logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Stresi - Noizy. lufta vazhdon
Autor E. Çiloti - 22 novembre 2010 17:32
  

“Nuk e di sa do te zgjase lufta ime me Noizyn”…Kjo eshte fjalia qe te intrigon me shume gjate gjithe rrefimit te Arkimed Lushajt, permes te cilit lihet e hapur rruga per nje perplasje tjeter mes tyre…

Çfare na tregon tjeter ai ne kete -

interviste per “Bluetooth”? Po Noizy, çfare thote ne lidhje me kete situate? Le ta zbulojme se bashku…

Ështe perfolur shume kjo historia e urrejtjes qe ju keni mes njeri-tjetrit, por asnjehere nuk e kemi marre vesh arsyen e vertete per nisjen e kesaj lufte… Si ju, si Noizy i shmangeni pergjigjes, duke u fshehur pas fjalise se eshte diçka personale…
Historia e shume perfolur dhe historia kaq e gjate ka nisur ne rrethana te pashmangshme dhe ne nje kohe shume kritike. D.m.th, pergjigja ime eshte se nuk e di sa do te zgjase…

Kur do te marre fund lufta mes jush?
Luftes sone i kemi dhene 2 here fund dhe s’ka funksionuar… Une s’dua lufte, thjesht bej art, dhe sado qe te me vene para pergjegjesise e kane te kote te prishin imazhin tim duke supozuar se jam une ai qe i ngjiz sherret.
Nuk mendoni se eshte zgjatur pak si shume kjo fushata juaj e hakmarrjes?

Te them te drejten nuk jam hakmarres, por eshte tragjike te jesh fansi im ed-

he te perfundosh ne koma…Prape mbetemi ne te keqij dhe kjo eshte absurde, me thoni ju a kane faj fansat qe ingranohen…
Nese nuk beni paqe ju te dy, fansat tuaj do vazhdojne te vriten. Ky eshte synimi i muzikes suaj?

Synimi im eshte te realizoj endrren time ne muzike dhe fansat e mi jane krenar per mua pasi kam nje publik shume te zjarrte, kudo qe shkoj me perkrahin dhe nuk eshte Stresi ai qe frymezon. Sa per paqe eshte nje shprehje (‘rest in peace’, kush humb) une kam rrugen time…
Ne statuset tuaja ne facebook, kemi ndeshur jo rralle here edhe shprehje ofenduese kundrejt rivaleve tuaj ne muzike… Ështe kjo nje forme per te marre hak?
S’mund te ndaloj 5 mije fansat ne facebook qe te shprehin mendimin e tyre, jemi ne demokraci, kemi te drejten e te menduarit dhe te te shprehurit lirshem. Per mua ‘fcb’ eshte nje loje ku kaloj kohen time naten vone, asgje me teper.

Ç’eshte per ju muzika hip-hop?
Ështe ajo qe une bej, ku bazohem me realitetin, ku frymezohem dhe vizioni im ngelet gjithmone per hip-hop.
E kam kuptuar une gabim, apo tekstet tuaja i referohen individeve te veçante, ose edhe fenomeneve…Çfare ka sherbyer me se shumti si subjekt ne kenget tuaja?

Une kam ardhur nga underground-i, nje rreper rruge qe ka pare shume shkelje ne muziken hip-hop dhe kjo gje me fut ne idete te flas, t’iu drejtohem atyre qe luajne bllof ne hip-hop dhe ku ka mosrealitet.
Po ato fjalet e pista qe perdoren jo rralle here ne tekstet tuaja, kujt i adresohen… A duhet te degjojne fansat kete lloj fjalori?

Gjithashtu me jane drejtuar edhe mua ne muzike fjale te pista, por jo siç ua interpretoj une, qe do te thote, godas aty ku te prek, aty ku te bej te pendohesh pse i hodhe kunja Stresit. (qesh)
Jane perhapur fjale se familjaret e Denisit nuk ju presin ngrohte, siç ju jeni shprehur. Sa e vertete eshte kjo dhe cila eshte realisht marredhenia juaj me familjaret e tij?

