logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Aida Shtino: Burri me dhunonte psikologjikisht
Autor E. iloti - 01 dicembre 2010 16:48
  

Aida Shtino, prezantuesja e njohur e programit televiziv Njerez te humbur, eshte dhunuar psikologjikisht nga ish-bashkeshorti i saj. Martesa tashme ishte konsumuar dhe karakteret e tyre ishin te ndryshme. Keshtu eshte shprehur para togave te zeza p-

rezantuesja Shtino, gjate seancave te divorcit ne Gjykaten e Tiranes. Te dhenat jane fiksuar ne vendimin perfundimtar te gjykates, i cili eshte zbardhur pak dite me pare. Martesa e Shtinos me ish-bashkeshortin e saj, Albano Ahmeti, mori fund ligjerisht ne 5 nentor 2010, kur gjyqtarja Rezarta Balliu (Vigani) pranoi kerkesen e kerkueses Aida Shtino per zgjidhje martese nga bashkeshorti i saj. Ne Gjykaten e Tiranes, Shtino kerkoi vetem divorc, pa kerkuar te gjendej fajtori. Nderkohe qe ne seancat gjyqesore ajo ka pohuar se ish-bashkeshorti i saj pas ndarjes nuk eshte interesuar per familjen e tij dhe se martesa midis tyre kishte kohe qe nuk funksiononte. Ne vendim, gjykata ka percaktuar edhe kujdestarine e djalit te lindur nga martesa mes Shtinos dhe Ahmetit, kohen kur i mituri mund te takohet me te atin, si edhe detyrimet financiare te Ahmetit ndaj djalit te tij. Me poshte publikohet arsyetimi i plote i vendimit te gjykates.
ARSYETIMI
Palet ndergjyqese jane bashkeshorte-

