mire"
Rr. Dritan Hoxha, Tirana, Albania

Universiteti New York
"Medar Shtylla" Str (ish-Komuna e Parisit), 1001 Tirana

Universiteti Luarasi
Rr. "Dritan Hoxha", Nr. 127/1 Tirane

Universiteti Europian
Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta", Nd.70, H.1, Njesia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Tirane,Shqiperi

Universiteti Polis
Rr. Bylis 12, Autostrada Tirane-Durres, Km 5, Kashar
Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995
Tirane, Albania

Pergatiti: Erjon Sula per gazeten http://www.sot.com.al








Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 20098, stampe 154 ©


Meemira.com