logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Eli Fara: Marina me ka mbushur jeten
Autor Giusi - 06 July 2012 17:03
  

TIRANE-Mbi supe mban vite dhe kujtime. Prej kohesh i duhet te rende pas koncerteve e prej tyre ne shtepi, ku e bija e pret me mall e dashuri. Ajo eshte gezimi i jetes se saj, nje jete e ndare ne copeza. Marina, me sa kuptohet, eshte qetesia ne familj-

e dhe vete familja. Kane ndertuar se bashku nje marredhenie te veçante sepse kane qene vetem ato. Edhe pse duke “vrapuar” per t’i bere te gjitha, Eli Fara si pakkush ia ka dale mbane te beje mire te dy rolet. Ështe nje nene e mire dhe nje kengetare e kerkuar. Sekretet e jetes se artistes se mirenjohur, duke fi lluar nga femijeria, tek shkolla e muzikes, ne konkursin e se ciles shkoi me rroba borxh. Ngacmimet e djemve dhe martesa, e cila zgjati shume pak. Arsyet e ‘divorcit’ dhe marredhenia qe ka sot me ish -bashkeshortin. Suksesi me i madh dhe momenti me i sikletshem ne skene. Pushimet dhe makina. Dalja e pare jashte Shqiperise dhe Amerika, prej se ciles ka marre vetem kujtime te bukura. Keto dhe te tjera detaje nga vitet e ikones se muzikes, sot ne faqet e veres.

Si ka qene Eli femije?
Nje çupke e vogel, me fl oke te shkurtra fare, qe kendonte neper shtepi dhe qe rrinte me veshin vetem tek radio, se televizor nuk kishte ne ate kohe. Çdo meng-

jes shkoja me furçen e dhembeve ne dore tek çezma e fshatit per te lare dhembet. Te tjeret shkonin me kana dhe prisnin per te mbushur uje, une qendroja ne radhe per te lare dhembet.
Cilat kane qene lojerat e preferuara te femijerise?
Loja me peta dhe lojaluftash (topadjegesi). Pas femijerise dhe lojerave me peta ne lagje vjen shkolla. Ndonje episod te veçante nga kjo periudhe. Qe ne vitet e para te shkolles rashe ne sy si kengetare. U bera soliste e korit te shkolles, kur isha ne klasen e katert fi llore. Vazhdova per disa vite si soliste dhe sa here qe beheshin festa me rastin e diteve te veçanta, une kendoja dy kenge solo. Gjate kesaj kohe ne shkolle vinin shume profesore, kompozitore, muzikante, qe asistonin ne keto koncerte. Ata pikasen talentin tim dhe u thane mesuesve, qe kjo vajza duhet te vazhdoje shkollen e muzikes sepse eshte e talentuar. Keshtu, ma mbushen mendjen qe te konkurroja per kanto ne liceun artistik “Tefta Tashko”....
Mbaj mend qe kur kam shkuar ne konkurs, kam marre borxh nje bluze te zeze dhe nje fund bezhe te gjate terital tek nje komshia ime. Asaj i kishin ardhur peshqesh nga Amerika keto rroba dhe kur i vesha, me ra nje nur i papare. Sapo hyra ne sallen ku ndodheshin profesoret, te cilet perbenin komisionin, dallova shikimin e tyre te çuditur, e vura re qe u beri pershtypje paraqitja ime. E ndjeva qe dukesha mire. Fitova konkursin dhe hyra ne shkolle per kanto. Ne vit te trete te shkolles se mesme, behej Festivali i Gjirokastres dhe na moren ne vajzave te kantos per nje prove. Kompozitori Pavlo Sholla se bashku me Josif Mingen, na thane kendoni nga nje varg. Ne kohen kur po kendoja une, profesori tha: ‘Ua rri pak ketu, ju te tjerat ikni’. Shkoi gjeti me vrap nje kasetofon te vogel, vuri nje kasete dhe me tha kendoje prape, ishte i bindur qe e kish gjetur ate qe kerkonte dhe donte ta regjistronte kengen time. ‘Ne oren 8 ne mbremje duhet te vish ketu, te fillojme provat per festivalin e Gjirokastres’, - me tha. Vajta ne prova dhe atje u njoha me muzikantet me te mire te Korçes, qe nuk ishin te paket, me instrumentiste virtuoze te muzikes popullore qe kane lene materiale brilante ne kete fushe. Une isha fare e vogel atehere, mirepo ajo eksperience me formoi, me ndryshoi jeten, me dha nje drejtim. Ky ka qene viti ne te cilin u percaktua, qe une do te isha kengetare. Pata sukses ne Festivalin e Gjirokastres, kam kenduar nje kenge kurbeti, ndonese e vogel ne moshe. “Nenocke s’te vjen keq” ishte nje kenge dramatike e papare. Sot kur e shoh ate filmim, çuditem qe nje fytyre bebeje te kendoje nje kenge kurbeti aq dramatike. Por ngjyra e zerit, qe eshte melankolik dhe mbart pak element dramatik beri qe ata te guxonin e te me jepnin kenge kurbeti.
