logo meemira.com
njoftime pune

Original news    English    Italian    Albanian   

Perse duhet mbeshtetur arsimi i larte privat?
Autor Roni - 27 February 2015 13:14
  

Roli i buxhetit te shtetit ndaj sferes publike dhe private te arsimit te larte perben nje nga ceshtjet me delikate dhe me pak te trajtuara ne hapesiren e komunikimit publik. Ky shkrim synon te paraqese disa argumente te huazuara nga studiues te disip-

lines se arsimit te larte te cilat ndihmojne ne qartesimin e rolit qe mund te kete buxheti publik ne nxitjen e zhvillimit te sferes private dhe publike te arsimit te larte. Studiues te qasjes ekonomike te arsimit te larte ende diskutojne se cili model i sistemit te arsimit te larte do mund te siguronte nje gershetim te qendrueshem te karakteristikave te tilla si: cilesia, eficenca, larmia dhe aftesia novative. Sfida qendron ne faktin se modele te ndryshme nga njera ane nxisin me fort disa nga karakteristikat e mesiperme ndersa nga ana tjeter dekurajojne disa te tjera. Pjesa derrmuese e studiuesve mendojne se perfshirja e operatoreve private ne sistem, do t'i nxiste edhe me tej tiparet e siperpermendura. Mendohet se nje kombinim i efektshem i rolit te autoritetit publik dhe i grupeve qe ofrojne apo konsumojne produktet e sistemit te arsimit te larte do te forconte njekohesisht qendrueshmerine por edhe aftesite per ndryshim brenda sistemit.

Se pari arsyetohet se mbesh-

tetja e pjeses private te sektorit te arsimit te larte nga buxheti publik do te ndihmonte ne zgjerimin e sistemit me nje kosto me te vogel per vete buxhetin publik. Fakti qe ne universitetet private nje pjese e cmimit do te perballohej nga individi, do te bente te mundur qe buxheti publik te shpenzonte me pak per zgjerimin e sistemit sesa ne rastin kur zgjerimi i metejshem i sistemit do te perballohej prej universiteteve publike.

Se dyti, nje shqetesim ne rritje i qeverive eshte edhe ngathtesia e drejtimit dhe pershtatjes se produktit universitar publik ndaj kerkesave te mjedisit shoqeror dhe sidomos mjedisit ekonomik. Duke mbeshtetur pjesen private te arsimit te larte ky mision i qeverise permbushet ne nivel sistemi per shkak se operatoret private rezultojne pergjithesisht me te afte per te vepruar ne baze te prirjeve te tregut. Produkti i tyre universitar synon te pasqyroje me thelbesisht prirjet e tregut.

Se treti, nje sistem modern e i shendetshem i arsimit te larte duhet te zoteroje dy tipare thelbesore te cilat jane larmia dhe shtresezimi. Nxitja dhe mbeshtetja e arsimit te larte privat perforcon aftesine e sistemit per te funksionuar ne baze te nen-sektoreve te tille si: shkolla te larta profesionale, universitete politeknike, universitete te profilizuara, universitete te fokusuara ne mesimdhenie, universitete te fokusuara ne kerkim shkencor dhe universitete te fokusuara tek te dyja njeheresh. Nderkohe qe shtresezimi si pasoje e konkurrences dhe cilesise se ndryshme midis institucioneve qe veprojne ne te njejtin nen-sektor ndihmon ne alokimin me te drejte dhe eficent te fondeve me prejardhje publike apo private.

Se katerti, universitetet publike pergjithesisht pershkruhen si burokraci profesionale, ku zakonisht forma dhe permbajtja e sherbimit bazohet ne interesat dhe bindjet e profesionisteve (ofruesit). Ne te kundert universitet private pergjithesisht e orientojne produktin e tyre ndaj kerkeses (tregut te studenteve, kerkimit apo sherbimeve), faktor qe do ta emanciponte edhe me tej sistemin e arsimit te larte ne Shqiperi.

