logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Aktorja Eva Alikaj pas 15 vitesh pushime me djalin ne Shqiperi
Autor Giusi - 09 August 2012 09:31
  

TIRANE- Ajo s’ka ndryshuar aspak! Kur biseduam me te, na u duk sikur koha nuk kishte kaluar. Ështe po aq e ndrojtur, enderrimtare, e qete. Edhe zerin e ka po aq te embel. Ajo ka kaluar nje jete te mbushur me arritje te medha, eshte dehur nga suksesi,-

dhe ka hasur ne shume veshtiresi. Flet per Tiranen dhe per Shqiperine sikur te kishte jetuar ketu çdo minute, edhe pse eshte larguar nga memedheu prej vitesh. Thote se njerezit ketu e duan dhe, kjo shpesh e çudit, madje e ben edhe te dyshoje, nese vertete puna e saj ka bere qe te ndodhe kjo, apo...

Aktorja e madhe e kinematografi se shqiptare Eva Alikaj na rrefen me dashamiresi jeten e saj. Pyetjet tona jane te shumta, kurioziteti eshte i madh, sepse ajo na ka emocionuar dhe na ka dhene shume... Ketu s’ka vend per dyshime, ne vertete e duam.
Si po shkojne ditet e pushimeve ne Sarande?
Shume bukur. Po kenaqemi vertete shume. Ështe hera e pare qe bej pushimet ne Sarande dhe mund te them qe eshte nje qytet shume i bukur. Çdo vit ne Shqiperi i kaloni pushimet?
Jo. Pas 15 vitesh keto jane pushimet e para qe bej ne Shqiperi. Vendosem kete vit bashke me Xhino qe ti kalonim pushimet ketej qe, edhe ai, te njihet me mire me Shqiperine dhe te shohe me shum-