Me pas shkollimi juaj si vazhdoi?
Une vazhdova shkollen, isha mexosoprano, mirepo profesori im Josif Minga i thoshte vazhdimisht mesueses sime: “Mos u mundo shume qe te arrish ndonje gje me Elin, se kjo eshte ketu, eshte e lindur per kete gje, per kengen folk, kengen tradicionale”.
A e ndoqet shkollen e larte?
Jo, sepse une u martova pa mbaruar vitin e katert. U bera vajze rebele. Nuk munda qe te shkoja ne shkollen e larte, te vazhdoja per kanto, por atehere ekzistonte mundesia qe me Liceun Artistik te hyje direkt mesuese ne ciklin e ulet dhe une ne fund te vitit te katert isha edhe shtatzene dhe fillova pune direkt mesuese ne ciklin e ulet ne nje fshat, shume larg nga Korça. Megjithate e kujtoj si nje periudhe qe ka ndikuar tek mendimet dhe formimi im, qofte per punen, per sakrificen, mesova qe çdo gje qe vjen do ta besh, duhet ta besh. Tre vjet kam punuar ne ate fshat, ishte goxha larg, nje ore e gjysme ne kembe.
E benit perdite?
Po, po, çdo dite.
Ne çfare ore zgjoheshit?
Ne 5:45, vonohesha shume sa behesha gati dhe kisha nje zakon atehere, prej te cilit edhe semuresha shpesh pastaj, sepse nuk dilja nga shtepia pa lare koken, doja te me ndrisnin floket dhe kisha onde goxha te medha. Thonjte i mbaja te gjate qe ne ate kohe, madje disa nxenes me therrisnin mesuesja me thonj te gjate.
Paskeni sjelle tendence?
Po, per ate kohe ishte goxha tendence, thonj te gjate, pantallona kadife te ngushta fare. Mbaj mend qe vishja nje xhup lekure qe kishte nje imitacion shkelqimi ne te. Keshtu puna ime, pastaj vazhdova edhe ne nje fshat tjeter, por nderkohe fillova edhe ciklin e ulet me korrespondence ne Elbasan. Keshtu qe kam bere shume gjera.
Filluat te larten?
Po, meqe po jepja mesim ne ciklin e ulet fillova Pedagogjiken.
Ne periudhen e gjimnazit ju ngacmonin djemte?
Isha e vogel, 17 vjeçe. Sigurisht qe te gjithe çunat shikonin, por kjo ishte para marteses. Pastaj nuk guxonte me njeri (qesh).
Si e kujtoni periudhen e marteses, lindjen e vajzes? Duhet te kete qene me shume sakrifica, se ishit shume e vogel dhe ju eshte dashur te ndaheni nga familja.
Sigurisht qe ka qene e veshtire. Periudhen e marteses nuk eshte se e kam te paqarte ne kujtimet e mia, po ishte diçka qe e beja si ne enderr. Ndoshta prej moshes, nuk e di.
