logo meemira.com

     

 Vetem FORUM OWNER mund te hapi tema te reja
1 Page 1 Total:7 post
ricco HOME FORUMS Tema te ndryshme Një jetë për Shqipërinë
Një jetë për Shqipërinë - 27 01 2011 - 14:10
  ricco



Profili per: ricco    

Foto Albumi ricco   

Miqte e ricco  

Forumi juaj ricco   

Fshati Hotel i Kumanoves eshte nje nga vendbanimet me te vjetra te ketij rajoni, i populluar qe ne koherat antike nga fiset ilire, dardane e pajone. Shtrihet rreze maleve te Karadakut (Mali i Zi i Shkupit), qe gjenden ne kufijte me lindor te Shqiperise natyrore, perkatesisht Maqedonise shqiptare dhe Kosoves. Ne dokumentet e vjetra, me kete emer Hotla permendet qe nga viti 1335, pastaj riaktualizohet ne defteret turq ne vitin 1780, kur numeroheshin dhjetra familje shqiptare. Me 1916, ne suazat e Qarkut te Kumanoves, ka pasur statusin e komunes, ku kane marre pjese disa fshatra te komunes se sotme te Likoves.

Per nje periudhe kohore, ne Hotel kane jetuar edhe nje numer i madh i familjeve serbe, te cilat jane sjellur si kolone nga Serbia. Ndersa, aktualisht ne kete fshat jetojne afer 4000 banor te gjithe shqiptare dhe te besimit islam. Gjate gjithe historise sone kombetare, Hotla, si edhe fshatrat e tjera te ketij rajoni periferik te botes shqiptare, vazhdimisht u ballafaqua me synimet e armiqve te shumte te huaj, te cileve u pengonte elementi shqiptar. Se kendejmi, Hotla do te jep shume deshmore te kombit ne te gjitha lufterat e zhvilluara deri ne ditet e sotit. Ndersa, si rezultat i ketyre presioneve sistematike, nje numer i madh i hotlaneve do te detyrohen edhe te emigrojne jashte vendit, kryesisht ne Tuqi dhe vendet perendimore.
Ne keto rrethana te renda historike, ne kohera luftash e perpjekjesh per mbijetese, lindi sypatremburi Sule Hotla, i cili emrin e ketij fshati do ta perjetesoje ne histori dhe do ta beje te pavdekshem, ndersa figura historike e trimit te Hotles, per shume kohe do te jete simboli i qendreses heroike te shqiptareve te kesaj ane.

Origjina familjare

SULEJMAN ASIP SULEJMANI, i cili hyri ne historine e paster shqiptare si SULË HOTLA, u lind ne fshatin Hotel te Likoves – Kumanoves, ne vitin 1875, ne nje familje bujare shqiptare me tradita te theksuara kombetare e fetare. Femijeria dhe rinia i kaloi ne nje kohe kur ne kete nenqiell gershetoheshin interesat e erreta te shteteve dhe popujve fqinje grabitqare. Andaj, Sula qysh i ri do ta kuptoje peshen e madhe te lirise kombetare, prej kur edhe do te sendertohet ne te ndjenja e larte sublime ndaj atdheut.
Babai i Sules ishte Asipi, nje burre i permendur per burreri dhe bujari, i cili vdiq heret, ne moshen 45 vjeçare, dhe Sula mbeti shume i ri qe te kujdeset per familjen, por kishte edhe kater xhaxhallare: Ganiun, Isenin, Raqipin dhe Ametin.
Sula ishte djali me i madh i familjes, ndersa kishte edhe dy vellezer me te rinj, Shefikun dhe Arifin, te cilet e perkrahen pa rezerve ne luften e tij te drejte. Shefikun e vret UDB-a e Kumanoves me 1945 mbi penden e Likoves, kurse Arifi vdes ne vitin 1981 ne fshatin e lindjes. Pasardhesit e Shefikut tani jetojne ne Shkup, kurse te Arifit ne Hotel, te cilet se bashku me pasardhesit e Sules, e perbejne berthamen kryesore te kesaj familjeje ne fshatin Hotel dhe bejne pjese ne lagjen e madhe te Ametallareve.
Sule Hotla ishte i martuar me Zylbeharen nga fshati Gllazhnje afer Likoves, me te cilen do te lind pese femije: Tahirin, Azeminen, Mexhdin, Abedinin dhe Shasinen. Djali i madh, Tahiri, ishte kujdestari kryesor i shtepise, pasiqe Sula me teper ishte i angazhuar ne zhvillimet shoqerore dhe luftera gati te panderprera. Krah te djathte ne te gjitha lufterat, Sula e kishte djalin e dyte, Mexhidin, i cili shquhej per nga aftesite e jashtezakoshme luftarake, por bashkeluftetare ne periudha te caktuara i kishte edhe vellezerit Shefikun dhe Arifin. Djali i vogel i Sules, Abedini, nje kohe ka qendrur ne male, por me teper ka qene i angazhuar ne logjistiken e ketyre ushatareve, duke u siguruar ushqim dhe veshembathje. Tanime nuk jeton asnje nga keta femije te Sule Hotles, te cilet megjithate kane lene shume djeme e vajza pas vetes. Siç do te shohim edhe me vone, kjo familje atdhetare, gjate luftes per liri dhe bashkim kombetar do te jep tre deshmore te kombit: Sulen, Shefikun dhe Mexhidin. Qe te tre, ne raste te ndryshme bien deshmore duke u vrare ne pabesi nga dora e zeze komuniste.

