logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Xhemi Shehu: “Me Martinin kuptova se mund te jetoj edhe pa telekamera”
Autor Giusi - 21 June 2012 13:59
  

Me nje personalitet te konsoliduar televiziv ajo tashme pas kater vitesh prezence eshte bere fytyra me e dashur e te dielave pasdite. E thjeshte dhe e embel, me humor dhe zgjuarsi jo vetem para telekamerave por edhe ne nje bisede te thjeshte Xhemi fl-

et jo vetem si moderatore televizive por edhe si nje nene. Nje rol qe e ben me mire se ç’e kishte menduar.
Ajo eshte bukuroshja Xhemi Shehu, tashme jo vajza qe dikur e therrisnim ndryshe Velina e “Fiks Fare” por nje nene. Prezantuesja e “E diell” prej disa vitesh ka formuar personalitetin e saj si nje moderatore e sprovuar. Ndihet e lumtur dhe e kenaqur me ato qe ka arritur. Pertej se “Dielles” nuk do donte t’i shtonte me ambicieve te saj si moderatore, te pakten per momentin.
Ajo qe i ka ndryshuar teresisht jeten eshte pikerisht ardhja ne jete e djalit te saj Martinit. Perpos lodhjes dhe veshtiresive qe i sjell te qenurit nene, entuziasmi dhe lojerat me vogelushin e saj sapo kane filluar. Ne kete interviste ajo na rrefen me shume çiltersi per kete marredhenie te re ne jeten e saj.Intervista

Xhemi nene! Ti je “mesuar” me idene?
Fillova te mesohesha me idene e te berit nene qe ne javet e para te shtatezanise edhe pse ka momente kur shoh Martinin pran-

