logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Shqiperia nen rrezikun e ēimentos se huaj
Autor Giusi - 19 luglio 2012 14:04
  

Kosova po mbron prodhimet vendase duke vendosur taksa te larta mbi importin. Qeveria shqiptare hesht per problemin.
Kerkesat e importuesve te ēimentos ne Kosove per heqjen e takses ne nivelin 35% ndaj produkteve te importit, perfshire edhe Shq-

iperine, ka rindezur nje debat, i cili fokusohet ne investimet e huaja ne vend, rendesine e tyre ne ekonomi, por edhe ne punesim. Mbeshtetja qe disa deputete te parlamentit te Kosoves i dhane importuesve te ēimentos nuk mjaftoi per te ndryshuar situaten dhe qeveria e Thaēit vendosi te mbaje taksen e importit ne menyre qe te mbroje prodhimet vendase.
Strategjia qe po vihet ne zbatim nga Thaēi dhe Kusari-Lila ka shkaktuar pakenaqesi tek importuesit, por nga ana tjeter i ka siguruar Kosoves te ardhura te konsiderueshme. Prania e investitoreve te huaj, sidomos ne fushen e industrise ku vlerat e investimit jane ne disa qindra mijera euro, eshte nje ndihme e madhe per shtetin kosovar. Investime te tilla krijojne edhe vende pune ne zona industriale dhe qyteza te vogla ku punesimi eshte i veshtire.
E njejta situate paraqitet edhe ne Shqiperi, por ndryshe nga Thaēi, qeveria jone nuk ka reaguar ne lidhje me ēeshtjen. Investitoret e huaj ndihen teper te rrezikuar dhe paralajmerojne -

edhe largimin e tyre nga Shqiperia, ne nje kohe kur kryeministri ka deklaruar se brenda vitit do arrije te mbledhe dy miliarde euro investime te huaja. “Fakt eshte se ne Shqiperi, vitin e kaluar u investua mbi nje miliarde dollare dhe konvertojini ato ne vende pune, ne paga. Kjo perben edhe nje nga faktoret kryesore perse kjo ekonomi ka rritje. Une gjykoj se ne ambicion tone, ne duhet te synojme te kapim sa me shpejt dy miliarde dhe pasi te arrijme ne kete stacion, te mund te percaktojme e te themi jo pa realizem se Shqiperia ka potenciale te jashtezakonshme”,- tha kryeministri Berisha ne daljen e fundit perpara medias. Ndryshe nga ēfare thote kryeministri, vete industria e ēimentos ka ngritur nje shqetesim madhor dhe ka shpjeguar me detaje se cilat jane rreziqet qe i kanosen.
Shqetesimi i industrise shqiptare te ēimentos, e cila ka investuar ne vend me shume se gjysme miliardi euro, lidhet me importet kryesisht nga Italia dhe Greqia, te cilat shesin nen kosto vetem e vetem qe te mbajne pozitat ne treg. Bazuar ne ligjin nr. 9790 per vendosjen e masave mbrojtese kundrejt importeve, industria e ēimentos i ka kerkuar Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes qe te vendose taksa per importet e huaja. Sipas te dhenave zyrtare, tregu ne vitin 2012 ndodhet ne nivel konsumi nen 1.5 milione tone ēimento ne vit dhe mbi 30 % e tij furnizohet nga importet. Kjo le vetem nje milion ton ēimento konsum per t’u ndare midis dy kompanive vendase te ēimentos. Kjo do te thote 0.5 milion ton per secilin ose nje shfrytezim prej 33 % per konsum te brendshem. Kjo eshte absolutisht e pamjaftueshme per te mbajtur te dyja kompanite e ēimentos ne funksionim te vazhdueshem, nderkohe qe mungesa e materializimit te projekteve ne infrastrukture ka ēuar ne rritje dramatike te kostove te prodhimit.
Prodhuesit italiane qe eksportojne drejt Shqiperise nga Italia dhe Greqia, e kryejne eksportin drejt Shqiperia pavaresisht rrethanave, ne menyre qe shfrytezimi i fabrikave te tyre te ēimentos ne Greqi dhe Itali te mos bjere nen 50% te kapacitetit prodhues – pasi ne baze te ketij te fundit ata prodhues kane fituar te drejtat e CO2 – ndryshe ata do te humbnin 50% te ketyre te drejtave, qe perkthehen ne disa milione euro ne vit. Keta prodhues madje mund te eksportojne edhe nen koston e tyre variabel, ne menyre qe te mos humbin te ardhurat e lartpermendura. Me tkurrjen e tregut te tyre vendas, rritet presioni per shtimin e importit drejt Shqiperise. Industria shqiptare e ēimentos do te shkoje drejt renies se metejshme dhe zhdukjes se mundshme ne rast se, ne parim, nuk merren masa mbrojtese drastike ne perputhje me Ligjin nr.9790. me qellim qe fabrikat e ēimentos ne Itali dhe Greqi te shpetojne te ardhurat e veta nga tregtimi i te drejtave te CO2 dhe te perballojne krizen e tyre.
Problemet sociale qe vijne nga largimi i investimeve te huaja
Investimet e huaja dhe teknologjia e avancuar qe ato sjellin me vete eshte nje shtyse e madhe per ekonomine shqiptare. Behet fjale per disa qindra miliona euro te investuara ne vendin tone, te cilat shoqerohen edhe me hapjen e shume vendeve te punes. Ndryshe nga bizneset e vogla, te cilat punesojne 5-10 njerez, investimet ne industri sjellin shume me teper vende pune. Industria e ēimentos eshte nje investim qe kam vleren e 600 milione eurove dhe puneson me shume se dy mije njerez.
Ne rast se kjo industri vendos te largohet nga Shqiperia, humbja e pare dhe me e prekshme do te jete tek punetoret e saj te drejtperdrejte dhe me pas tek te tjeret. Rreth 2000 familje do te humbin te ardhurat dhe kjo nuk eshte pak per nje vend te vogel si Shqiperia nen kercenimin konstant te krizes ekonomike. Humbjet do te ndihen ndjeshem edhe nga shteti shqiptar ne kuadrin e taksave. Kjo do te thote me pak te ardhura ne buxhetin e shtetit dhe me pak te ardhura per te gjithe shqiptaret.



(lajme.shqiperia.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 835, stampe 7 ©


Meemira.com