Shenjtari me i mire ne Karadak

Me te vjetrit rrefejne se Sule Hotla qysh si i ri kishte qene shume i dhene pas pushkes dhe shoqerise, andaj qe nga mosha 15 vjeçare ai do te dallohej per mjeshtrine e madhe te perdorimit te armeve te ndryshme. Si i ri kishte qene shenjtari me i mire ne krejt rajonin, andaj fshatarat ne çdo dasem e kishin ftuar per te gjuajtur ne shenje gjate ceremonive te marrjes se nuseve te reja, meqe sipas zakoneve te vjetra te kohes, qellimi i cakut me pushke kishte qene njeri nga kushtet qe nusja te merret nga krushqit e rinj. Ai poashtu kishte pasur afinitete te larta artistike, duke luajtur shkelqyeshem ne disa instrumente popullore dhe duke i kenduar ne menyre te veçante te ashtuquajturat Krahina, derisa kete “zanat” me vone do ta ushtronin mire djemte e tij Tahiri e Mexhidi, nami i te cileve do te degjohej larg viseve te Karadakut.
Sula si i ri kishte qene djale shume i forte fizikisht, shtatlarte, trim dhe shume i guximshem. Veshja e tij kishte qene gjithmone e veçante dhe karakteristike. Me te moshuarit rrefejne se Sula si i ri rreth ballit kishte mbajtur te lidhur nje lloj shamie te holle, e cila e dallonte nga te tjeret. Ai ishte edhe mjaft i dashur dhe i mençur, andaj gezonte nje respekt te madh ne gjithe popullaten, e cila nderonte dhe deshironte te identifikohej me te.
Familja e Sule Hotles kishte shume pasuri te patundshme ne fshatin Hotel, e cila perbehej nga disa hektare toke dhe pyje, jo vetem se ne Hotel dhe rreth saj, por edhe ne Llopate, Nakushtake, etj. Pjesen me te madhe nga kjo pasuri e patundshme me vone do t’i shpenzoje ne organizimin e lufterave mbrojtese ne gjithe Karadakun, kurse me hyrjen e sistemit komunist, e gjithe kjo pasuri do t’i konfiskohej nga organet e “Pushtetit Popullor” dhe do te nacionalizohej.
Gjate kohes se Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene (SKS), Sule Hotla do te jete vete mbret ne treven e Karadakut te Likoves e Kumanoves, duke u vene ne mbrojtje te popullates civile vendase nga sulmet barbare. Prej vitit 1927 e deri me 1941, ai ishte udheheqes i te ashtuquajtures Komune e Mateçit, ne te cilen perfshiheshin shumica e fshatrave malore te Karadakut te Kumanoves ne Banovinen e Vardarit. Neper te gjitha zgjedhjet qe asokohe jane mbajtur ne çdo tre vjet, Sule Hotla ka ngadhenjyer, duke gezuar perkrahje te pakontestueshme nga e gjitha popullata e kesaj ane. Madje, eshte interesant momenti kur Sule Hotla heren e pare i fiton votat e gjithe popullates ne zgjedhjet demoratike per kryetar komune. Ne ate kohe per kunderkandidat e kishte pasur njefare Jovicen, serb i Mateçit, i cili nga inati i madh i humbjes nga patrioti shqiptar Sule Hotla, pas tre diteve peson infarkt ne zemer dhe vdes.
Ne baze te te dhenave gojore nga nipi i tij, Asip Sulejmani, mesohet se Sule Hotla aktivitetin e vet luftarak e politik e fillon qysh gjate kohes se Luftes se Pare Boterore, perkatesisht rreth vitit 1916, kur gjate pushtimit te pare bullgar, si i ri fillimisht angazhohet si xhandar ne njesine e vmroistit Kerste Vojvoda, me qellim qe te beje ate qe eshte e mundur per mbrojtjen e popullates civile shqiptare nga zullumi i pushtuesve. Ne kohen e Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene (SKS), rreth vitit 1922, ai perleshet me regjimin serb te kohes dhe arratiset ne malet e