logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Klodian Cela: Te dashurin e kam te bukur, nje cm me i gjate se une
Autor E. Çiloti - 26 August 2010 20:31
  

Per here te pare publikisht Klodian Çela, banori homoseksual i edicionit te trete te reality show “Big Brother” rrefen dashurine e tij. E ka njohur ne Shqiperi, eshte pak me i gjate se Klodi dhe eshte i bukur. Keshtu e ka komentuar ai dje njeriun e z-

emres, gjate nje bisede me fansat ne nje emisioni ne Top Albania Radio, drejtuar nga Arbana Osmani. Nderkaq, Klodi ka pershkruar pushimet ne Mikonos, marredhenien e re qe ka nisur, por edhe komunikimin me kryeministrin e vendit Sali Berisha. Biseda ne studio eshte nderthurur dhe me pyetjet dhe mesazhet e publikut, te cilat here kane qene serioze dhe here ne menyre tallese. Megjithate, Klodi iu ka dhene pergjigjen sipas rastit. Nga ana tjeter edhe prezantuesja e emisionit Osmani u konfuzua duke iu drejtuar Klodit ne gjinine femerore.
Klodi ishe per pushime ne Mikonos, si kalove?
Mikonos eshte vend i bukur i krijuar dhe frekuentuar shume nga shqiptaret. Kalova shume mire. Atje takova miq te mi model, futbolliste. Ishte dhe mikja ime e vjeter Belen Rodriges e cila me tregoi per ndarjen nga i fejuari Fabrizio Corona dhe per komentet qe ishin bere per te dhe Marco Borriello. Pastaj atje takova shume shqiptare dhe kalova vertete bukur.
Cili eshte statusi aktual i Klodit?-


Jam i dashuruar.
Me ke? Ku e njohe? Ne Mikonos?
Jo mi eshte shqiptar, e kam njohur ketu.
Ështe i bukur?
E rendesishme eshte qe mua me pelqen Arbana. Po, eshte goxha simpatik edhe per syte e te tjereve.


