logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Aksidentet, dy te vdekur, gjashte te plagosur
Autor E. Ēiloti - 16 agosto 2010 10:42
  

SHPEJTĖSIA/ Gjate se dieles jane regjistruar dy viktima, nderkohe qe nje polic eshte plagosur rende pasi u godit nga nje makine

Dy te vdekur dhe gjashte te plagosur, mes te cileve edhe nje polic, eshte bilanci i aksidenteve te ndodhura-

gjate pasdites se te dieles. Tre aksidentet u regjistruan ne Rrogozhine, Kavaje dhe ne Shkoder brenda tri oreve. Burime nga policia bejne te ditur se gjate pasdites se te dieles, rreth ores 17:00, nje shtetase eshte goditur nga nje automjet ne kohen qe po kalonte rrugen ne qytetin e Rrogozhines.

Mesohet se gruaja 43-vjeēare, Xhevahire Oloni, nga fshati Skrove i Librazhdit, po kalonte rrugen, kur automjeti tip "Audi A3" me targa te huaja, i cili po levizte me shpejtesi e ka goditur. Gruaja ka gjetur vdekjen e menjehershme, pa pasur mundesi shpetimi. Drejtuesi i mjetit eshte shoqeruar ne polici pas ngjarjes, nderkohe qe kane nisur hetimet per vepren penale te "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor".

Nderkohe, vetem nje ore me pas, nga perplasja e dy mjeteve kane mbetur te plagosur rende gjashte persona, njeri prej te cileve humbi jeten ne spital. Burimet nga policia bejnet e ditur se ngjarja ndodhur rreth ores 18:00 ne dalje te qy-

tetit te Kavajes. Dy automjete me targa te huaja jane perplasur me njera tjetren, nderkohe qe kane marre demtime personat qe ndodheshin ne te.

Ata jane derguar ne spitalin e Durresit, por 24-vjeēari Ylli Sofija, banor i qytetit te Kavajes, ka humbur jeten si pasoje e demtimeve te renda qe kane marre. Nderkohe, ndodhen nen mjekim intensiv edhe pese te rinj te tjere qe u perfshine ne aksident, te gjithe banore te Kavajes.

Te rinjte e lenduar jane I.Troso, 22 vjeē, N.Dedaj, 25 vjeē, E.Rada 23 vjeē, G.Rada 21 vjeē dhe A.Duro, 19 vjeē. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak per kete aksident ka qene shpejtesia me te cilen leviznin mjete.

Nderkohe, rreth ores 20:00 nje polic ne Shkoder eshte aksidentuar. Mesohet se Fatjon Metani po levizte me motor ne kohen qe eshte perplasur nga nje makine. Ai ndodhet ne spital ne gjendje te rende, teksa behet e ditur se ne kohen e aksidentit punonjesi i bluve ka qene jashte sherbimit.
Po gjate dites se djeshme, ne fshatin Potgorie te Korēes nje 50-vjeēar ka humbur jeten ne nje aksident, pasi zetori i tij u permbys dhe e zuri poshte, nderkohe qe po ne aksin Shkoder - Lezhe u regjistruan brenda gjysme ore dy aksidente.
(www.shekulli.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 33715, stampe 34 ©


Meemira.com