logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Toromani: E mbaja me buke. Oni Pustina me vodhi leket diten qe u ndame
Autor Giusi - 07 July 2012 15:33
  

Ka ardhur ne Shqiperi jo per nje shfaqje baleti siē shumekush do te deshironte te ndodhte, por per shkak te gjyqit qe ka me ish-te dashurin e saj, modelin Oni Pustina. Anbeta Toromani, balerina e famshme shqiptare ne Itali, do te vije sot ne “Bluetoo-

th” me nje interviste ekskluzive, ne te cilen shpjegon gjithe rrjedhen e ngjarjeve, qe nga dita qe iu vodhen parate. U takuam me te gjate dites se djeshme ne ambientet e nje hoteli ne zonen e Bllokut, ku zhvilloi edhe nje takim te gjere me mediat. Ne biseden qe beme, Anbeta na tregoi per telefonaten e Onit disa dite pasi i kishte marre leket dhe marredhenien e tyre gjate koheve te fundit.
Anbeta, si ndiheni pas gjithe kesaj qe ka ndodhur?
Jam sinqerisht e tronditur, e lenduar, e zhgenjyer. Jam e indinjuar.
Kur e moret vesh qe ju ishin marre leket?
Ne 2009-en, ne nentor. Isha ne Itali dhe me njoftoi me telefon motra ime.
Ēfare ju tha motra ne ato momente?
Te gjithe ate qe une ju thashe juve sot. Qe jane vjedhur keto leke.
Cila ishte gjeja e pare qe moret vesh?
Ishte terheqja e lekeve nga llogaria e perbashket.
Llogaria e perbashket qe kishit ju me Onin?
Jo e imja, ajo qe kishte ime moter me zoterine.
-

Na e shpjegoni pak me mire kete pjese?
Ekzistonte nje llogari bankare ne emrin e sime motre, Bujana Toromani dhe Fatjon Pustines. Motra ime e madhe kaloi nje shume lekesh ne kete llogari te perbashket dhe ky zoteria i merr keto para dhe i kalon ne nje llogari tjeter, pa pyetur askend.
Sa kohe pasi ai kreu kete veprim e moret vesh qe ju ishin marre leket?
Ne e morem vesh dy jave me mbrapa, nuk e morem vesh direkt.
Pastaj ēfare hapi ndermoret?
E mora ne telefon dhe me tha do t’i kaloj prape. I kam marre per motivet e mia me tha dhe do t’i kaloj serish.
Ti, bashkejetoje me Onin?
Nese bashkejetese do te quanim, qe nje muaj rri ne Shqiperi dhe nje muaj ne Itali, atehere une bashkejetoja me te, por nuk mund ta quaj bashkejetese kete.
A kontribuonte ai ne kete bashkejetese?
Absolutisht jo. Ti e kupton qe ai njeri ka ngrene buke ne familjen time. E kam mbajtur me dreka dhe darka, ne do te dish, edhe shtepine me qira e paguaja une.
Mendon se marrja e lekeve mund te jete nje forme hakmarrjeje pse ju e late?
Mund te ekzistoje edhe kjo piste, por pak me intereson.
Thate qe leket jua ka marre ne kohen kur u ndate?
Po, po, pikerisht ate kohe. Me shtator te 2009-es, nderkohe qe ne telefon ‘qante’ e me kerkonte pajtimin.
Besoni te drejtesia shqiptare Anbeta?
Nuk dua te ve ne dyshim absolutisht profesionalizmin e njerezve te Gjykatave. Pres qe te vendoset drejtesia.


(balkanweb.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 1105, stampe 2 ©


Meemira.com