logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Sherret mes kengetareve
Autor Fiona - 01 settembre 2010 16:59
  

LEONORA JAKUPI DHE ADELINA ISMAJLI

Para disa vitesh beri buje skandali i madh i rrahjes se dy kengetareve te njohura te skenes kosovare, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupit. Nje histori qe ndodhi ne backstage-t e nje koncerti, ku behes-

hin parapergatitjet per regjistrimet e nje spektakli per Vitin e Ri. eshtja u be vertet serioze, sepse e lenduara Leonora Jakupi, sipas saj qendroi rreth 2 muaj ne shtrat prej demtimeve te marra gjate kesaj zenke. Ne nje interviste te dhene per kete ngjarje ne Radio Kosova, kengetarja Leonora Jakupi u prononcua publikisht dhe nuk e cilesoi rrahje ate qe kishte ndodhur mes saj dhe Adelines, por nje sulm te paramenduar ndaj saj, e gjithashtu ka shtuar se perpara ketij incidentin ka pasur dhe kercenime te meparshme. Ajo pretendon qe eshte sulmuar nga Adelina se bashku me njerezit e saj dhe se ka qene e detyruar te qendroje rreth dy muaj me shtrat si pasoje e sulmit. Ajo e ka cilesuar kete sulm, me synimin per te shkaktuar skandal e per te provokuar buje. eshtja perfundoi ne gjykate dhe ne ate kohe, Adelina ka deklaruar se gjykata e ka shpallur te pafajshme. Nga ana tjeter, Leonora deklaron se ka qene pikerisht e ema e saj ajo qe ka kerkuar qe te mbyllet ky gjyq dhe e bija te mos kete -

me asnje kontakt me Ismajlin. Ne nje fare menyre i bie qe Leonora ta kete falur, por ajo pretendon se me zemer nuk e ka bere kurre.


ZAJMINA DHE ILJETA, DASHURI URREJTJE

Historia e dy kengetareve te reja te botes se kenges shqiptare, qe u lanuan te dyja ne skenen e spektaklit fale nje konkursi bukurie, shkaktoi shume fjale rreth asaj qe kishte ndodhur mes tyre. Ne fillimet dy kengetaret kane pasur mes tyre nje shoqeri, prej shoqesh te ngushta, po me pas plasi boom-i... U ndane dhe arsyeja qe u perfol ishte pikerisht nje mashkull... Gjithka shume shpjet u be mediatike. Thashetheme per djalin dhe per zenken mes vajzave dikur mike dhe me pas armike, mbushen shtypin roze. Por pas disa kohesh gjithka ndryshoi Gjithka kaloi ne paqe dhe ato u bashkuan serish per nje koncert dhene ne qytetin e Pukes. Te dyja vajzat u bene serish mikesha dhe kete gje e bene publike pikerisht ne koncertin e organizuar ne qytetin verior, mes puthjeve e perqafimeve te dhuruara nga te dyja palet. Me kete gjest ato percollen qarte mesazhin se sherri mes tyre, tashme ishte nje histori qe i perkiste se shkuares. Me pas, edhe pse mes tyre dukej se vazhdonte miqesia, nje lufte e ftohte vazhdoje ne hije mes te dyjave, kesaj here per pamjen e tyre fizike. Zajmina u be brune dhe gojet e ligat, gjithmone e me shume e theksonin faktin se bukuroshja Vastjari kerkonte ti pergjasonte mikes-rivale Ciljeta . Sot duket se gjakrat jane qetesuar dhe se ajo histori eshte harruar fare, ato jane serish mike, ndoshta jo me si dikur... Gjithsesi, ne festen e promovimit e videoklipit Pui-Pui, nje realizim i Ciljeta dhe Ingrid Gjonit, ishte e ftuar dhe kengetarja Zajmina Vastjari.


REPERAT KOSOVAR, GETOAR SELIMI DHE GOLD AG

Kete radhe grushtet vijne nga meshkuj, e pikerisht nga dy reper kosovare. Getoar Selimi, kengetari i njohur, lideri i kompanise se produksionit Baba Records dhe njekohesisht lideri i grupit Tingulli i 3NT, ka shkembyer disa grushte me reperin nga Presheva, Gold AG. Miqte e Getoarit tregojne se ky i fundit nuk ka shkuar mire dhe me pare me kengetarin Gold AG, qe kendon muzike Undergraund dhe se zenka e ka zanafillen nga nje meri e vjeter mes dy reperave dhe eshte rihapur pak dite para publikimit te albumit te fundit te Tingulli i 3NT. Nje kenge e titulluar Qyr, ka qene zanafilla e provokimit te zenkes mes dy djemve, qe ka nxitur kengetarin Gold AG te polemizoje gjate nje emisioni te zhvilluar ne Tirane. Duket se tashme do gje eshte sistemuar mes dy kengetareve nga Kosova dhe tashme ata kane bere paqe me njeri-tjetrin. Keshtu, pavaresisht incidentit qe ka ndodhur, djemte duket se kane kerkuar te lene prapa kete episod dhe te pajtohen ne menyre paqesore.



DUDA, NJ KNG ME KRITIKA KUNDREJT REBEL A.K.A UNIKKATIL

Duda, kengetari reper nga Gjilani nuk eshte i njohur per karakterin e tij te qete, duke qene se disa kohe me pare ai pati disa problemeve me policine. Gjithsesi, ne kete rast debati i tij nuk ka shkuar deri ne grushte, por thjesht ne nje kenge me kritika, te cilat i adresohen nje tjeter reperi kosovar, Rebel a.K.a Uni- KKatil. Keshtu, kenga e tij Jeta jem, permban ne vargjet e saj disa kritika per kengetarin tjeter te se njejtes rryme muzikore, Rebel a.K.a UniKKatil. Shkaku i ketyre kritikave ende nuk dihet, por ndoshta ky i fundit mund ti pergjigjet Dudes me te njejten menyre. Gjithashtu, kenga Jeta jem gjithmone e me shume po behet hit neper qytetet kosovare, sidomos ne qytetin e lindjes se kengetarit, ku fansat e tij e mbrojne se tepermi neper forume, duke ironizuar Rebel a.K.a UniKKatil.

Revista " Vip" ( Shqiperia.com )





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 104970, stampe 29 ©


Meemira.com