logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Jeta-ne kopertine, Ajola Xoxa
Autor Fiona - 30 agosto 2010 17:08
  

Qe ajo te hyje ne nje bar te zakonshem te Tiranes dhe te mos terheqe shikimet e te tjereve dhe disa peshperima pas vetes, kjo veshtire se ndodh. Por ka kohe qe eshte mesuar me kete dhe nuk eshte se i ben shume pershtypje. Ështe mesuar qe te degjoje k-

omente per veten sa here qe ndodhet ne nje ambient me shume njerez. Siç eshte mesuar qe here pas here te gjeje fotografine e saj te botuar ne ndonje nga gazetat roze te fundjaves. Pjese e jetes se saj edhe kjo. E jetes prej juristeje. Prej juristeje? Çne qe nje juriste te lakohet e perflitet (si per mire, edhe per keq) si te ishte nje yll ekrani? Ja qe ndodh! Ka aq shume arsye qe e bejne Ajola Xoxen te jete nje nga ata njerez qe terheq vemendjen si me magnet. Dhe jo vetem sepse eshte vajze e gjate dhe e kendshme, qe vishet bukur dhe shihet shpesh e kapur dore per dore me Erion Veliajn. Do kish qene gjithsesi e njohur ne nje menyre tjeter, edhe nese nje dite nuk do te prezantohej zyrtarisht si partnerja e Erionit, qe kur ishte ende 18 vjeç dhe drejtonte ne Tv Klan “Netet e veres” apo shfaqej duke kenduar. He, ju kujtohet ajo vajza e gjate bionde, qe ka kenduar nje here edhe te kenga magjike? Ja pra, prandaj ju dukej aq fytyre e njohur dhe nuk e benit dot lidhjen. Sepse dikur Ajola ka qe-

ne vertet vajze ekrani, qe prezantonte dhe kendonte...

Po, kam qene vetem nje gjimnaziste atehere dhe behet fjale per vitin 2002 kur une u shfaqa per here te pare ne ekran duke prezantuar “Net vere”.
Pra, kishe deshire qe te beheshe prezantuese?
Jo, jo. Une vertet jam marre me art qe e vogel: kam bere 8 vjet balet klasik, kater vjet kitare apo kam kenduar qe e vogel ne shkolle e me pas ne “Rin Fest”, si nje nga aktivitetet e pakta te asaj kohe, kjo per shkak te ndikimit te familjes sime, qe eshte e lidhur ngushte me te gjitha keto fusha te artit. Por asnjehere nuk me eshte ushqyer ideja per t’u bere artiste.

As atehere. Ishte thjesht nje hobi qe une e beja me shume kenaqesi, kendoja, prezantoja ne Tv Klan, pastaj kam marre pjese edhe ne nje spektakel karaokeje. Asokohe vazhdoja shkollen e mesme dhe kisha kohe boll per ta shfrytezuar me aktivitete te tilla qe me jepnin kenaqesi. Une e pelqej artin, por nuk eshte kjo gjeja qe do beja me mire. E kisha vendosur qe shkollen do ta vazhdoja per Drejtesi jashte Shqiperise.

Nuk u josha aspak. Sepse televizioni dhe spektakli ishte vetem nje pjese e aktivitetit tim ne ate kohe. Une isha e angazhuar edhe me senatin e shkolles, kam qene dhe nje nder themelueset e parlamentit rinor, kurse gjate studimeve ne France, me nje grup te tjere studentesh, kemi themeluar rrjetin e studenteve qe studiojne jashte “As@an”. Te tjera vajza ndoshta do kishin marre te tjera vendime. Te jesh studente ne Sorbone eshte sigurisht shume, por edhe te jesh e njohur ne Shqiperi, ne nje kohe kur nuk ka pasur aq shume spektakle sa tani dhe prezantueset ishin si uji i paket, eshte jo pak tunduese. Por nuk eshte ky rasti i Ajoles, qe pa u tutur aspak, beri gati valixhet per te fluturuar drejt Parisit, ku filloi nje tjeter jete, si studente e Universitetit te Sorbones. Me kaq perfundoi dhe historia e saj me televizionin? Ne fakt, nuk qe nje ndarje me thike. Gjate vitit te pare te studimeve u kthye serish ne Tirane: nje here per te kenduar ne kengen magjike dhe nje here ne maratonen e kenges popullore veshur me te zeza dhe me floket e gjate bionde deri ne fund te kurrizit. Me siguri qe numerohen me gishtat e dores ata qe e mbajne mend Ajolen atyre skenave. Sepse u pa qarte se mes televizionit ne Shqiperi (ku po shfaqej gjithnje e me rralle) dhe studimeve ne Paris, po fitonte kjo e fundit. Dhe keshtu Ajola u zhduk.
Apo jo?
Ne fakt jo tamam. Ështe e vertete qe nuk u shfaqa me ne televizion, por nderkohe, siç e thashe edhe me lart, kisha filluar te angazhohesha me “As@n”-in dhe aktivitetet me kete rrjet me benin qe ne Shqiperi te kthehesha shume shpesh, pra te angazhohesha serish, por ne nje menyre tjeter. Ne disa aktivitete te “As@an”-it u njoha edhe me Edi Ramen, Arta Daden apo Valentina Leskajn. Nderkohe qe kisha filluar te shkruaja ne disa te perditshme shqiptare.