Ishte zgjedhje e juaja apo e familjes?
Ishte nje vendim qe e mora une. Familja ishte kunder. E vetmja gje qe kujtoj me se miri eshte lindja e vajzes. E kam perjetuar mire shtatezanine. Nente muaj kam punuar shume me shtiza dhe grep. Nuk kam lene çarçafe pa qendisur e pa i sajuar modele. Beja triko te bukura, ato kuvertat qe hidhnim ne ate kohe. Kam punuar shume, sikur do beja pajen (qesh).
Ke ruajtur ndonje prej ketyre punimeve?
Ngaqe isha e vogel, nuk ua dija rendesine. Une i beja dhe kenaqesha, po nuk arrija te mendoja qe duheshin ruajtur. Vone u kujtova per kete pjese dhe fillova te mendoj sa bukur eshte qe t’i kesh. Disa kostume te Marines arrita t’i ruaj dhe i kam edhe sot.
Dasme keni bere atehere?
Jo. Nuk beme dasme.
A ndikoi martesa ne nderprerjen e aktivitetit tuaj artistik?
Jo, nuk ndikoi. Shoqeria atehere kishte nje mentalitet tjeter. Gjerat ishin te percaktuara. Nuk e nderpreva aktivitetin tim artistik. Nje vit e gjysem pas lindjes u riktheva.
Kur ndodhi ndarja nga bashkeshorti?
Ne moshen 20 - vjeçare une isha e ndare dhe vetem me vajzen.
Si ishte perballja e vetme me jeten?
Tani qe e mendoj mund te them qe ka qene e veshtire, por gjithashtu mund te them se nuk ka gje te veshtire kur je i ri. Kur je i ri shemb edhe male. Te gjitha realizohen. Me vone pastaj, kur formohesh dhe i kupton gjerat me mire ben seleksionimin sepse nuk eshte mire te harxhosh energji per diçka qe nuk vlen.
Pse erdhi ndarja?
Arsyeja kryesore ishte arrestimi i tij. Ndodhi nje sherr i madh midis grupeve, siç ndodh neper qytete te vogla. Gjate sherrit pati dhe nje vrasje, pati disa te denuar dhe gjyqi vazhdoi per disa vite. Gjate atyre viteve une isha ne qender te bisedave qe njerezit benin mbi kete histori, por nuk me kane vene kurre ne siklet, asnjehere nuk jam ndjere keq. E kam perballuar me koken lart. Gjerat ndodhin dhe une jam nje njeri qe i marr vendimet shpejt e nuk e kthej koken mbrapa te qaj per ato qe iken. Çfare iku, iku.
A ruani kontakte me ish – bashkeshortin?
Jo. Kur perballemi me njeri - tjetrin pershendetemi, themi nje “miredita”.
Po vajza komunikon me te atin?
Edhe Marina njesoj.
Cilin do te cilesonit si kulmin e karrieres suaj?
Vitin 1988 me kengen “Qeraxhiu”. Nje kenge qe eshte legjende dhe histori me vete. Pastaj viti ‘89 ku u be “Mbremja e Kenges Popullore” ku une shpertheva dhe mora çmimin e pare.
Pastaj ne “12 ne Hollivud”...
Kjo pastaj ishte pas viteve ‘90, kur gjerat ishin shume me ndryshe. Nuk merrnim me rroba borxh se na i sillnin nga jashte, ishim me te zbukuruara, me te kuruara, me te formuara (qesh).
Si ishte dalja juaj e pare jashte Shqiperise?
Udhetimin tim te pare jashte une e kam bere me Ansamblin “Skenderbeu” ne Turqi. Kjo u arrit me veshtiresi pasi nuk po jepej miratimi i sigurimit te shtetit ne ate kohe. Me pas me luften e madhe te profesoreve te mi arriti te realizohej ai udhetim. Rruga ishte per ne Turqi dhe mbaj mend qe kemi shkuar me makina te vogla. Ishim kater kengetare, Zeliha Sina, Aferdita Zonja, Arif Vladi dhe une. Pjesa tjeter ishin valltare dhe instrumentiste.