e vetes me duket disi e çuditshme dhe e pabesueshme qe ai eshte realisht krijesa ime. Gjithsesi tani jam perballe faktit: e perkedhelur nga fati si dhe me e lumtur se kurre me pare !
Si e kishe imagjinuar veten nene kur ishe ne fillimet e tua televizive?
Veten time e kam imagjinuar ne kete rol vetem vitet e fundit qe perkon fill me periudhen mbasi u njoha me Visin. Ishte pikerisht ai raporti i shendoshe qe krijova me te i cili me kalimin e kohes me shtyu vetvetiu qe ta projektoja veten ne kete faze te re e te rendesishme te jetes sime! Sa me shume kalonte koha, aq me teper e kuptoja se asgje s’do ndryshonte me ne jeten time. Rutina e dites sikur kishte filluar te me mbyste, paradite pune, mbasdite palester ose ndonje kafe me miqte dhe ne darke me Visin. Fillova te mendoj qe po kjo situate do ishte edhe mbas marteses, me ndryshimin e vetem qe s’do flija me tek mami dhe babi, (qesh). Perpos kesaj ndikoi edhe mosha, pasi une dua t’i shijoj femijet e mi teksa rriten, dua te jem e fuqishme per ta dhe pa ndonje diference te ndjeshme brezash. Marrja e ketij vendimi ka qene absolutisht zgjedhja me e mire ne jete.
Cila eshte veshtiresia me e madhe qe nuk e kishe menduar me pare?
Veshtiresite jane te panumerta, do thoja, ajo qe me trembi pak me teper ishte se erdhen te gjitha njeheresh. Muajt e pare kam patur probleme serioze me gjumin, nuk arrija te flija as dy ore bashke sepse Martini zgjohej çdo 20 min, kur minimalisht me ishte dashur nje ore qe ta vija ne gjume. Pa folur pastaj kur ai qante e nuk arrija ta pushoja pavaresisht “teknikave” qe kisha mesuar ato ditet e fundit, jo ktheje permbys nga barku, jo jepi per te pire, jo kendoji, etj etj… e ai prape nuk pushonte. Tani nuk dua te frikesoj nenat qe jane ne pritje te femijes se tyre te pare pasi eksperiencat nuk jane kurre te njejta. Femijet jane te gjithe unike ne llojin e tyre!
Nje femer spektakli qe eshte pothuaj gjithe kohes ne tv dhe ne syte e publikut sa kohe ka per te qene dhe nje nene?
Mendoj se ky ndryshim thelbesor qe ndodh ne jete, nuk te sheh fort ne sy nese je femer ekrani, ekonomiste apo e nje profesioni çfaredo. Secila pune ka ato specifikat e veta qe te do ne orar me mendje te kthjellet, fytyre te shplodhur apo dhe me te dyja si ne rastin tim. Kuptohet qe nuk jam nene me kohe te plote pasi edhe punen nuk mund ta le pas dore, megjithate mundohem t’i alternoj me se miri te dyja. Martini, fale Zotit ka dy gjyshe te mrekullueshme qe i falin dashuri pa kushte dhe fatmiresisht jane edhe ndihma me e madhe per mua. Punen e tyre nuk do mund ta bente kurre nje dado, e cila do kujdesej per te voglin vetem per hir te shperblimit monetar.
Si arrin t’i alternosh te dyja?
Sa here qe jam me te mundohem te kompensoj te gjithe kohen e humbur e tani qe ai ka filluar te kuptoje çdo ndodhi eshte edhe me e bukur. Patjeter qe bej çdo gje nga e cila ai te marre kenaqesi. Lumturia, gezimi qe ai shfaq me syte, mimiken e tij mua veç me shtojne jeten!
Tani Martini po shkon nje vjeç. Ka filluar te luaje besoj. Po ti ke filluar te mesosh lojra per te?
Lojrat jane disi primitive ende, (qesh). Shpeshhere me Martinin ne krah vrapojme lehte neper shtepi dhe eshte dikush nga mbrapa, si per shembull mami ose Visi qe mundohet te na kape me krahet e zgjatura drejt nesh por qe jooo, nuk na kap dot. Ketu shkrihemi me te madhe “ne”. Me vjen mire qe ai te pakten preferon lojra ekonomike e pa shpenzime, (qesh).
Ben edhe ti si disa nena te reja qe lexojne literature per foshnjat?
Te them te drejten kam marre goxha informacione gjate periudhes se shtatezanise. Jam informuar gjithnje nga dy adresa ne internet babyzone dhe babycenter qe kane qene fort te dobishme per mua edhe pse ne fund fare, fjala e mjekut Halim Kosoves, te cilit do t’i jem mirenjohese gjithe jeten, ishte ligj per mua. Tani edhe sikur te dua, nuk kam fort kohe te ulem e te lexoj, thjesht bazohem tek fjalet e mjekut perkates qe ndjek zhvillimin e Martinit.
Çfare raporti ke me vjehrren?
Te njejtat raporte qe kam me nenen time, perfekte!
Sa ndryshon vjehrra jote nga ajo “tipikja”?
Ate tipiken, me te degjuar e kam, e ajo çka mund te them eshte se fale Zotit nuk kam probleme te ketij lloji.
Do te doje qe djali te te therriste “mami” apo Xhemi?