Une familjen e Denisit s’e kam njohur me perpara, por pasi ndodhi kjo ngjarje, jam njohur dhe s’kam marredhenie siç jane perhapur fjalet. Sot njerezit flasin e flasin e flasin, por une i shumezoj me 0…!
Po me Denisin si jeni njohur?
Denisi ishte zinxhir i rrethit tone shoqeror.

Cilat jane planet me te aferta ne muzike?
Stresi ka ecur shume shpejt upssss, dhe planet e mia jane shume te fresketa, pasi jam ne nje kontrate ku po bej turne kudo neper Shqiperi, Maqedoni e Mal te zi. Kam klipet per te nxjerre ku po i kushtohem shume, me pak fjale eshte veç fillimi im, kam shume me shume per te dhene per rrepin shqiptar.

Sa fitoni me muziken tuaj?
Kete pyetje ia bej vetes gjithnje sepse kam 1 vit ne treg, albumi im ka dale u bene 3 muaj dhe wow….shitje shume, klikime shume dhe i ftuar shume neper klubet e nates, po ia kaloj lezetshem…
Ne aspektin privat, ka nje femer ne jeten tuaj?
Normal qe ka dhe eshte nje super femer, ndihem mire.
Do te na e zbuloni emrin e saj?
Doni nje info te ftohte tani, apo nje info shume te nxehte me vone?!
Ok, po presim ate te nxehten… Nderkaq koleget tuaj na kane treguar se ju jeni ne nje lidhje me Enxhi Kamenicen, sa e vertete eshte kjo?
Aq sa flitet…

Noizy: “E kam mbyllur kete kapitull”
Me i terhequr ne kete mes duket te jete rreperi tjeter shume i preferuar nga publiku, Noizy, i cili i kontaktuar nga ne pak dite me pare, pranon se çeshtja “Stresi” eshte per te nje kapitull i mbyllur.

U kerkoj fansave te mi te degjojne muziken time”, – thote Noizy, duke nenkuptuar permes kesaj fjalie se nuk deshiron me ‘lufte’ permes dy grupeve kundershtare. Thirrje te cilen si ai, si Stresi e kane bere edhe me pare.

“Aktualisht po i perkushtohem muzikes sime, gjerat jane duke me shkuar shume mire, po bej kenge te mira, fansat po me perkrahin. Me shume se kaq nuk kam çfare dua!” – thote nder te tjera Noizy, i cili me kengen pjesemarrese tek festivali “Kenga Magjike” ze vendin e pare per nga klikimet ne ‘Youtube’…

Rasti i Denisit
Mbremjen e 28 prillit 2009, ne rrugen “Bardhok Biba” ne Tirane, regjistrohet nje sherr i pergjakshem mes te rinjsh. I riu Denis Dollapi u sulmua me thika dhe u qellua disa here ne trup. Prej atehere Denisi ndodhet ne gjendje koma, nuk reagon dhe jeta e tij duket se eshte e rrezikuar.

Prokuroria ka vertetuar se sherri mes te rinjve, ka nisur per shkak se ishin fansa te dy grupeve kundershtare muzikore, “OTR” me drejtues Rigels Rajkun dhe “TBA” me drejtues Arkimed Lushajn. Dollapi u sulmua nga bashkemoshatare te tij, vetem pse ishte fans i grupit qe drejtohet nga Arkimed Lushaj, ndryshe njihet me emrin e artit Stresi.

Ndersa, agresoret fansa te Rigels Rajkut, i njohur ndryshe si Noizy. Per sherrin qe ndodhi shume prane gjimnazit “Sami Frasheri”, ne te cilin u perfshine nje grup te rinjsh mbeti i plagosur dhe Durim V, 15 vjeç. Prokuroria e ka çeshtjen nen hetim dhe se shpejti pritet ta dorezoje ne gjykate./Bluetooth/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 40560, stampe 12 ©


Meemira.com