Si ju priten atje?
Pasi kaluam kufirin, vendi i pare qe ndaluam ishte Struga. Ngaqe ne atehere nuk kishim drita, as sot nuk kemi ne fakt (qesh), mua me dukej si perralle, sikur shkelqente çdo gje. Edhe aty ndoshta nuk ka qene ai ndriçim qe duhej, por ne krahasim me ne, ishin mrekulli. Me bene pershtypje dritat. Nje enderr, tamam si jashte shtetit. Megjithate une nuk beja ze. Ok, u kenaqa, po shetisnim, me muzikante, kishte atmosfere, por nuk po flisja, ndaj dhe kur po afroheshim prane Stambollit nje mikesha ime qe eshte edhe sot nje nga me te ngushtat qe kam, ajo ka pagezuar edhe vajzen time, me thote: ‘Moj, kemi dy dite qe udhetojme dhe ti nuk ke thene asnje fjale. S’te beri pershtypje asgje?!’. Ajo kish dale me perpara, dhe çuditej qe une nuk reagova. Qe nga ajo kohe ma mban histori kete. Por, pergjithesisht une nuk jam nga ato qe shprehem.
Pastaj koncertet atje, duke filluar edhe nga ushqimi, nga pijet, ishin diçka komplet ndryshe, ishin perjetime te kendshme. Ato pak leke qe na i jepnin si dieta i kursenim, qe te blinim ndonje gje, sepse shqiptaret atehere nuk ishin shume te lidhur me boten dhe kur kalonin kufirin, benin si te çmendur.
Çfare blete?
Çfare s’kam blere. Mbaj mend qe bleva nje kostum bojeqielli (pantallona dhe bluze). Kam blere goxha gjera, por edhe na dhuronin. Nje komplet xhinse, fund me jelek qe ma dhuruan atje beri shume buje kur e vesha.
Ndonje moment te pakendshem keni pasur ne skene?
Ka qene ne fakt nje moment, ne nje eveniment ne Amerike ku kam kenduar me Aurelen. Duhej te kendonim bashke himnin dhe gjate gjithe kohes une kendoja me gjithe force e shpirt dhe kur zbres nga skena me thone ti e kishe te mbyllur mikrofonin. Degjohej vetem zeri i Aureles ne mikrofon. Kur kendova kengen e dyte, mora mikrofonin dhe provova zerin ne fillim, me zuri frika.
Si i kujtoni vitet ne Amerike?
Si me te mirat. Edhe per menyren e jeteses edhe ne fushen e artit. Ishin me te mirat sepse jetoja shume afer atij vendit ku kendoja, qe ishte superluks.
Ju vetem kendonit atje, nuk benit ndonje pune tjeter?
Po, vetem kendoja dhe e kisha te sigurt çdo te premte e te shtune. Te dielen leviznim me koncerte ne shtete te tjera, por ishte pune e qete, me nje shkelqim te papare, qarkullonin lloj lloj artistesh, kishte balerina. U be si qender e shqiptareve, si pallat kulture. Pastaj javen e kisha te lire per te lyer thonjte, per bere pazaret, per t’u bere gati per weekend-in tjeter. Mesova trenat, levizja vete gjate gjithe dites. Atmosfera ne New York te jep ndjesine sikur ke lindur atje, sikur ke qene atje, sikur ke jetuar atje. Ne vende te tjera nuk eshte se ta japin kete ndjesi.
Na tregoni pak si eshte Eli si zonje shtepie?
Si karakter une hyj ne njerezit tradicional. Gatuaj vete, kujdesem qe shtepia te jete e rregullt, po nuk jam ekstremiste.
Na flisni pak tani per marredhenien qe keni krijuar me Marinen... Pavaresisht se ajo eshte vajza juaj, mund ta kishe edhe moter.