Ështe sa ty apo me i gjate?
Pak me i gjate se une.
Me i gjate se ti?! Se dhe ti i gjate je nuk je i shkurter.
Une jam 180 cm ai eshte 181.
Per nje centimeter?
Kur vesh taka behem 183.
Njerezit kane derguar mesazhet e para megjithese ne po flasim per Shqiperine edhe per raportin qe t’i ke nisur. Ti e the qe ke rene ne dashuri me nje djale, apo me genjeve?
Mund te jete edhe femer…
(Mesazhet e publikut)
“O Klodo te trashegohesh, urime”.
“Shqiperia eshte vendi me i mire per te jetuar, por pa ato homoseksualet, njeri prej te cileve eshte ne studio”.
Pse çfare problemi ka?
Po se di, ai e ka problem. Duket se ky zotnia, ky personi ketu do te jete i tille sepse edhe menyra se si e ka shkruar identifikohet ky lloj robi.
Gjithsesi faleminderit!
Megjithate Klodin, mos ma ngacmoni se Klodin mezi e kemi.
Jo mi jo, s’ka problem.
Me trego ndonje gje tjeter Klodi. Me thane qe kishe filluar te shkruaje letra. Kryeministrit eeee. Letra te hapura eeeeeee.
Po mire mi pse ça ka kryeministri, njeri si puna ime eshte, ça ka me teper se une.
Po ça i thoje?
Ça i thoja, asgje e pershendesja. I urova pushime te mbara.
Te ka kthyer pergjigje apo jo?
Dhe ti thua qe jemi ne vend te pare, imagjinoje ti kur kemi ne shoqerine tone njerez te tille qe akoma merren ‘me nder teje dhe atyre qe na degjojne se eshte edhe orar dreke’ me prapanicen time, te tjetrit, apo tjetrit. Ky eshte realitet dhe pretendojme ne qe te ecim dhe te futemi ne Europe?!
Degjo e dashur, secili ka…
E dashur???
Me fal i dashur, zemer i dashur, po thoja
Nejse Arbana, une nuk kam komentuar asnjehere deri tani. Ta thote Klodi me sinqeritet.
As une nuk kam folur per kete teme asnjehere.
Bravo, nuk kam folur asnjehere edhe kur me kane shkruar, nuk kam replikuar kurre. Po meqenese duhet t’i jap nje pergjigje njerezve jam ketu.
… gjithsesi mendoni çfare te doni, Klodi eshte shume i lumtur.
Une jam gjithmone i lumtur, sido qe te shkruani dhe te komentoni, jam gjithmone, gjithmone.
Po kryeministrit do t’i shkruash prape?
Po normale, pasi te mbaroje pushimet.
Tani fillon punen.
Po tani fillon pune.
Te fala beji.
Te fala paç.
Mesazhet jane gjysme patriotike dhe gjysma qe ka lidhje me Klodin dhe me dashurine e tij. Njeri thote, Klodi je si shpirt, je si Ricky Martin.
Te vjen nje urim tjeter, thote:
“Klodi me nje djale”
Faleminderit, po i bera do bej gemello, do bej binjake.
Do besh binjake?! Si do i besh?
Si do i bej. Do t’i adoptoj.
Jam i dashuruar, jam i dashuruar…
Degjo po ku e njohe njehere?
Ku e njoha, po ketu mi ne aeroport.
Ne aeroport? Ku po shkonte ai?
Ai po kthehej.
Ku kishte qene?
Ne Spanje.
Ti ku do shkoje? Ne Mikonos?
Une do shkoja ne Mikonos. Ai po shkonte ne Ibiza une po kthehesha nga Mikonos. Se bej shaka, jo ketu mi e njoha tek kafeneja e Top-it.
Kush qenka ky mo?
Epo tani kush qenka.
Ketu tek Top-i bejne te gjithe keshtu si maço. Apo maço e ke ti?
Po tani pse bej une feminuça, s’do te thote qe s’duhet te jete maço ai.
Degjo, do te ma prezantosh?
I bukur eshte i bukur.
Tani do degjojme Lady Gaga-n.
Pershendes te gjithe fansat e mi se Lady Gaga, per mua vjen pas Madones.
Si ka mundesi qe te gjithe homoseksualet e pelqejne Lady Gagan?
E pelqejne. Shiko se une e Lady Gagan kemi diçka te perbashket, pa shitur mend, po ajo eshte e veshur nga Alexander McQueen, une e Alexander McQueen e kam fiksim.
Dhe prandaj te pelqen?
Jo, eshte edhe performanca e saj, jane shume balerine gay aty.
Te pelqejne ataaa???
Po shiko skenografia dhe performanca e saj eshte… Pa diskutim eshte artiste e madhe.
Sa keq qe nuk e kemi me video, po e kemi vetem me audio.
Kur e therret Alejandro, me duket sikur une po therras ex-in tim.
Pse ashtu e ka pasur emrin? Alejandro, apo Alessandro.
Alessandro, po Alejandro ne anglisht.
Po Fernando?
Jo jo, Fernando s’kam pasur.
Ti si mendon Klod, nese do te liberalizohen vizat dhe te gjithe shqiptaret do te kene mundesi te levizin pa viza neper Europe, do te largohen shume njerez nga Shqiperia per te mos u rikthyer?
Une besoj qe jo, sepse eshte thjesht kurioziteti, ai çlirimi nga litaret do te dalesh te shikosh, po si vizitor.
Ja per shembull, ti je nje rast konkret qe ke vendosur te qendrosh ne Shqiperi dhe te mos jetosh ne Itali. Çfare te pelqen me shume ne Itali dhe çfare te pelqen me shume ne Shqiperi? Çfare kemi ne qe Italia nuk e ka?
Une mund te jetoj ne te dyja vendet. Ne nuk e kemi akoma ate sensin e, kulturen…
Çfare kemi more, se e di çfare s’kemi?
Natyren e kemi shume te mire, me pelqen Shqiperia, eshte nje nder vendet me te bukura per mua. Pa dale si patriot, po eshte me te vertete, vetem se duhet dore e duhet kujdes sepse po e shperdorojne.
Nejse ti nuk je kthyer ne Shqiperi per natyren. Per natyren je kthyer ti?
Po edhe per natyren, pastaj te kontribuoj. Pse te mos jap edhe une sado pak, nje pike uje, qe edhe Shqiperia te jete e barabarte me shtetet e tjera ku ne shkojme e ndertojme, punojme, skllaverohemi. Ne nuk na mungon zgjuarsia, nuk na mungon…
A behet me shume qejf ne Shqiperi se sa ne Itali?
Per mua jo, behet, mundohen, duan te imitojne, te sillen, po jane shume larg. Per mua nuk eshte absolutisht qejf te pish kafe.
(Arbana i drejtohet kryeredaktores se Anabel, Dalina Buzit, e cila eshte gjithashtu prezente ne studio).
Nuk e di ne e more vesh, Klodi ka rene ne dashuri me nje djale, ketu tek Top-i, i gjate deri tani, kaq dime.
Dalina: Nuk eshte ai djali i bukur qe doli neper gazeta?
Jo jo, ai eshte shok.
Po ai kush ishte mo?
Po, shok o goc.
Po mire ashtu rrihet me shoket?
Po une ashtu rri. Une jam shume ‘hot’ (i nxehte).
Si i keni marredheniet me personazhet e tjere te “Big Brother”?
Big Brother per mua ka mbaruar.
E ke bere shoqe Domeniken tani?
Une shoqe e kam pasur.
Ti s’flisje me Domeniken tani?
Nuk flisja sepse ka qene e dashuruar, ka qene ne raport me te, eshte normale, po jo se kam pasur ndonje gje kunder kur i thone.
Nuk jemi frekuentuar sepse ka qene rehat ne raportin e saj.
Beri mire Domenika qe foli ashtu ne shtyp?
Nuk e di, duhet ta pyesni Domeniken.
Ty po te pyes, ç’mendim ke ti?
Une nuk jap koment.
Po apo jo? Beri mire per ty apo jo?
Per mua… Foli, çfare foli?
Qe tregoi dramen e saj personale ne shtyp?
Une jam i idese qe çdo njeri i lirshem ta respektoj edhe pse ndoshta dikujt nuk i pelqen ashtu.
Nuk me takon mua qe ta gjykoj sinqerisht.
Secili ka nga nje mendim te vetin personal, nuk eshte se po e gjykon ti… secili ka nje impakt te caktuar per ate qe lexon ne shtyp.
Dalina: Ky do thote jo se eshte shoku i Domenikes keshtu qe…
Jo jo, nuk ka te beje. Une nuk e kuptoj perse beri kaq buje, por edhe une e them sinqerisht.
Dalina: Nuk ka reviste qe nuk hapet me kete histori
Edhe gazetaret duhet te mendojne disa personazhe te tjere, gjithmone shikojne nga “Big Brother-i”. Gazetari i heq kapelen ne momentin qe shkon tjetri i tregon, gazetaret qe thone gjera te paverteta natyrisht qe meritojne kritika, por kur tregojne gjera te vertete dhe prodhojne lajme sensacionale kaq kollaj. Gazeta Shqiptare





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 25942, stampe 22 ©


Meemira.com