Gjakmarrje, hakmarrje, apo njėsoj? - 25 07 2012 - 15:03
Sheri
Profilo per: Sheri Foto Albumi Sheri Amici di Sheri Forumi Sheri |
Vrasja e lebetitur nė Dukagjin e Maries 17-vjeēare vetėm disa ditė mė
parė e hapi edhe njė herė njė kapitull tė vjetėr tė shoqėrisė tonė. Shoqėria civile bėri njė akt dinjitoz duke e ngritur zėrin jo vetėm pėr viktimėn e shkretė, por edhe pėr tė gjithė ata qė jetojnė tashmė prej vitesh nė peshėn e rėndė tė ngujimit. U bė thirrje qė shteti tė jetė mė i vėmendshėm, qė vetė qytetarėt tė ndėrgjegjėsohen se po jetojnė me njė plagė tė stėrlashtė nė mijėvjeēarin e tretė, se tė gjitha gjėra tė drejta, tė shkoqura, njerėzore, tė ndershme, tė mbushura plot dhimbje. Tė gjithė ata qė derdhėn lot e ndezėn qirinj poshtė portretit tė Maries fatkeqe duhet tė ndihen sot krenarė. Jam nga tė paktėt qė kanė kryer njė detyrė qytetare. Veēse edhe njė herė patetizmi, dhimbja, morti e ngatėrruan disi ēėshtjen. Poshtė pankartės me emrin e Maries ishte shkruar: Maria, viktimė e hakmarrjes. Vini re mirė: e hakmarrjes dhe jo e gjakmarrjes. Kjo lojė fjalėsh mund tė duket si fare pa kuptim kur ende nuk janė tharė lotėt pėr viktimėn e ngratė, porse pas saj fshihet njė nga fenomenet qė e mbajnė ende sot nė jetė krimin. Me njė emėr tė vetėm ky fenomen mund tė konsiderohet si mosdije. Profesor Ismet Elezi, njė nga njohėsit mė tė mirė tė kėtyre punėve e ka bėrė qartė dallimin mes gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Ai, nė njė prej botimeve tė tij, na e shpjegon fare qartė. Ai shkruan pak a shumė kėshtu. Hakmarrja ėshtė njė vrasje me paramendim, ėshtė prej atyre qė zakonisht nė fjalorin gjyqėsor e penal, e tashmė edhe nė atė gazetaresk quhen vrasje pėr motive tė dobėta. Me pak fjalė, hakmarrja ėshtė njė krim, i cili jo gjithnjė ėshtė njė vrasje, por mund tė jetė edhe njė akt i tipit tė pushimit nga puna, i cili vjen si kundėrpasojė e njė akti qė individi ka pėsuar mė parė. Kjo mund tė jetė njė sharje, njė borxh i pashlyer, njė mashtrim i rėndomtė, njė tradhti bashkėshortore, njė mashtrim nė biznes, njė fyerje e rėndė faqe burrave, njė shuplakė e kėshtu me radhė. Hakmarrja ėshtė po aq e vjetėr sa edhe vetė njeriu. Nė varėsi tė ngjarjes dhe tė karakterit tė personazheve ajo mund tė shkojė nga njė e rrahur venēe e deri nė vrasje. Hakmarrja nė thelbin e saj ėshtė njė krim, njė krim pa rregulla, shumė herė anonim, njė krim qė smund tė kontrollohet po ashtu si edhe vetė mėnia e racės njerėzore. Ėshtė njė akt violent qė ka lindur bashkė me njeriun dhe qė do tė vazhdojė tė jetė sa tė jenė nė kėmbė pasuesit e homosapiensit. Ndryshon puna me gjakmarrjen. Ky ėshtė njė ekzekutim sipas disa rregullave tė pranuara mė parė nga tė gjithė. Ėshtė njė lloj dėnimi me vdekje publik, ku vrasėsi pranon menjėherė aktin, i kushtėzuar nga nene tė caktuara, tė cilat kushtėzojnė se cili duhet tė paguajė (njerėzit e gjakut tė vrasėsit tė parė deri te djali i xhaxhait), kush nuk cenohet (gratė dhe fėmijėt absolutisht nuk pėrfshihen nė gjakmarrje), kur si dhe pse falet gjaku. A ka ai njė ēmim nė lekė? (sikurse ndodhte nė Mirditė) apo duhej tė shpaguhej gjak pėr gjak? Tė tilla rregulla janė fiksuar qė prej kohėsh qė nuk mbahen mend nė kanunet tona tė vjetra, mė i famshmi nga tė cilėt, qoftė edhe pėr faktin se vazhdon tė citohet ende, ėshtė ai i Lekė Dukagjinit, i kodifikuar nga i famshmi Shtjefėn Gjeēovi. Nė kohėt tona, tė ashtuquajtura moderne kanė ndodhur dy fenomene, kryesisht tė ardhura nga padija dhe konfuzioni. Mė i pari ėshtė konceptimi i Kanunit si njė lloj fajtori, si njė numėr rregullash qė i shtyn njerėzit tė vrasin me krenari, me gjak tė ftohtė, ndonjėherė ka edhe idiotė qė e konsiderojnė Kanunin sikur tė ishte njė njeri i shpellave i cili u fryn malėsorėve nė vesh. Nė fakt, ka qenė pikėrisht e kundėrta. Ndėr zona ku pushtetet qendrore nuk kishin shkelur kurrė, dhe kjo jo vetėm nė Shqipėrinė e