e kane lidhur martese ligjore ne date 16.06.1993. Martesa eshte lidhur mbi bazen e njohjeve te meparshme midis paleve. Paditesja Aida Shtino, ne seancen pergatitore te dates 27.04.2010 deklaroi se ka jetuar normalisht me te paditurin deri ne qershor te vitit te kaluar, kohe kur ajo eshte larguar nga banesa bashkeshortore, per shkak te karaktereve te tyre te ndryshme, faktit se martesa e tyre ishte konsumuar, si dhe per shkak te dhunes psikologjike, te ushtruar nga i padituri ndaj saj. Sipas paditeses, i padituri Albano Ahmeti, pas ndarjes nuk eshte interesuar per familjen e tij dhe se martesa midis tyre kishte kohe qe nuk funksiononte, pasi nuk kishte me ndjenje, e ne keto kushte, paditesja kerkon zgjidhjen e marteses me te paditurin, pa i hyre problemit te fajesise. Nga martesa e paleve ka lindur femija B. Ahmeti, i datelindjes 1995. Lidhur me femijen, paditesja Shtino kerkoi qe ta mbante ajo per rritje e edukim, nisur nga mosha e femijes dhe nga fakti se femija ishte shume i lidhur me te. Paditesja deklaroi se ajo i kishte mundesite financiare per te rritur femijen e saj dhe kete pretendim ajo e provoi me vertetimin e leshuar nga Media 6, sh.a (Televizioni Kombetar Klan). Sipas ketij vertetimi, te ardhurat mujore te paditeses jane ne masen 130 000 leke. Paditesja kerkoi qe i padituri te paguante nje detyrim ushqimor ne favor te femijes se tij ne masen 15 000 leke ne muaj dhe ta takonte ate do fundjave dhe per pushime verore.
BASHKSHORTI
I padituri deklaroi se, ai fillimisht kishte jetuar normalisht me paditesen. Me kalimin e kohes kane filluar mosmarreveshjet midis tyre, per shkak te mungeses se respektit dhe te tolerances reciproke. Ai pohoi qe si rezultat i ketyre mosmarreveshjeve, paditesja eshte larguar nga banesa bashkeshortore qe ne qershor te vitit te kaluar. Edhe i padituri ishte dakord me zgjidhjen e marteses, pa i hyre problemit te fajesise. Po keshtu, i padituri ishte dakord qe femijen ta mbante paditesja Shtino per rritje dhe edukim. Po ashtu, ai deklaroi se do te paguante nje detyrim ushqimor ne favor te femijes se tij jo ne masen e kerkuar nga paditesja, por ne masen 5 000 leke ne muaj, pasi te ardhurat mujore te tij sipas vertetimit te leshuar nga shoqeria BETA sh.p.k jane 20 000 leke ne muaj dhe kerkoi qe e drejta e takimit te tij me femijen te ishte sa me e shpeshte. Sa me siper, gjykata mon se marredheniet bashkeshortore jane tronditur e nuk ka me mundesi pajtimi, edhe pse gjykata e realizoi nje seance te tille. Ndodhur ne keto kushte, martesa duhet te zgjidhet pa u shprehur gjykata per fajesine, pasi kjo gje nuk u kerkua nga palet.
KUJDESTARIA
Lidhur me femijen, gjykata mon se ai duhet ti lihet paditeses per rritje e edukim, pasi ky eshte mendimi i psikologes.
Ne vleresimin psikologjik, date 07.10.2010, psikologia Greta Mancja rekomandon: Lenien e femijes B. Ahmeti per rritje e edukim paditeses Aida Shtino, per keto arsye: 1- Femija eshte aktualisht me nenen dhe vazhdon rritjen dhe edukimin e tij prane baneses se saj. Shkeputja nga ambienti ku ai eshte rritur do te sillte pasoja ne gjendjen e tij psiko-emocionale..Edhe vete djali shprehet se do te ishte ne interesin e tij qe ai te vazhdonte te jetonte ne te njejtin vend qe ka jetuar gjithmone, pasi kushtet e shkollimit atje i ka me te mira.
Jetesa me nenen nuk e shkeput femijen nga kontakti, kujdesi, afeksioni dhe mbeshtetja e te atit, pasi te dy prinderit jane te predispozuar qe te kujdesen per edukimin dhe rritjen e femijes se tyre. 2- Albano shfaqet si nje person qe mund te kontribuoje ne perkujdesjen, afeksionin dhe mbeshtetjen qe mund ti jape femijes se tij. Gjykata arrin ne kete konkluzion, bazuar edhe ne moshen e femijes, i cili eshte i mitur dhe e ka te domosdoshme pranine e nenes, si dhe ne mundesine e paditeses per te mbajtur femijen e saj. Lidhur me detyrimin ushqimor, gjykata e cakton ate ne masen 10 000 leke ne muaj. Ne caktimin e kesaj shume, ajo ka parasysh te ardhurat e te paditurit, moshen e femijes, nivelin e jeteses, si dhe kerkesat gjithnje ne rritje te tyre. Ky detyrim fillon nga data e ngritjes se kerkese-padise date 23.11.2009. Ne caktimin e te drejtes se takimit te te paditurit me femijen e tij, gjykata mban parasysh mendimin e psikologes ne vleresimin psikologjik, kerkesat e te paditurit qe ai ta takoje sa me shpesh femijen dhe te jete ne dijeni te do problemi te tij, si dhe faktin qe femija te kete kontakte te vazhdueshme me te dy prinderit. Sa me siper, u provua me provat e administruara ne dosje dhe theniet e paleve ne proces.
VENDIMI
Pranimin e kerkese-padise. Zgjidhjen e marteses midis paditeses Aida Shtino dhe te paditurit Albano Ahmeti. Lenien e femijes Brendon Ahmeti, i datelindjes 1995 per rritje dhe edukim paditeses Aida Shtino. Detyrimin e te paditurit Albano Ahmeti, te paguaje detyrimin ushqimor ne favor te femijes se tij, Brendon Ahmeti, ne masen 10.000 (dhjete mije) leke ne muaj. Ky detyrim fillon nga dita e ngritjes se kerkese-padise date 23.11.2009. Te drejten e te paditurit Albano Ahmeti, te takoje femijen e tij B. Ahmeti, do fundjave nga ora 17:00 e dites se premte deri ne ora 17:00 te dites se shtune, si dhe ta marre per pushime verore nga data 01-15 gusht te do viti. Shpenzimet gjyqesore, si jane bere. Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 15 diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e shpalljes se vendimit.

Burimi: Gazeta Panorama





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 87242, stampe 42 ©


Meemira.com