e nga vendi jone. Beme zgjedhjen e duhur sepse edhe atij po i pelqen vertete shume.
Po ne Tirane do qendroni gjate pushimeve?
Kur te largohemi nga Saranda do kalojme edhe disa dite ne Tirane po nuk do qendrojme shume, sepse ne shtator une do jem ne Tirane serish. Ju jeni rritur ne kryeqytet ne vitet 60-70. Si e kujtoni femijerine tuaj? Çfare i mungonte dhe çfare kishin me shume femijet atehere?
E kujtoj si nje femijeri te bukur. Une kam qene femije i terhequr. Duke qene femije i vetem, preferoja te rrija me veten time, te lozja vete. Atehere kisha shume qejf floket e gjata. Ne perdornim golf ne dimer dhe une luaja me golfin duke e vene ne koke dhe e beja gershet qe te me dukej sikur kisha floke te gjata (qesh). Atehere argetoheshim me lodra me te thjeshta, luanim me peta, ndersa femijeve sot ia kane tejkaluar masen. Mendoj se sot, eshte ekzagjeruar me larmine e lodrave. Dikur kenaqeshim me aq pak dhe, me duket sikur ishim me te lumtur. Duhet te them se gjate femijerise kam pare edhe shume fi ma, dhe ishte gjeja qe me pelqente me shume. Shihja edhe filma qe nuk ishin te moshes time dhe qe shpesh nuk i kuptoja dot deri ne fund por serish nuk rrija dot pa i pare. Me kujtohet gjithashtu qe shpesh benim shetitje nga liqeni, por mua nuk me pelqente. Doja me shume vendet e mbyllura ku mund te rrija me veten time. Kurse sot eshte e kunderta. Sot e dashuroj natyren dhe perpiqem te kaloj sa me shume kohe ne natyre (qesh).
Ju merr malli per Tiranen e atyre viteve? Cila ishte per ju pjesa me e bukur e ketij qyteti?
Sigurisht qe me merr malli per Tiranen e viteve ku une jam rritur dhe e kam jetuar. Tani ka ndryshuar pothuajse gjithçka, por mua me pelqen Tirana edhe sot, keshtu siç eshte. Kujtoj me dashuri qendren e Tiranes, ku une kisha dhe shtepine dhe, kaloja aty çdo dite. Dashuroja kinemate e Tiranes dhe kaloja shume kohe ne kinema. Mbaj mend qe shkoja pothuajse çdo dite tek kinema “Agimi”, apo tek “17 Nentori”, te cilat nuk e di nese jane akoma edhe sot. Me merr malli edhe per ate uren e shtrember tek “Ekspozita” ne te cilen mezi kalohej. Nuk e di nese eshte akoma aty edhe sot... Riktheheni shpesh ne keto vende?
Tani asgje nuk eshte me njesoj, po une e thashe qe edhe tani, Tirana prape me pelqen shume. Kur jam ne Tirane shkoj shpesh tek nje kulle e larte, “Sky Tower” quhet me duket. Ajo rrotullohet dhe me tregon te gjithe qytetin e une nderkohe perpiqem qe te gjej pjeset e vjetra, kerkoj shtepine time, rruget ku kaloja dhe kjo gje me jep nje ndjesi krejt te veçante...
Kur kuptuat se donit te beheshit aktore? Kush ishte njeriu i pare qe vuri re talentin tuaj?
Une gjithmone kam thene se do behesha aktore. Qe kur isha fare e vogel... I thosha te gjitheve “Po ju nuk e kuptoni, une do behem aktore, une jam aktore, une e di” (qesh). Pastaj mami filloi ta merrte me seriozisht kete gje dhe filloi te me stimulonte. Merrja pjese ne te gjitha shfaqjet qe bente shkolla. Ne gjimnaz shkoja me shume kenaqesi ne teater, edhe per nje arsye se largoheshim nga mesimi por nuk ishte kjo arsyeja kryesore. Shfaqjen e pare “Familja e peshkatarit”, e kemi luajtur ne “Teatrin Kombetar”. Ishim nje trupe e madhe, por mua asgje nuk me shkonte mire. Me dukej nje drame shume e madhe se as zerin nuk e percillja, nuk beja dot asgje... Ishte nje aktore tjeter qe luante “Shejen”, ishte shume me e mire se une. Une u bera aktore dhe u bera brenda nje muaji. Kam punuar me Ilia Shytin. Ai me zbuloi dhe punoi me mua. Ka qene konkursi ne vitin 1980. Disa muaj perpara me tha nje kusherire e imja, qe te merrja dhe une pjese ne kete konkurs. Por, pas shfaqjes se pare une mendoja se kisha deshtuar plotesisht, sepse asnje levizje nuk kisha bere siç duhet, as nuk shprehja asgje prej aktoreje. Aty mendova se nuk isha e talentuar dhe se isha gabuar. Kusherira me thote: “Eva pse nuk futesh ne konkurs?”. Une i pergjigjem: “Po une s’jam e talentuar.” Dhe ajo qe insistonte duke me thene: “Pune e madhe, ti provoje njehere. Aty ka te tjere qe jane kot fare.” As vete se di se si mu mbush mendja. Per fatin tim te mire mamaja ime kishte kontakt me gruan e Ilia Shytit edhe i thote per te mos me prishur qejfin. Ai sapo me shikon e sapo degjoi qe thashe diçka, tha menjehere: “Eva ka shume shanse per t’u bere aktore”. Filluam te benim prova, nderkohe qe te tjeret kishin muaj e vite te benin prova. Punonim shume ore ne dite, deri ne mesnate. Aty pastaj, une fillova te hapesha dhe, te nxirrja te gjitha ato qe kisha ne vetvete. Ka qene nje pjese “Maro Mokra” e Dritero Agollit per femije qe ishte interpretuar Aishe Stari, sepse duheshe nje komedi, diçka dramatike... E ndjeja qe isha mire dhe aty shpertheva, dhe ate vit u identifikova me menyren time te te interpretuarit. Fillova dhe shkollen dhe per disa muaj me vone pastaj fitova disa role. Cili ishte roli juaj i pare?
Kam qene ne vitin e pare te shkolles kur me dhane nje rol tek filmi “Njeriu i mire”. Dhe mbaj mend qe nuk pesova ndonje ndryshim te madh niveli, dhe luajta me shume lehtesi. Me pas fitova dhe kupen ne “Festivalin e Filmit”. Ishte arritje e madhe sepse une isha vetem 21 vjeç.



(balkanweb.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 2110, stampe 20 ©


Meemira.com