logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Jetmir Salaj: “Si fitova çmimin dhe Rrezin”
Autor E. Çiloti - 16 September 2010 19:27
  

Fitoren e mori djali me inteligjent, ai qe beri gjithe lojen dhe dha me shume nga te gjithe ne ate show, ai qe ishte protagonisti absolut i çdo situate qe ndodhte dhe diskutimi qe behej, ai qe krijoi çdo dinamike ne shtepi, ai qe ishte me reali brend-

a… ai qe ishte i vetmi qe u perball dhe sfidoi ne vlera, eksperienca jete, karakter, kulture, kreativitet ndaj çdo kundershtari.
Me pak fjale i vetmi person qe e kerkoi, luftoi, besoi deri ne fund dhe e meritoi çmimin e madh”
(citim nga interneti)
Kur ndjek nje person ne televizor per nje kohe te gjate, intensivisht dhe me shume vemendje kurioziteti per ta njohur ate nga afer dhe per ta pare sesi eshte ai ne realitetin e perditshem eshte shume i madh. Sidomos per mua qe me eshte dashur te komentoj karakterin e tij, sjelljet, debatet, fjalet dhe veprimet. Padyshim qe nuk me ka qelluar ne eksperiencat e mia, qofte edhe ne ‘Big Brother’ te kem folur dhe te jem marre me nje njeri me shume se me Jetmirin.
E jetoi jeten ne ‘Big Brother’ si asnje banor tjeter. Me strese, debate, konflikte, humor, dashuri, lojera, nervozizem dhe perkushtim. 13 kilograme me pak e transformuan fizionomine e tij dhe treguan se ai e jetoi jeten aty brenda ne çdo qelize te trupit te vet -

duke perjetuar emocionalisht çdo fraksion sekonde gjate 112 diteve te aventures se tij. Aventure, e cila me se fundi u shperblye me fitoren e kesaj gare qe per afro kater muaj mbertheu tere shqiptaret ne ekran.
Nuk ka pritur shume ore per te shkuar ne Vlore te familja e tij, bashke me Rezarten, vajzen kosovare me te cilen u lidh brenda shtepise e qe po qendron ne qytetin e tij tashme. Ka zgjedhur te jete i terhequr nga vendet publike, te mos shfaqet si triumfuesi i padiskutueshem, por te kthehet ne normalitetin e jetes se thjeshte qe kishte bere para se te behej i njohur per shqiptaret. Madje akoma edhe me i terhequr.
“Kam shkuar menjehere ne Vlore ne shtepine time. Kam pasur shume nevoje te qendroj me ta dhe te çlodhem. Kam nevoje per qetesi dhe per njerezit e mi te dashur qe me kane munguar gjate kesaj kohe. Dua te flas me ta. Jemi bashke me Rezarten nga e cila nuk jemi ndare asnje moment qysh kur dola”, shprehet Jetmiri.
Kur e pyes se si ndihet si fitues me thote “eshte ndjesi e veçante edhe pse nuk jam euforik. Kjo, se me kalimin e javeve ne shtepine e BB mu forcua ideja se duhet te isha une ai qe duhet ta fitoja ate gare, se po jepja me shume nga te gjithe. Akoma me teper po te mendojme qe kam qene ne nominim gjate gjithe kohes, gje qe me forcoi me shume dhe me beri te jem aktiv gjate gjithe kohes. Imagjino ankthin, shqetesimin dhe emocionin qe perjeton. Nuk ke asnje dite qe mund te thuash “sot po çlodhem” dhe kjo e tera kerkon shume energji. Ndaj dhe jam dobesuar shume”.
“Por me kalimin e javeve filloi te mos me bente me shume pershtypje e te me dukej si te ishte nje gje normale. Madje nje here te vetme qe nuk me nominuan u bera merak dhe psikologjikisht me dukej sikur banoret e tjere me kishin bere nje padrejtesi e me kishin menjanuar. E kisha te veshtire te pershtatesha me mosnominimin”. Qesh, jo aq me ate çfare thote por me situaten paradoksale qe i ishte krijuar. “Per keto arsye fillova te bindesha qe duhet ta fitoja une. Sikur te kishte ndodhur e kunderta do te me dukej sikur po merrnin çmimin tim. Ndaj dhe sot fitorja nuk me ben euforik”, shprehet ai.
