logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Zgjedhjet 2013
Autor Roni - 27 dicembre 2012 19:12
  

Kembane alarmi nga Koalicioni i Vezhguesve Vendore (KVV),i cili ne nje deklarate per mediat shpreh shqetesimin ne lidhje me performancen e administrates zgjedhore dhe mosrespektimin e nje sere afatesh te parashikuara ne Kodin Zgjedhor te Republikes s-

e Shqiperise, qe vene ne pikepyetje standardet e zgjedhjeve.

Koalicioni mbeshtet fort dhe nxit anetaret e Komisioni Qendror te Zgjedhjeve qe ne punen e tyre t’u bejne balle presioneve dhe influencave te partive politike, si dhe te gjejne forcen e nevojshme per te bashkepunuar me njeri-tjetrin per nje funksionim normal dhe kolegjial te institucionit me te larte zgjedhor, duke u udhehequr vetem nga zbatimi me korrektesi i ligjit ne permbushje te detyrave dhe afateve te parashikuara per ndertimin e infrastruktures se nevojshme zgjedhore. Ne lidhje me ecurine e deritanishme Koalicioni terheq vemendjen ne lidhje me:

I-Vendimmarrjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Koalicioni shpreh keqardhjen per shkeljen e afateve te parashikuara dhe mosmiratimin ende nga KQZ te ndarjes se mandateve per ēdo zone zgjedhore si dhe per mosmiratimin e numrit te Zonave Zgjedhore[1], si dy nga vendimarrjet me te rendesishme per procesin zgjedhor. Per me teper, pam-

undesine e marrjes se vendimeve me shumice te cilesuar nga KQZ dhe zevendesimin e kesaj vendimmarrje nga Kolegji Zgjedhor, Koalicioni e konsideron si nje precedent te rrezikshem per ecurine e metejshme te pergatitjes se procesit zgjedhor e ne veēanti te miratimit te akteve me karakter normativ dhe qe kane per qellim rregullimin e ēeshtjeve qe lidhen me zgjedhjet, per te cilat duhet shumice e cilesuar aprovimi me jo me pak se 5 vota te anetareve te KQZ-se.

Partite Politike duhet te gjejne vullnetin per te bashkepunuar dhe hequr dore nga interesat e ngushta te tyre, duke kujtuar se pavaresisht se anetaret e KQZ-se jane propozuar prej tyre, ata duhet te ushtrojne funksionin e tyre ne menyre te pavarur dhe ta pandikuar nga influencat apo lojerat politike.

Koalicioni nxit partite politike te gjejne vullnetin dhe gjuhen e perbashket per ēeshtje qe ata i gjykojne te rendesishme jashte institucionit te KQZ-se, duke e lene kete te fundit te punoje ne menyre te pandikuar, te pavaruar dhe profesionale.
Koalicioni u kujton Partive Politike qe ne raportet e Vezhguesve Nderkombetare dhe atyre Vendas eshte vene theksi tek mos-politizimi i punes dhe i funksionimit te KQZ-se si nje nga elementet kryesore te permbushjes se standarteve, ndaj i fton ata te ushtrojne te gjitha aftesite e tyre per te ndihmuar ne funksionimin normal dhe vendimmarrjen e perbashket e kolegjiale te KQZ-se.

II-Performancen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe te administrates se tij

Koalicioni i terheq vemendjen Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per nje performance sa me profesionale te tij dhe te administrates se KQZ-se, ne permbushje te detyrimeve dhe afateve te percaktuara ne Kodin Zgjedhor. Per nje funksionim sa me normal e te plote, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te miratoje sa me pare Rregulloren per Organizimin dhe Funksionimin e KQZ-se[2], afati per miratimin e se ciles ishte data 26 dhjetor 2012.

Serish, Koalicioni terheq vemendjen ne lidhje me marrjen sa me pare te masave per realizimin e teknologjise se re informative ne Zgjedhjet per Kuvendin te vitit 2013, te cilat sipas afateve te percaktuara ne Kodin Zgjedhor jane tejkaluar e shkelur ne menyre flagrante, madje deri tani nuk ka asnje vendimarrje ne lidhje me kete proces shume te rendesishem.

Koalicioni thekson, se suksesi i zbatimit te teknologjise se re informative, pavaresisht se nuk ka impakt te drejteperdrejte ne rezultatin e procesit te ardhshem zgjedhor, eshte nje test shume i rendesishem per aplikimin ose jo te kesaj teknologjie ne te gjithe vendin ne zgjedhjet e rradhes te vitit 2015.

Duke vleresuar maksimalisht rendesine e procesit te hartimit te listave te zgjedhesve si dhe rendesine e transparences se plote qe duhet te kete ky proces, Koalicioni i ben thirrje KQZ-se qe te nise sa me pare mbikqyrjen e hartimit te ketyre listave sikunder parashikohet ne nenin 61 te Kodit Zgjedhor, madje e konsideron te vonuar kete proces.

KQZ duhet te miratoje sa me pare aktin normativ per rregullimin e veprimtarise se auditeve tekniciene per listen e zgjedhesve dhe SEV (Sistemin Elektronik te Verifikimit) si dhe te marre sa me pare vendim per emerimin e ketyre dy auditeve tekniciene brenda afatit te parashikuar te 3 Janarit 2013[3].

Ne perfundim Koalicioni inkurajon Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te kerkoje mbeshtetjen e te gjithe aktoreve institucionale, per te permbushur ne menyre te plote te gjitha detyrimet e kerkuara ne zbatim te ligjit, per zhvillimin e nje procesi zgjedhor ligjor, te drejte e te ndershem.

/Shekulli Online/M.A./





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 2815, stampe 33 ©


Meemira.com