logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Flori me te dashur te re?
Autor Giusi - 12 June 2012 15:21
  

Flori Mumajesi eshte nje emer mjaft i njohur ne skenen muzikore, mbase edhe nje flirtues i femrave. Se fundi ai ka shfaqur mallin e tij duke futur foto edhe ne rrjetin social Facebook me bukuroshen Adushe Sejdiji, e cila jeton ne Zvicer.
Ndone-

se ai pohon se mes tyre ka vetem miqesi duke shprehur mallin qe ndjen per te per shkak se ka nje kohe te gjate qe nuk e ka takuar. Mirepo, ai shpreson qe se shpejti do te takohet me Adushen, te cilen thote se e ka miken me te mire. Ndersa sa i perket kenges, ai paralajmeron nje bashkepunim te radhes per te cilin flet ne kete interviste dhene “Zeri-t”.
Cilesoheni si nje flirtues i madh me femra, ndonese se fundi jeni pare me nje vajze, e cila nuk eshte e njohur ne opinion, do na tregoni me shume per te?
Ështe nje shoqe e imja, e cila jeton ne Zvicer, quhet Adushe Sejdiji dhe e kam shoqe shume te mire. Dhe ka moti kohe qe nuk e kam takuar dhe per kete me ka marre malli shume dhe e vendos thjesht si cover.
Do te thote kjo se mund ta keni me shume se shoqe?
(Qesh), tani per tani nuk ka asgje te reja ne jeten time sentimentale, me e reja eshte se po plakem çdo dite e me shume.
Me çfare do ta shohim Florin ne te ardhmen?
Per momentin e kemi perfundua-

r melodine qe do te jete nje bashkepunim per kete sezon vere me kengetarin Trim Ademi apo Capital T siç e njohin te gjithe. Tani do te pergatisim edhe tekstin e kenges dhe kah muaji i ardhshem besoj se do te jete gati per lansim.
Deri me tani keni bashkepunuar me shume kengetare dhe grupe te njohura muzikore, cilin bashkepunim deri me tani do ta cilesonit si me te suksesshem?
Kam bashkepunuar me shume kengetare dhe grupe dhe te them te drejten me te gjithe kam kaluar shume mire. Mbase nuk mund edhe t’i dalloj sa i perket suksesit, sepse te gjitha kenget e realizuara jane pelqyer ne publik. Mirepo, kenga e fundit “Gjithe jeten” ne bashkepunim me 2 Po 2 besoj se i ka kaluar te gjitha rekordet deri me tani.
Vazhdoni te jeni kudo me adhuruesit e juaj brenda dhe jashte vendit, ne cilin vend kaloni me mire dhe ku ju duartrokasin me se shumti publiku?
Kudo qe jam neper mbremje kaloj mire. Kudo qe shkoj kaloj mire dhe adhuruesit me duartrokitjet e tyre me bejne te ndjehem mire. Prandaj, une jam aty sa here qe me kerkon publiku qofte brenda apo edhe jashte vendit.
Ku e ndien veten me mire, duke kenduar, kompozuar apo orkestruar?
Hmmm…, nuk mundem t’i ndaj njeren apo tjetren, mirepo ne zemer me fle me shume kompozimi, sepse me te jam duke u marre me shume. Kompozimin e bej me me shume pasion.
Si e kalon Flori nje 24 oresh?
Pjesen derrmuese te kohes e kaloj ne studio. Kohen e lire dua te jem sa me afer fansave dhe ta ndajme kohen se bashku me ta. Ndersa nje pjese te kohes e kaloj edhe duke shkruar thenie te ndryshme.
Ndonje thenie per fund?
Dua qe t’ju uroj gjithe atyre qe kane kontribuar per ne “Top Fest” edhe pse nuk kane marre çmime kane qene te mrekullueshem.


(lajmetditore.blogspot.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 1287, stampe 2 ©


Meemira.com