* * *
Duke folur me te kujton sesi vendosi te hynte ne ‘Big Brother’. Nuk i kishte shkuar asnjehere ndermend por kur kishin pare publicitetin me shoket e tij rastesisht ne nje kafene te Vlores, ata e kishin shtyre me humor qe te aplikonte. “Ndoshta se ndonjehere u dukem sikur flas shume apo se u flas per tema te ndryshme. Ndodh qe ata me thone “mire vete qe s’u lodhe por boll se na lodhe ne”, tregon me humor Jetmiri.
Thjeshtesia ishte pika e forte e tij. Te mos shfaqurit e vetes si me i miri apo me i dituri, por si njeri i zakonshem, ne vendin e te cilit mund te ishte cilido djale i thjeshte qe e shihte nga ekrani. “Une jam larguar qe ne moshen 13 vjeçare ne Itali dhe jam rritur ne kolegj dhe ne universitet. Kam jetuar ne Rome, ne qytetin me te bukur te botes, por nuk zgjodha te flisja per shkollen per eksperiencat e mia, qofshin edhe aventura qe çdo i ri ne ate moshe do t’i kishte zili. Nuk doja te shisja mend as te tregoja qe une jam shume me ndryshe sesa shumica e shqiptareve qe jetojne ne varferi e ne veshtiresi pa patur nje perspektive te qarte. Une doja te isha nje nga ata, sepse ne te vertete si person jam nje nga ata”.
* * *
Diskutojme per momentet e veshtira ne te cilat eshte ndodhur e kur e pyes se çfare do te kishte ndryshuar nese do te kishte mundesi te kthehej pas ne kohe me pergjigjet: “Pothuajse asgje. Do te doja qe te tjeret te kishin ndryshuar qendrimin ndaj meje, sepse me duket sikur pjesa me e madhe e tyre me kishin paragjykuar, sidomos banoret qe kane hyre me pas ne shtepi. Per sa i perket vetes sime ndoshta do te kisha kursyer ndonje fjale te tepert. Por kjo ndodhte sepse une nuk mendoja se isha para kamerave, qe me shikonin mijera njerez e qe ndoshta ne ekran ato fjale tingellonin me ashper.
Kur me tha gjyshi se “ti nuk i perdor keto fjale normalisht” aty e kuptova sesi mund te dukesha nga jashte dhe me erdhi keq per kete. Kam patur gjithnje merakun se nuk po lija pershtypjen e atij personi qe jam ne te vertete dhe kjo me bente te ndihesha keq.
Por e di si eshte? Ne jeten e perditshme kur debaton me dike zgjedh dhe largohesh per t’iu shmangur konfliktit, kurse aty nuk kishe nga shkoje dhe debati acarohej deri ne ate pike sa te shpetonte edhe ndonje shprehje nga goja. Pavaresisht se me dilte nga shpirti. Jam pak impulsiv dhe e konsideroj si nje defekt timin por di gjithnje te bej nje hap mbrapa, pse jo te kerkoj dhe falje e te them qe e kam patur gabim, siç ka ndodhur ne disa raste. Gabimi eshte pjese e natyres njerezore”.
* * *
Zgjodhi qe te mos bente asnje kompromis duke shkaktuar “armiqesine” e banoreve te tjere, por ishte pikerisht kjo qe publiku vleresoi duke e konsideruar si me te vertetin nga te gjithe ata, me te sinqertin dhe me spontanin. “Kur hyra nuk kisha menduar te beja miq. I konsiderova te gjithe si kundershtaret e mi, ashtu si ndodh ne nje gare sportive, qe te gjithe jane kundra teje. Ne fund te fundit ‘Big Brotheri’ a nuk eshte nje gare? Po, aty gjeta edhe njerez te mire si dhe miq te mire. E kam fjalen per Erionin dhe Bertinen. Mendoj se nuk hyn ne nje reality per te gjetur miq, nese ata dalin gjate jeteses aty brenda, miresetevine”, tregon Jetmiri duke mos dashur te flase per banoret e tjere.