Me tej masivizimi i sistemit dhe rrjedhimisht zgjerimi i tij ben qe trupa studentore te rritet ne numer dhe te behet me heterogjene ne karakteristikat e saj. Keshtu, individet qe disa vite me pare nuk mund te perfshiheshin ne sistem, sot jane pjese e tij. Ky shtim ne numrin e studenteve por edhe ne shumellojshmerine e tipareve dhe interesave te tyre ben qe universitetet publike te perballen me veshtiresi ne akomodimin e interesave dhe pritshmerive te cilat behen gjithnje e me te dallueshme nga njera tjetra. Ne kete situate universiteti publik zgjerohet si per nga permasat edhe per nga shumellojshmeria dhe kompleksiteti i aktiviteteve qe duhet te kryeje ne menyre qe ti pergjigjet rrethanave te reja. Kjo veshtireson mundesine e qeverisjes dhe koordinimit optimal te aktiviteteve te perditshme, gje qe ben te veshtire ruajtjen e cilesise apo perparimin e saj. Per kete shkak keshillohet qe pesha me e madhe e perballimit te zgjerimit te metejshem te sistemit ne vende me dominance publike te perballohet nga hapesira private e tij. Per me teper fuqizimi i operatoreve private te sektorit do te rriste presionin e konkurrences brenda vete sistemit. Keshtu do te kishim me teper konkurrence midis privatit dhe publikut. Si pasoje qeveria do te prirej ta thellonte me shpejtesi autonomine e institucioneve publike te arsimit te larte me qellim, krijimin e kushteve per te perballuar konkurrencen. Nje zhvillim i tille do te mundesonte qe universitetet publike te kishin me teper rol ne percaktimin e tarifave te studimit, numrit dhe llojit te studenteve qe do te pranonin, formave dhe llojeve te programeve te studimit dhe spektrit te sherbimeve qe ofrohen. Gje qe to ti nxiste edhe me teper keto universitete qe te modernizonin aftesite drejtuese dhe menaxhuese me qellim rritjen e performances dhe eficences. Nje argument tjeter qe do ta justifikonte mbeshtetjen e pjeses private te sektorit te arsimit te larte do te ishte fakti qe arsimimi i studentit si ne universitetin publik ashtu dhe ne ate privat mbart ne vetvete ate qe quhet eksternalitet pozitiv. Aftesimi i studentit do te siguronte njeheresh perfitime private por edhe publike. Eshte e arsyeshme te mendohet se pergjate jetes se tij studenti do te paguhet me mire se ne rastin e mos arsimimit. Per me teper ai do te disponoje aftesi me te kualifikuara per te bere zgjedhje te arsyeshme, do te gezojne shendet me te mire, etj. Nderkohe qe perfitimet do te shtriheshin jashte ketyre kufijve duke bere qe dhe shoqeria ti gezohet avantazheve si, nje lidhje me e forte midis dijes dhe rritjes ekonomike, pjesemarrje me eficente ne sferen e politikes dhe politikave, stabilitet kulturor, ulje te agresivitetit etj. Ne kete kuader pritet qe qytetare me te arsimuar te perfitojne pagesa me te larta pergjate karrieres se tyre dhe kjo do te mundesonte qe ne te ardhmen shteti te mund te perfitonte me teper te ardhura per buxhetin publik, per shkak te rritjes se te ardhurave nga taksimi.

Se fundi, cdo qeveri shqetesohet per ate sesi sistemi i arsimit te larte te mund te ofroje ne permbajtjen e tij nje mori veprimtarish dhe sherbimesh te cilat i pergjigjen kerkesave, ekonomike, kulturore dhe politike te vendit. Gjithashtu synohet qe permbushja e tyre te mund te siguroje cilesi. Ne sistemet e zhvilluara sfidave te siperpermendura u behet balle nepermjet dy metodave kryesore, ajo e privatizimit pra zgjerimit te sistemit nepermjet mbeshtetjes se operatoreve privat dhe injektimi i merkanizmave te thuajse-tregut ne pjesen publike te arsimit te larte. Disa politikberes dhe studiues mendojne se duke forcuar sjelljen konkurruese midis operatoreve te arsimit te larte, duke rritur larmishmerine e sherbimeve te ofruara, duke nxitur elemente private te menaxhimit ne pjesen publike te sistemit, duke rritur informacionin ndaj konsumatorit nepermjet mekanizmave te vleresimit, renditjes e prestigjit dhe duke decentralizuar prodhimin e ofertes dhe ushtrimin e kerkeses, sistemi do te mund te perballonte me mire sfidat e paraqitura nga realiteti i ri. Ne perfundim studiuesit vleresojne se nje sistem i qendrueshem dhe funksional duhet te jete ne gjendje qe te perthithe normalisht nevojat e mjedisit rrethues dhe nepermjet nderthurjes se instrumenteve te tregut dhe menaxhimit te ri publik te siguroje cilesi dhe dobi ndaj perdoruesve.

* Master ne Arsimin e Larte

Burimitongueeshkupauje








Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 14225, stampe 128 ©


Meemira.com