Karadakut, duke u strehuar me teper ne fshatin malor Breze dhe perreth tij. Atje do te qendroje 6-7 muaj, ndersa jatak me te sigurte ne kete periudhe e kishte pasur Jashar Bushin e Brezes. Me pas do te zihet nga regjimi serb dhe denohet per revolucion kunder pushtetit! Gjate kesaj kohe, shenohet tentimi i tij per thyerjen me force te burgut te Kumanoves. Kur merr vesh familja kete gje, xhaxhai i tij Iseni, detyrohet t’i shese dy hektare toke pjellore qe familja e tij i kishte ne fushen e fshatit Llopat. Me kete, denimin me burg e kompenzon me te holla te majme dhe arrine te lirohet. Me gjase, per nje periudhe Sula duhej te kete pushuar veprimtarine e vet dhe me vone, si burre i pjekur dhe me autoritet, zgjedhet delegat ne Kuvendin mbreteror ne Shkup, si perfaqesues i denje i popullates shqiptare te kesaj ane disa vite me radhe.
Me pastaj, nuk mbahen mend me saktesi se si kane rrjedhur ngjarjet, ndersa dokumentet e shkruara te kohes ende jane te “paprekshme” per hulumtuesit shqiptare.
Permendet fakti se gjate viteve 1930-33, popullata e kesaj ane ka pasur nje krize te madhe ekonomike, ndersa duhani si rendiment kryesor ne bujqesi, eshte shitur me nje çmim tejet te ulet. Per ta permiresuar gjendjen e popullates, Sula bashke me nje pasanik dhe “mik” i mbretit, Veselin e Sllupçanit, shkojne te Mbreti Aleksander ne Beograd ku ankohen per gjendjen e veshtire te popullates, dhe kerkojne rritjen e menjehershme te çmimit te duhanit. Thuhet se qe nga dita e neserme, duhani u ble nga shteti me çmim te dyfishuar!
Deri ne vitin 1941, kur definitivisht edhe ne keto hapesira do te shpertheje Lufta e Dyte Botrore, Sule Hotla ka qene prezentues i drejtperdrejte i problemeve dhe interesave te kesaj popullate. Siç dihet, me 6 prill 1941, Gjermania e sulmon Jugosllavine dhe per nje kohe shume te shkurter e pushton ate. Sipas te dhenave gojore, kur gjermanet hyjne ne kete pjese dhe shohin se gati te gjithe jane shqiptare, ne Shkup e mbledhin parine e kohes, begleret, duke dashur qe atyre t’ua besojne sundimin, por ata nuk pranojne, nuk zotohen se mund te qeverisin nen kolonine gjermane. Pas kesaj, Komandanti gjerman e therret ne ndihme mbretin bullgar Borisin, i cili me pastaj e anekson kete pjese te Maqedonise. Me vendosjen e bullgareve ne keto ane, Sule Hotla do te arrije te emrohet Komandant i stacionit policor ne Mateç, dhe ne ate menyre rendin dhe rregullin do ta vendose vete me bashkepunetoret e tij shqiptare. Ketu behet fjale per formimin e njesitit te ashtuquajtur Kontraçeta, ne perberjen e te cilit nuk do te mund te hyje asnje bullgar, serb apo maqedonas, perkunder insistimit te udheheqesve bullgar. Me kete rast, Sula fillimisht do t’i veshe me uniforme 30 police shqiptare, nga te cilet 20 te fshatit Mateç, kurse te tjeret nga fshatrat tjera shqiptare te Karadakut. Ne kete menyre, ne rrethana te reja ai do te arrije te punoje ne krijimin e nje territori autonom shqiptar, me synim te bashkangjitjes se tij pjeseve tjera te cunguara te trungut shqiptar. Ky vizion i Sule Hotles do te verehet edhe nga lidhjet dhe bashkepunimin e tij te mepastajme me kreret shqiptare te Karadakut te Presheves si dhe Kosoves e Shqiperise. Parimisht, veprimtaria e tij nen pushtetin bullgar, do te jete strategjia e tij afatshkurte per te pasur hapesire te nevojshme ne veprimtarine atdhetare.

