A është populli shqiptar një popull diskriminues? - 25 07 2012 - 15:05
Sheri
Profilo per: Sheri Foto Albumi Sheri Amici di Sheri Forumi Sheri |
Nga Kostalda VishaJetojmë në vitin 2011 dhe
të gjithë pretendojmë se jetojmë në një Shqipëri demokratike. Po a është kjo e vërtet?Unë mendoj që jo.Shqipëria për mendimin tim është një shtet i cili përpiqet të shpaqë vlera të demokracisë por në thelb nuk mund ta quajmë të tillë. Një shtet i cili vuan nga pabarazi të theksuara midis shumicës së popullisisë dhe minoriteteve për mua është shumë problematik.Të gjithë themi që ne shqiptarët jemi popull mikpritës,dashamirës.Realiteti që shoh cdo ditë më bën të vendos një pikëpyetje shumë të madhe.Komuniteti rom prej vitesh është i vendosur në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Synimi i tyre gjithmonë ka qënë ruajtja e traditave dhe mbi të gjitha integrimi në shoqërinë shqiptare.Vërtetë nuk ka një statistikë sesa është numri i tyre por ne e dimë që është goxha i lartë. Të gjithë jemi dëshmitarë që nëper rrugë të shumë qyteteve e kryesisht të kryeqytetit nga mëngjesi deri në darkë ndeshemi me shumë femijë rom,disa prej tyre të shtrirë nëpër rrugë lypin e të tjerë preferojnë të lajnë xhamat e makinave. Pra me pak fjalë përpiqen të gjejnë një mundësi për të mbijetuar. Nga ana tjetër ne jemi ata që vetem i gjykojmë,i perbuzim,tallemi kur i shohim.Jemi ne ata të cilët i debojmë duke i djegur edhe ato kasolle,të cilat i konsiderojnë si gjënë më të shtrenjtë. E në këtë mënyrë mbeten sërisht me sytë nga qielli e mundimi i tyre për të pasur një strehë dështoi. Duke u bazuar te këto fakte mund të themi që eshtë shkelur Neni 14 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ku shumë qartë flitet për” gëzimin e të drejtave dhe lirive të siguruara nga Konventa pa dallime të bazuara në shkaqe të tilla si :seksi,raca,ngjyra,feja,mendimet politike,origjina kombëtare ose shoqërore,përkatësia në një minoritet kombëtar”. Po pse vallë?Ku shkoi bujaria e këtij populli?Një pjesë të fajit për fatin e tyre e kemi edhe ne. Dikush do më pyesi përse po e gjykoj kaq ashpër shumicën e popullsisë shqiptare.Jo aspak,un thjesht po jap një tablo të realitetit në të cilin jetojmë.Ne prej vitesh kemi krijuar një hendek në raport me ta. Ndarja që ekziston midis nesh nuk është aspak kulturore,sepse edhe komuniteti rom ka kulturën e tyre të cilën përpiqet ta ruajë me fanatizem.Varfëria,diskriminimi,analfabetizmi,mungesa e një ligji të posacëm për këtë komunitet kundër diskriminimit,mungesa e një lideri të komunitetit rom në komitetin shtetëror te minoriteteve janë tregues të jetës social-ekonomike të këtij minoriteti dhe arsyeve të kësaj ndarjeje që ekziston. Dëshira e fëmijëve të këtij komuniteti për tu arsimuar është e lartë por varfëria dhe diskriminimi duket se shpesh i bën ata të tërhiqen nga jeta sociale. Gjithsesi jo cdo gjë është e prerë me thikë,sepse kjo është njëra anë e medaljes.Nga ana tjetër ka individë te vecantë të këtij komuniteti të cilët kanë krijuar një bazë ekonomike e luftojnë për të arritur qëllimet e tyre.Edhe pse ndoshta një numër i vogël,ata kanë arritur të depertojnë ne fusha të ndryshme të jetës sociale.E duke e parë në këtë kontekst ajo pikëpyetja që vendosa në fillim dalëngadalë po merr një përgjigje.Është shumë e cuditshme por kjo është e vërteta. Populli shqipëtar është diskriminues ndaj këtij minoriteti e i ka lënë shumë pak hapësira që ata të shfaqin kapacitetet e tyre. Duket sikur është krijuar një monopol të cilin ata nuk mund ta sfidojnë dot. Sipas mendimit tim ne duhet të jemi të parët që ti shpallim”luftë” varfërisë,analfabetizmit,diskriminimit ndaj këtij komuniteti e të thyejmë tabunë e krijuar prej vitesh:”që kjo pjesë e shoqërisë është e destinuar të jetojë në skamje përgjithmonë”. Gjithcka mund të fillojë nga ne!!! |
| Share on FaceBook |
Tweet 01 01 1970 (01:00) |
Pages
Key
0 Page Total:0 post



Profilo per: Sheri
Foto Albumi Sheri
Amici di Sheri
Forumi Sheri
FaceBook
Rss news
Performed by