(qesh) Me Marinen e kam thene shpesh here qe shkoj per mrekulli. Marina ka qene nje femije shume i qete, nuk me lodhte, nuk qante. Ishte nje bionde e lezetshme me floket e bardha te drejta, syte i ka pak jeshile Marina dhe binin gjithmone ne sy. Me degjonte per çdo gje qe i thoja, d.m.th kam qene e mbushur, edhe jam. Kam Marinen qe me mbush gjithçka. Pastaj kur femija rritet, sigurisht qe kerkon edhe pa vetedije, nje liri te veten sepse rritet dhe do qe te jete dikushi, te krijoje ate personalitetin e vet dhe kjo shpesh here nenave nuk i pelqen. Per mua Marina eshte ende ajo vajza e vogel, s’ka rendesi sa eshte rritur dhe qe mund te krijoje jeten e saj neser.
Jeni shoqe, i besoni sekrete njera - tjetres?
Jemi shoqe, por une jam prape ne ate rolin nenes, me kerkesa te pafundme. Duhet qe te jete çdo gje perfekte dhe Marina nuk duhet te beje asnje lloj gabimi (qesh).
Flasim pak per muziken. Çfare projekti keni ne dore?
Duke qene se kengen popullore e kam timen, nuk kam me çfare sjell te re ne muziken popullore, duhet te bej kenge te reja natyrisht, por ate e kam ne xhep si gjini, mendoj te sjell diçka te re tek balada. Balada me çmend si gjini, me emocionon dhe e ndjej qe e kam pasur dikur, por nuk e dija. Meqenese ato qe kam provuar deri tani kane qene te suksesshme, qe nga ‘Sonata’, ‘Vjeshta’, ‘Po te pres’, ‘Dielli i endrrave te mia’, etj, mendoj te mbetem ketu. Jane kenge, qe une kur jam ne nje koncert qe ia vlen te paraqitesh si artiste, jam krenare kur filloj t’i kendoj. Ndihem vertet shume mire dhe shoh edhe reagimin e publikut qe eshte i njejte. Kenga e fundit, “Vetem Sonte” ishte ne nje fare menyre surprize, me mbushi mjaft dhe e gjeta veten plotesisht aty. Gjithsesi nuk do ta le pas dore as muziken popullore.
Ke doni me shume nga keto dy gjini?
Te dyja i dua shume. Duhet te kem personalitet te dyfishte siç duket (qesh).
Si i kujtoni pushimet e para?
Ne korçaret kishim Pogradecin afer dhe ne Pogradec i kam bere pushimet e para. Une kisha hallen atje dhe shkoja veres shpesh. Pastaj edhe me vajzen, çdo vere. Nuk vinim ketej, ndoshta ngaqe s’kemi pasur te aferm ketej nga bregu. Pastaj kam shkuar ne Greqi, neper ishujt e Greqise. Kam vellezerit ne nje ishull shume te bukur me te cilin jam dashuruar, megjithese kur shkova heren e pare thashe ketu qenka shume larg, nuk vij une kaq larg, por pastaj me pelqeu jashtezakonisht atmosfera, uji. Perpara Greqise kam shkuar edhe ne Antalia nje vit, bashke me gocen dhe atje e kam mesuar notin. Kam qene 25 - 26 vjeçe. Nuk dija deri atehere, se kur shkoja ne liqen futesha ne uje, por nuk dija not. Ndoshta deti me mbajti mbi vete. Thone qe eshte e veshtire ta mesosh notin ne moshe te rritur, por une ia dola. Kam qene edhe ne Spanje per pushime. Edhe atje ishte shume bukur, por uji ishte shume i ftohte. Doja patjeter te shkoja ne Spanje, ngaqe une e dashuroj boten latine.
Po kete vit keni bere plane?
Sivjet nuk kam ndonje plan, ngaqe rri me shume ne Durres dhe kur e ke detin perdite aty, thua ku do te shkoj.
Domethene veren e kaloni ne Durres?
Po, gjate veres qendroj shume aty. Sot erdha ne Tirane per intervisten. Qendrimi ne nje vend eshte i lidhur ngushte me angazhimet.
Eli a ka nje partner ne krah?