Nje nga gjerat e para qe meson ne France, ndryshe nga ketu, eshte qe ta thuash ate qe mendon. Une isha 20 vjeçe, mbase nuk dija te argumentoja mire, po ama kisha te drejten t’i thosha gjerat ashtu siç i mendoja dhe gazetat ishin nje menyre per ta bere kete gje. Isha e drejtperdrejte dhe shkrimet e mia kishin filluar te binin ne sy. Bekuar qofshin ato shkrime, qe u bene shkak per nje “love story” nga ato prej verteti! Sepse mjaftoi vetem nje shkendije e ndezur prej tyre, pese vjet me pare, qe Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj te jene sot nje nder çiftet mediatike me te perfolura.

Duke lexuar shkrimet e njeri-tjetrit. Ai kish lexuar nje shkrim timin dhe une nje te tijin, te cilet miqte me pas i kishin postuar. Pas disa komenteve mbi shkrimet e njeri-tjetrit, Erioni me dergoi nje mesazh privat. Keshtu filluam te komunikonim shpesh e me shpesh derisa nje dite me kerkoi numrin e telefonit.
Kur u takuat?
Erdhi nje moment, pas disa muajsh komunikimi me telefon, kur Erioni me tha se do vinte te me takonte ne Paris. Ka qene data 10 dhjetor 2005 kur u takuam ne Cafe Saint Michelle.

Jo dhe nuk e dija qe ishte aq i gjate.
Ajo dite shenoi edhe lidhjen tuaj? Po, pikerisht ate dite kemi shkembyer puthjen e pare.
Nese nuk do ta kishe njohur Erionin, do ishe kthyer serish ne Shqiperi?
Ndoshta, pasi te mbaroja studimet, mund te punoja 2-3 vjet atje, por nje dite do kthehesha. Jam vajze e vetme dhe prinderit kane dashur qe te me kene prane. Pastaj ne Shqiperi jam ndier gjithmone mire. Vertet rruget nuk jane aq te bukura sa ne Paris, por une ndihem mire ketu. E pra, qofte apo jo Erioni arsyeja, Ajola u kthye, per te gjetur pas pese vjetesh nje Shqiperi ku nuk e njihte me askush. Sepse kohet kur ajo ishte vajza qe drejtonte spektakle ishin harruar. Te tjera vajza bukuroshe kishin zene vendin e saj. Veçse nuk zgjati shume. E gjithe vemendja do te kthehej drejt saj sa hap e mbyll syte, kur ne krah te Erion Veliajt u pa nje vajze simpatike, te cilen ai e prezantoi si partneren e tij.

Kthimi im perkoi me daljen e gazetave te para, qe filluan te merren me thashetheme dhe une u ekspozova ne fillim si partnerja e Erionit, i cili ishte bere tashme figure publike. Kishim veshtrimin e te gjitheve kudo qe shkonim dhe per mua kjo ishte pak e sikletshme, sepse nuk e kisha menduar se do te na kushtonin aq shume vemendje.
Po me pas?
Me pas fillova te punoja ne “UNICEF” dhe angazhimi me kete organizate solli njohjen e metejshme, filluan te me ftojne edhe neper disa emisione televizive.
E megjithate ka nga ata qe thone se ekspozimi yt ne publik i detyrohet vetem te qenit partnere e Erionit...
Ka pasur raste kur kundershtare te tij politike e kane komentuar nje gje te tille. Une jam ekspozuar ne publik edhe per shkak te Erionit, por angazhimi im do kish ndodhur pavaresisht tij, ndoshta ne nje forme tjeter ose ndoshta ne nje kohe tjeter.

Po. Une jam anetare e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Ne vitin 2006, kur u be ristrukturimi i Asamblese, u mblodhem 30 te rinj qe u beme pjese e saj. Nderkohe qe gjate u fushates u fol gjate se ti do ishe nje nder emrat e listes se deputeteve te PS-se. Me kete fakt eshte spekuluar shume ne shtyp. Une vertet u perfshiva gjate zgjedhjeve, sepse ishte fushate. Angazhimin tim ne politike, ndonese shume modest, une do vazhdoj ta mbaj, por nuk eshte ky prioriteti im.

Qe prej nje viti e gjysme punoj ne studion ligjore “Tonucci & Partners”. Dhe ky eshte momenti per t’iu perkushtuar teresisht profesionit tim si juriste. Dhe kur flet per perkushtimin, Ajola nuk e ka fjalen vetem per 11 oret e dites qe ia fal punes se saj. Nuk do shume per t’u kuptuar se edhe imazhi i saj tashme perputhet plotesisht me profesionin e saj. Megjithate hiqini nga mendja kostumet e zinj dhe xhaketat me prerje serioze. Harrojini edhe fundet ngjyre roze. Ajola eshte nje legally brunette. Me nje stil te pangaterrueshem francez, ku mbizoterojne fjongot, pikat, ngjyrat.
Sa ka ndikuar Parisi ne stilin tend te veshjes?
Sigurisht qe ka ndikuar shume. Une kam ikur nga Shqiperia ne nje kohe kur nuk ishin ende dyqanet dhe qendrat tregtare qe jane sot. Kam kaluar gjimnazin me tre pale xhinse.