Veriut, por edhe rreth e rrotull nesh, deri nė Korsikė e Sardenjė, popullsia detyrohej tė vendoste disa rregulla tė saj pėr tė vendosur qetėsinė, rendin, jetėn normale. Kanuni ishte pra njė tėrėsi rregullash qė nuk kishin lidhje vetėm me gjakmarrjen, por edhe me pronėn, kishėn, tregtinė, familjen, trashėgiminė, gjyqet, me gjithēka qė i duhet njė jete nė mungesė tė shtetit ashtu sikurse e konceptojmė ne sot. Puna ėshtė se te ne, sikurse i bėjmė tė gjithė gjėrat me vonesė, Kanuni mbijetoi deri nė ardhjen e komunizmit nė pushtet nė 1944. Dihet qė nė fushėn e rendit publik diktaturat i bėjnė disa herė gjėrat mė mirė sesa demokracitė. Kanuni, ose mė mirė me thėnė njė version i bastarduar i tij, u ringjall pas 1990-s, kohė gjatė sė cilės shteti u tėrhoq nga territore tė gjera duke i lėnė nė mėshirė tė fatit, shtetasit e tij. Kanuni pra nuk na ka asnjė faj. Sot pas tij fshihet krimi. Nėse do tė zbatohej Kanuni, nuk do tė na duhej tė shkruanim pėr gra e fėmijė tė ngujuar. Gjakmarrja e Kanunit nuk ka punė me ta. Ai ka punė vetėm me djemtė nė moshėn e pushkės, qė i bie afėrsisht 15-16 vjeē. Kanuni parashikon dėnime tė rrepta (deri nė pėrzėnie nga shtėpia) pėr ata qė vrasin gra e fėmijė. Ndėrsa ne, nė gjithė kėta 20 vjet kemi mbajtur shėnim pėr vrasje tė fėmijėve dhe grave nė emėr tė Kanunit. Kėto radhė nuk kanė aspak pėr qėllim tė rikthejnė kohėn e romantizmit tė Fishtės, me lahutat, me burrat qė vriteshin me rregulla, me legjenda tė moēme etj. Vetėm se kėshtu si jemi katandisur na vjen tė themi mė mirė tė funksiononte Kanuni sesa tė kemi fėmijė tė ngujuar qė jetojnė ēdo minutė me frikėn e vdekjes nė zemėr. Kjo qė po ndodh sot, ca pėr injorancėn e pėrgjithshme tė shoqėrisė tonė, ca pėr indiferencėn tonė qytetare dhe pėr keqkuptimet e mosnjohjes mes vetes, ca pėr mungesė tė shtetit nė shumė territore tė vendit, ca pėr mospėrfshirje tė kėtyre zonave nė plane zhvillimi ekonomiko-kulturore, arsimore, ca nga qė gjakmarrja ėshtė konsideruar mė sė shumti si njė fenomen ekzotik sesa njė problem shumė i mprehtė shoqėror, ca edhe sepse hakmarrja e gjakmarrja konsiderohen nė gjykata si i njėjti krim pėr motive tė dobėta, ėshtė bėrė e mundur qė ligėsia tė fitojė mbi tė mirėn, krimi i rėndomtė tė fshihet pas njė monumenti tė madh sikurse ėshtė Kanuni, krimi ordiner ai qė pret tė vrasė gra e fėmijė ka arritur madje tė gjejė edhe mbulimin e tij historik, juridik, etnologjik. Ka ndikuar shumė edhe krijimi i njeriut tė ri socialist, njeriut qė u nda pėr shumė kohė nga kisha, prifti, xhamia, hoxha. Kohė mė parė misionarėt fetarė pajtonin me qindra gjaqe gjatė njė udhėtimi tė vetėm. Sot duket se pakkush ia vė veshin. Vetėm nė raste tė tilla, si ai i Maries sė ngratė, ne kujtohemi pėr gjakmarrjen dhe pėr krimin qė fshihet pas kėtij emri. Bėjmė tubime, manifestime, sesione shkencore ku janė thėnė gjėra nga mė tė ēuditshmet, sikurse pėr shembull edhe organizimi i ekspeditave ndėshkimore drejt atyre qė kėrcėnojnė tė ngujuarit. Ka ardhur koha qė tė gjithė bashkė shoqėri, shtet dhe shtyp tė hartojnė njė strategji afatgjatė, njė strategji qė tė mos i konsiderojė ata njerėz tė harruar si primitivė, si copa shkėmbinjsh qė rrokullisen qė nga kohė tė vjetra. Le ta provojmė tu rregullojmė atyre njerėzve rrugėn, ti shtojmė arsimin, tia heqim frikėn, ti japim dinjitetin qė i ka munguar prej shekujsh, ti bėjmė pjesė tė jetės tonė dhe atėherė do tė shohim se krimi nuk do tė ketė mundėsi mė tė fshihet pas emrit tė madh Kanun. Ndėrsa ky i fundit do tė mbetet vetėm njė monument i respektuar historik, pjesė qindravjeēare e historisė tonė tė trazuar, por ama vetėm kaq. Dhe kur tė ndodhė kjo atėherė edhe sakrifica e Maries do tė marrė njė kuptim tė vėrtetė. |
| Share on FaceBook |
Tweet 01 01 1970 (01:00) |
Pages
Key
0 Page Total:0 post



Profilo per: Sheri
Foto Albumi Sheri
Amici di Sheri
Forumi Sheri
FaceBook
Rss news
Performed by