Kur e pyet per ta, ul syte dhe hesht sikur do te thote, me pyet diçka tjeter.
* * *
E pyes per Rrezarten te cilen e pelqeu qe ne ditet e para te hyrjes se saj. “Une nuk i kam pelqyer lidhjet e dashurise ne ‘Big Brother’. Nuk me kane bindur edhe pse kam jetuar jashte e nuk kam mundur t’i ndjek edicionet e meparshme. Nese e ke vene re gjate muajit te pare, une nuk kam tentuar te krijoja lidhje me asnje nga vajzat edhe pse e dija qe po te kisha tentuar diçka mund te kisha realizuar. Nuk me bindi asnje nga ato.
Dhe nuk do te isha lidhur me asnje deri ne fund te qendrimit tim po te mos kishte hyre Rrezarta. Me pelqeu qe ne fillim. Me terhoqi fizikisht. Qelloi qe javen qe hyri Rrezi te banonim ne shtepi te ndryshme dhe mundesia e vetme ishte te bisedoja pas gardhit. Me pelqeu edhe ne komunikim e per me teper mu duk nje vajze me bote dhe e zgjuar.
Nuk hezitova. E di qe shume kane besuar se lidhja ime me te ishte sa per loje, se doja ta perdorja. Nuk eshte e vertete aspak. Qe momentin qe kam dale nuk jam ndare prej saj asnje moment. E kam marre ne shtepine time ne Vlore dhe jetojme bashke. Ja, sa te mbarojme intervisten do te nisemi. Ështe nje person i veçante dhe shume e pjekur per moshen. Vazhdoj te zbuloj gjera te bukura te ajo”.
I them per reagimet qe kane patur familjaret e Rrezartes, te cilet nuk ishin dakord me sjelljen e saj, sidomos vellezerit. “E besoj, thote Jetmiri. Per mentalitetin tone eshte pak e veshtire qe te pranohet sjellja e nje vajze qe dashuron nje djale ne televizion. Une shkova me Rrezarten nje jave pas perfundimit te ‘Bigut’ ne Prishtine dhe qendruam te familja e saj. Nuk dolem askund dhe takuam shume pak njerez. Kaluam kater dite duke biseduar me familjaret. Doja qe ata te me njihnin nga afer dhe nese kishin krijuar ndonje paragjykim per lidhjen tone, ta shikonin sesa e dua vertet. Ndryshe nuk do te kisha shkuar atje. Kaluam shume mire ne Prishtine dhe ata jane njerez te mrekullueshem, te cilet kam shume deshire te shkoj t’i vizitoj perseri. Edhe pse i pres te gjithe ne Vlore kete vere”.
* * *
Nje marredhenie te veçante Jetmiri krijoi edhe me Enxhin, vajzen e infiltruar e per me teper aktoren interesante, qe me lojen e saj terhoqi vemendjen e Jetmirit.
“Po Enxhi?” e pyes. “Nje shoqe shume e mire, pergjigjet. Nje person i veçante dhe shume pozitiv, e cila edhe pse kishte qellime te tjera ne lojen e saj me ndihmoi per te patur nje humor me te mire. Nuk e fsheh qe u ndjeva mire me te dhe ishte nje shoqe qe edhe ne jeten reale mund ta gjesh rralle. E admiroja per tipin qe kishte, pa komplekse, e drejtperdrejte dhe shume e vertete, pavaresisht se aty aktronte. E vleresoj akoma. Largimi i saj dhe i Rezartes ishte nje goditje e forte per mua e ne ato momente u tremba nga fakti se si do t’i kaloja ato ore e dite, qe dukeshin sikur nuk do t’u vinte ndonjehere fundi”.
“Nese e ke vene re”, vazhdon duke folur me pasion, “gjithe personat qe kane qene afer meje jane larguar. Sa arrija te gjendesha mire me dike dhe te afrohesha nuk do te kalonte gjate dhe personi do te eliminohej. Çdo te shtune ne mbremje ose ne shumicen e tyre, jam ndjere sikur kisha mbetur vetem e kjo eshte nje ndjesi e keqe, qe pa diskutim eshte reflektuar edhe ne nervozizmin tim apo perplasjet e shumta qe kam patur me shume prej banoreve”.