Kur shkova atje, pashe qe kishte dyqane te arritshme ku mund te gjeje veshje shume te bukura. Aty fillova te vishja fustane me fjongo dhe te beja pak grim.
Vazhdon qe veshjet e tua t’i blesh ne Paris?
Jo domosdoshmerisht. Edhe ketu gjej rroba te kendshme, vetem se e kalojne vleren e tyre te vertete. Ndaj edhe sa here qe kthehem ne Paris, bej shopping, por kjo nuk ndodh shume shpesh. Sepse une nuk jam shume e fiksuar pas veshjeve. Ndodh qe u kthehem edhe atyre te vjetrave. Kete kam mesuar ta bej ne Paris. Atje ka dyqane vintage me rroba te shume viteve me pare, qe mund te vishen edhe tani.

Mua me pelqen shume qe t’i ndaj veshjet sipas ambientit dhe kohes, por duke qene se nga zyra dal ne oren 20:00, perpiqem te sajoj nje veshje qe mund te jete e pershtatshme, edhe nese me ndodh qe pas pune te shkoj diku. Me pelqen ta personalizoj veshjen me ndonje aksesor mbi floke. Megjithate une nuk bej shume eksperimente me look-un. E vetmja gje qe i lejoj vetes eshte ngjyra e flokut.
Qe tani eshte kthyer nga bionde ne ngjyren tende natyrale...
Po.
Kjo eshte komentuar edhe si nje perpjekje per te krijuar nje imazh serioz, qe i pershtatet angazhimit tend politik...
Jo, jo, kjo nuk ka lidhje me seriozitetin. Nese sjellim nder mend figurat kryesore femerore te politikes, del se pjesa me e madhe jane me floke te verdhe. I erresova floket sepse m’u demtuan. Me dilte rrenja shpejt, duket te shkoja tek parukierja shume shpesh. Tani jam me komode. Por kjo nuk do te thote se nje dite nuk mund t’i bej serish te verdhe.

Ka pasur shume momente kur ne te dy jemi sulmuar ngaqe Erioni eshte nje figure publike politike, une shume me pak se ai, por kur je çift, goditja perjetohet njelloj. Nese nje person vendos qe te shkruaje nje shkrim per mua, sepse ashtu e mendon, une mendoj se kjo eshte mese normale. Njerezit kane te drejte te paragjykojne. Per sa kohe qe ke marre persiper qe te jesh person publik, edhe do shahesh, edhe do lavderohesh. Ne fillim e vuaja teper, por tani e di qe s’e kane me mua, por mbrojne interesat e tyre. Nuk ia vlen te harxhosh energjite per kete. Nese do demtohesha rende, do merrja masa ligjore.

Une hyra shume e ngarkuar per shkak te nje deklarate per shtyp ku isha sulmuar jo vetem une, por edhe familja ime. Edhe para emisionit pata disa provokime, gje qe me beri te irritohesha dhe te mos e ruaja qetesine.

Nese do mundja te ktheja kohen pas, do zgjidhja te mos shkoja fare. Por kur te demtohen disa njerez te dashur, vjen nje pike qe ti do ta vesh te verteten ne vend. Sot do preferoja te mos kisha shkuar. Edhe pse jam ndier keq pa fund, do preferoja me mire te zhgenjehesha me veten time.

Kur je çift publik, eshte pak e veshtire. Por ne punojme fort qe lidhjen tone ta mbajme larg çdo gjeje qe mund ta demtonte.

Me jeten e ngarkuar qe ka Erioni, nuk mund te krijosh debate artificiale. Si te gjithe çiftet e tjera, edhe ne kemi momentet tona kur zihemi, por pa ofendime dhe bertitje. Jemi shume te kujdesshem qe te ruajme respektin per njeri-tjetrin.

Zgjohemi pak me heret ne mengjes. Nisemi bashke per ne pune, takohemi çdo dreke dhe flasim shume shpesh ne telefon. Ne darke, kur mbarojme punen, here dalim, here rrime ne shtepi dhe zgjedhim te shohim nje film. Fleme gjithmone pas ores nje. Ne fundjave i alternojme gjerat. Bejme pazarin bashke dhe hame dreken me prinderit. Perpiqemi qe te gjejme nje ekuiliber mes punes dhe lidhjes sone. Pas disa vjetesh, kur te jemi me femije, do ta programojme ndryshe kohen.

Ne bashkejetojme qe prej dy vjetesh e gjysme dhe mbase do martohemi vitin tjeter. Martesa ka rendesi, edhe ceremonia ka rendesi, megjithate nuk eshte stacion ne jete, stacion eshte gjetja e personit me te cilin ti do kalosh jeten. Martesen ne do ta bejme per kenaqesine tone dhe te miqve tane.






Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 47012, stampe 56 ©


Meemira.com