Fjalen ‘mami’ vetem femija ka te drejten e pamohueshme qe ta perdore e ku ka me bukur se ta degjoje Martinin te me therrase ne kete menyre. Mbase nuk jam edhe aq “moderne” ne kete pike sa te gezohem qe te me drejtohet ne emer.Femija i pare eshte me teper nje lodhje qe te ben te mendosh qe nuk do te lind me apo eshte dhe nje kenaqesi qe mendon per femijen e dyte?
Une jam rritur vetem, pa motra dhe vellezer e nuk do doja kurre qe edhe Martini te kishte te njejtin fat. Prandaj sado lodhje e veshtiresi qe mund te has, do doja te isha serish e bekuar nga fati qe te mund t’i falja nje moter, por ka ende kohe per kete prurje te re, (qesh).
Foto te bashkeshortit dhe djalit nuk te pelqen t’i publikosh. Pse kjo zgjedhje?
Ata nuk kane zgjedhur te jene persona publik, jane thjesht familja ime qe nuk ka pse te jete objekt bisedash apo thashethemesh, vetem sepse une kam kete profesion!
Le t’i kthehemi pak televizionit. Do te jetoje dot pa telekamera pas shume vitesh eksperience?
Patjeter qe po, madje mendoj qe ka ardhur momenti te beje nje pauze pa afat! Njeriu ne te shumten e rasteve pershtatet me çdo gje ne jete e nuk do ishte aspak habi qe edhe une te merrem me diçka krejt ndryshe nga kjo qe po bej neser apo pasneser.
Ndihesh me e vleresuar tashme qe je ne krah te nje mashkulli dhe jo me te kater vajzave?
Une ndihem e vleresuar gjithmone per ate qe bej dhe partneret televizive i kam pare gjithmone si nje skuader per te arritur qellimin final. Kater, dy apo nje, s’kane qene kurre nje problem per t’u diskutuar per mua!
Çfare mund te behet shkak te debatosh me Dudushin pas kuintave?
Ndodh qe edhe une ja drejtoj vetes kete pyetje shume shpesh. Me Albanin shkoj shume mire ne fakt dhe s’besoj se do kete ndonjehere arsye per te debatuar. Per me teper qe une nuk para debatoj me askend pasi me pelqen t’i zgjidh gjerat ne menyre te paqte!
E rritur profesionalisht çfare rubrike do te kishe deshire te beje shtese?
E kam thene edhe here te tjera qe rubrikat tek “E Diell” mua me duken si programe me vete pak rendesi ka minutazhi i tyre dhe kete sezon me dalin e teprojne ato qe me jane besuar!
Ke kaluar shume faza ne tv duke u ngritur gjithnje si nga ana profesionale ashtu edhe nga roli i cilit te eshte besuar. Si te ben te ndihesh?
Patjeter qe me ben te ndihem e vleresuar per punen time si dhe e shperblyer edhe moralisht nga ky institucion!
Çfare programi do te kishe deshire te prezantoje?
Pak a shume i kam prekur te gjitha gjinite e programeve nder vite, si Top Fest, Shtojzovallet, Kjo ishte Loja, Portokalli dhe se fundmi “E Diell” qe ka larmishmeri rubrikash apo mini programesh siç e quaj une.Nga sezoni ne sezon dhe realisht nuk mund te them qe kam deshire te provoj veten ne ndonje x format.
Tashme je edhe nje moderatore. Ne kete rol çfare te ben te ndihesh ne veshtiresi?
Edhe ky lloj profesioni ka veshtiresite e veta, siç do lloj profesioni tjeter fundja. Kerkon shume pergjegjshmeri ne ato qe thua, ben apo edhe se si ja percjell publikut. Veshtiresite me te medha i has gjithmone ne ato ditet e mia te “keqija”, kur nuk jam ne humorin e duhur per arsye te ndryshme. E kuptohet qe televizioni nuk te fal ne keto raste pasi publiku, i cili gjykon gjate gjithe kohes nuk duhet te kuptoje asgje nga ato çka i transmeton.
Sikur te ishe autore e “E diell” çfare do te ndryshoje apo do te shtoje?
Duhet te ma beje kete pyetje per sezonin qe lashe pasi ne fakti tani “E Diell” eshte me ne forme se asnjehere, me te gjitha elementet e duhura per ta bere nje dite te diele sa me te kendshme dhe familjare ne syte e te gjithe publikut qe na ndjek.
Paraqitjen e le ne dore te grimiereve apo je dhe vete qe u jep ide?
Gjithmone ja besoj paraqitjen time profesionistit, personit te cilit mban pergjegjesi ne ato qe vesh apo menyren se si me grimon. Madje po perfitoj te falenderoj Orinden grimieren time si edhe Elven qe kujdeset per veshjet e mija!
Preferon qe jashte kamerave te veshesh klasiken apo sportiven?
U bene gati gjashte vjet qe takat e mia po i mbulon pluhuri e i bie te “pastrohen” vetem ne raste te rralla qe mund te jene raste specifike. Ndjehem shume komode e veshur me rroba te lirshme e aspak te sikletshme.
Cili eshte sekreti i te qenit ne forme fizike?
Ështe thjesht formati HD sekreti i elegances time pasi siç me sheh, nuk jam edhe aq per t’u patur zili (qesh).


(vipat.info)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 3579, stampe 1 ©


Meemira.com