logo meemira.com

     

 
0 Page Total:0 post
rockgirl HOME FORUMS TUTORIALE Trajtimi i flokeve
Trajtimi i flokeve - 07 07 2012 - 20:41
  rockgirl



Profili per: rockgirl    

Foto Albumi rockgirl   

Miqte e rockgirl  

Forumi juaj rockgirl   

Thuhet se floket jane gjysma e bukurise se femres. Shkrimtaret me te medhenj kane shkruar paragrafe pafund pershkrues per floket...
Por, neqoftese ju nuk kujdeseni per to, gjysma e bukurise iken..
Floket e bukur jane te shendetshem, me shkelqim, te bute.

Si te kujdeseni per floket tuaj.

Mundohoni qe te pakten 1 here ne jave , tani ne vere do te ishte mire 2 here ne jave te ndiqni kete rruge per perkujdesjen ndaj flokeve tuaj:

Perpara se t'i lani floket, krihini ne menyre qe te mos shkaktoni ngaterrime te padeshiruara ne flokun tuaj.

Ne nje tas te vogel, hidhni 1 veze, hiqni te verdhen e saj dhe me te bardhen lyeni floket tuaj.

Mbajini keshtu per 20 minuta duke e mbuluar koken me nje qeske, ne menyre qe te mos ndoteni.

Shpelajeni koken me kujdes me uje jo shume te nxehte. Uji shume i nxehte demton rrenjen e flokut dhe i heq shkelqimin e shendetin fijes se flokut.

Por mos e shkumoni!! Vetem shpelajeni mire e mire.

Pas kesaj, thajeni pak me peshqir.

Hidhni pak vaj ulliri ne nje filxhan kafeje dhe kujdes vendoseni ate ne floket tuaj, duke u kujdesur qe te shperndahet mire ne rrenjet e floket si dhe ne gjatesine e tyre. Fusni gishtat mes flokeve qe te shperndahet njetrajtesisht.

Mbajeni per 15-20 minuta.

Me pas, shpelajeni koken mire dhe shkumojeni derisa te shihni qe nuk ka asnje shenje te vajit. Kur shkumoni koken , kini kujdes qe me gishta te masazhoni rrenjet.

Keto dy maska eshte mire te behen pak me shpesh ne vere sepse floku humbet shendetin nga temperaturat e larta. Veza e forteson flokun dhe i jep shkelqim. Vaji i ullirit pervecse ushqyes i rrenjes se flokut, jep shkelqim dhe ndihmon ne lemueshmerine e flokeve, sidomos tek ata qe vuajne nga ngaterrimi i tyre.

  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
Pages     Key     0 Page Total:0 post