(qesh) Kam shume kerkesa, po asnje partner ne krah. Une kam shume gjera qe me mbushin.
Dime qe jeni shofere shume e mire. Kur e keni marre makinen?
Kam qene nga te parat qe kam pasur makine. Makinen e kam marre ne ’93, kur pak ishin pare makinat. Kisha nje benz dhe beja vete rrugen nga Korça ne Tirane. Atehere, siç e thashe nuk kishte shume makina dhe ne Tirane bije ne sy, wow nje kengetare me makine. Pastaj e lashe makinen per nje kohe, tani e kam prape. Gjithsesi me pelqen qe ne rruge te gjata, te jem pasagjere, te jem ne ate boten time, te shijoj udhetimin.
Si ia ben Eli qe te jete po kaq e bukur edhe sot, pasi di qe nuk keni asnje nderhyrje?
Duket besoj. Nuk jam kundra nderhyrjeve, por nuk e kam ndjere veten keq, aq sa per te nderhyre. Po te mos ndihesha rehat do te kisha bere edhe une ndonje gje. Me duket mese normale edhe hija e ndonje rrudhe, madje edhe shenja qe kam ne balle.
Ç’eshte kjo shenje?
E kam peshqesh nga nje aksident qe kam bere me makine ne vitin 1995.
Keni menduar per ndonje ndryshim ne look keto kohe?
Ndryshime te vogla, por brenda karakterit tim. D.m.th nese ka vite qe i mbaj floket e drejta dhe njerezit kane harruar qe une vete jam kaçurrelse, me ondet e fundit qe kam perdorur ne videon “Vetem sonte”, me ka pelqyer vetja, ndaj kam menduar t’i alternoj te dyja modelet. Edhe te zezen e famshme qe une kam goxha kohe qe e mbaj, kete vit e kam zbutur dhe po kaloj ne keto ngjyrat e ngrohta.
Sa shpenzoni per veten, per kurimin e imazhit?
Shpenzoj aq sa e kam takatin (qesh). Sa me shume te kesh, aq me shume shpenzon.
Jeni e fiksuar pas modes?
Me pelqen ta ndjek moden. Menyren e te grimuarit, provoj qe ta ndryshoj, qerpiket me pelqejne, i perdor neper koncerte, neper mbremje. Per veshjet sigurisht jam teper e dhene, nuk le reviste mode pa blere, e pa pare se ç’behet. Por nuk eshte se dua patjeter koleksionin e fundit, mjafton qe te me pelqeje mua dhe une te ndihem mire. Ndodh p.sh. qe te shoh veshje ne dyqan dhe te them kjo eshte Eli, gjej veten ne to. Vendi qe dashuroj te bej shopping eshte New York-u.
Me koleget ç’raport keni krijuar?
Me te gjitha kengetaret shkoj shume mire.
Edhe me kengetaret e reja?
Po, edhe me ato sepse njeriu kur eshte komod me veten eshte me te gjithe. Kjo ka ndikuar qe une te jem mike me te gjitha. Sigurisht qe ka nga ato qe i kam me te aferta, ndoshta disa qe na ka lidhur me shume puna siç eshte Aurela, Merita Halili, Gezim Nika, Ermira Babaliu, etj. Kemi hapur edhe barkun me njera - tjetren, edhe flasim dhe takohemi me shpesh. Pergjithesisht pozitiviteti mes te gjithe njerezve te artit ekziston.
A jane te pasur artistet Eli?
Nuk besoj se ka shume vlere pasuria monetare, per mua vlen ai njeri qe ka diçka brenda vetes. Nuk ka rendesi sa shtepi ke, rendesi ka sa i lumtur.
Nje mesazh per fansat qe po lexojne kete interviste.
Te bejne qejf kete vere. Te jetojne jeten per sot. Nje thenie me ka pelqyer shume, ma ka thene dikur nje zoteri nga Prishtina: Me shume se dje, me pak se neser. E kam pasur si moto per nje kohe te gjate.



(balkanweb.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 22208, stampe 7 ©


Meemira.com