logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Repubblica: Shqiptaret mendojne per BE, mbysin te vertetat ne nje det perrallash
Autor Giusi - 17 May 2012 21:15
  

TIRANE - Gazeta italiane “Repubblica” rikthen vemendjen ne realitetin shqiptar, duke i kushtuar nje reportazh gjendjes se mjerueshme ne te cilen jetojne mijera qytetare dhe ambicieve te Shqiperise per tu bere pjese e BE-se.

Foto repor-

tazhi u realizua nga Stefano Morellit ne periferi te Tiranes, ne Institut, ne nje vend qe ai e cileson si nje geto te harruar ku njerezit jetojne si fantazma.

“Dy hapa nga Universiteti dhe 15 minuta me makine nga Parlamenti, nje geto ku jane mbyllur te harruarit e Shqiperise: mijera persona te padukshem. Keta ne fakt (shqiptaret), mendojne vetem te hyjne ne Bashkimin Europian, duke mbytur te vertetat e pakendshme ne nje det perrallash.” -shkruhet ne artikull.

“Jane tete pallate te ndertuar ne vitet ‘50 dhe ‘70, ish-konvikte per studentet e agronomise. Ne keto korridore te erret jetojne si fantazma 600 familje. Mes 3000 dhe 5000 personave, per me teper analfabete dhe te paarsimuar, per vite pa uje ne frigorifer: te padukshem per institucionet dhe per boten jashte (perfshire edhe shkollat dhe spitalet). Ndersa nuk dihet numri i femijeve.” - pershkruan autori.

Me tej autori nenvizon se lufta kunder gjakmarrjes eshte nje kusht per te hyre ne B-

E, qe duket se eshte injoruar nga autoritetet shqiptare.

“Ne Institut ka edhe familje qe jane arratisur nga Kanuni. Aty fshehin identitetin e vet, sepse mund te gjenden kudo dhe te vriten.”- shpjegon autori.

“Problemi i hakmarrjes ekziston dhe eshte i perhapur. Institucionet shqiptare e mohojne, sepse perben nje pengese per hyrjen ne Bashkimin Europian”,- shpjegon Stefano Gaddini, zevendespresident i shoqates L’Impronta, qe prej vitit 2008 viziton rregullisht Institutin, ku kane ngritur edhe nje qender sociale.

“Rruga George W. Bush, rruga e Parlamentit, e emertuar per nder te ish-presidentit amerikan, ndodhet vetem 15 minuta me makine nga turpi, sipas Google Maps. Aty, ne fillim te majit, eurokomisioneri per zgjerim, Stefan Fyle, takoi kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, per te diskutuar mbi hapat per hyrjen e mundshme te Shqiperise ne BE.”- vijon me tej artikulli i publikuar ne Repubblica.


(balkanweb.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 1051, stampe 3 ©


Meemira.com