* * *
Antikonformist deri ne palce Jetmiri nuk u ndruajt asnje moment t’i shprehte mendimet e tij hapur, qofte me Arbanen, me mua e sidomos me ‘Big Brotherin’. Guximi dhe kurajoja nuk i mungoi ne asnje moment pa menduar sesa mund te rrezikonte. Dhe eksperienca tregon se fiton atehere kur sfidon edhe rrezikun. “Jam djalli” thoshte per veten kur te tjeret thoshin qe jam me i miri, jam inteligjent, jam qytetar e jam shembull.
“Te gjithe silleshin sikur donin te tregonin sesa njerez te mire ishin dhe shprehja ime “jam djalli” ishte nje kunderpergjigje per ata. Me acaronte fakti sesi ata silleshin ndryshe nga sa mund te vepronin ne realitet dhe mundoheshin te nxirrnin ate qe ata mendonin se ishte pjesa e tyre me e mire. Ndoshta ketu dhe gabuan. Ta kisha menduar dy here nuk do ta kisha thene ate shprehje per veten, por kur me benin edhe pyetje te rendomta ne dhomen e rrefimit se çfare vlerash kisha, pergjigjesha si per inat. Nese me te vertete kisha vlera nuk me takonte mua t’i thosha ato. Nese vlerat ekzistojne, publiku i kupton, pavaresisht se çfare thua. Ky ishte sensi i “djallit”, rrefen Jetmiri duke qeshur nga kujtimi i kesaj shprehje te tij.
Rikthehem perseri ta pyes per banoret por e kuptoj se nuk ka deshire te flase per ta, e me shikon sikur do te me thote kalo tek pyetja tjeter. Dhe kaloj. “Cila ka qene sfida jote me e madhe”?
“Lufta me ‘Big Brotherin”, pergjigjet. “Çdo te thote”, i nderhyj, por ai hesht. Insistoj per te kuptuar se çfare mekanizmi ka vepruar ne mendjen e tij. “Por ja, pergjigjet, nuk e ke vene re se çdo gje shkonte si kunder meje? Duke filluar nga kripet, nga situatat ne te cilet une dilja si fajtor edhe pse nuk kisha asnje lidhje me to, nga provokimet qe kam patur, nga ajo dhome rrefimi qe per mua ishte kthyer si nje dhome torturash”. “Si torturash?” E pyes. “Nuk pashe kurre ndaj meje dashamiresi, mirekuptim, perkundrazi…”
Me tregon se kishte dashur disa here te dilte nga shtepia duke nderprere kete eksperience e natyrisht mundesine per te fituar çmimin. “Kam bere valixhet dhe kisha vendosur te dilja. Me dukej se gjithçka ndaj meje ishte e padrejte. Por me pas vendosa te qendroj e te beja lojen time si thone italianet “senza esclusione di colpi” (pa perjashtuar asnje goditje) deri ne momentin e fundit te qendrimit tim aty, si ai i humburi qe nuk ka me asgje çfare te humbase”.
* * *
Jetmiri nuk humbi por fitoi dhe mendoj se kjo menyre te vepruari e beri qe te arrinte te merrte çmimin final edhe pse shpresa nuk kishte. Teksa flet per kete ve re tek ai mungesen e entuziazmit te nje kampioni. Pavaresisht buzeqeshjes qe nuk e heq nga vetja dhe komunikimit te mire ne syte e tij shpreh nje efekt te çuditshem qe eshte diçka midis trishtimit dhe misterit. Duket sikur diçka fsheh per te cilen nuk deshiron te flase. Ndoshta nje sekret apo nevoje per te shfryre nje ngerç qe i eshte grumbulluar brenda vetes. Nuk dihet . Pastaj ç’vlere do te kishte tashme qe fitoi ‘Big Brotherin’. Padyshim, edhe ai keshtu e mendon.
gazeta-shqiptare/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 24778, stampe 24 ©


Meemira.com