Nder te paret e ndjeu rrezikun e ardhjes ideologjise se zeze komuniste

Sundimi bullgar nuk zgjati shume, kurse Sule Hotla nder te paret nga keto ane do te ndjeje rrezikun e ardhjes se proletareve te kuq dhe ideologjise se zeze komuniste, andaj edhe i pari ne keto ane do te vendose te kundershtoje deri ne piken e fundit kete mallkim kombetar. Ne keto rethana, ai bashke me Mulla Dullen e Hotles dhe bashkeluftetare tjere, do te filloje me organizimin e çetave vullnetare nacionaliste shqiptare, duke luftuar per mbrojtjen e popullates civile nga zullumi i pushtuesve partizano-çetnike. Ketu e kendej, veprimtaria luftarake e Sule Hotles per flamurin kuq e zi, do te vazhdohet me rezistence te armatosur kryesisht ne bjeshket e larta te Karadakut te Shkupit e Kumanoves, ndersa fshati Breze do te jete nje nga vendstrehimet e tij me te sigurta me bashkeluftetaret besnike. Sula shume shpejte do te lidhet me veprimtare te shquar antikomuniste nga Kosova e Shqiperia, te cilet nuk do te zgjedhin mjete dhe metoda ne luften per bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare. Bashkepunon ngushte me forcat e ushtrise kombetare te Lidhjes se Dyte te Prizrenit, te udhehequra nga Xhafer Deva. Ne shenimet me te reja bibliografike thuhet se ne nje kuvend burrash, ne fillim te vitit 1944, Sule Hotla do te zgjidhet per komandant te çetave te Ballit Kombetar per krejt viset e Kumanoves. Ne te vertete, pas terheqjes se Bullgarise fashiste, ne shtator te vitit 1944, me iniciative te Sule Hotles, ne Mateç mbahet nje tubim i madh me flamuj kombetar, ku marrin pjese mbi 2000 veta dhe kreu me i larte i rezistences shqiptare nga kjo ane si: Ali Syla, Mulla Hajdari, Mulla Dulla, Iljaz Hoxha, Ferat Efendija, Xhemail Hoxha, Destan Kumanova, Ramadan Qazimi etj. Me kete rast, Mulla Dulla i Hotles (Abdulla Ebibi 1904-1944) zgjedhet nenprefekt i prefektures se Mateçit, Sule Hotla komandant i forcave ushtarake, ndersa Mulla Hajdari i Orizares zgjedhet komesar politik, me detyre qe te furnizoje ushtrine me ushqim dhe armatim. Prej kesaj periudhe deri kah mesi i nentorit forcat shqiptare qe numeronin rreth 3.600 ushtare, arriten t’i perballojne te gjitha sulmet ushtarake qe vinin nga ana e divizionit te Kumanoves, qe perfshinin Brigaden XVI dhe XVII-te te LNÇ-se maqedone. Keto brigada u krijuan po ne kete kohe, ndersa shumica e tyre ishin çetnike te Drazha Mihajlloviçit dhe ushtare te ish-ushtrise fashiste bullgare.
Ky numer i madh i luftetareve vullnetare shqiptare pranohet edhe nga historiografia maqedonase. Ne nje dokument te 23 nentorit 1944, thuhet se “forcat reaksionare ne rajonin e Karadakut te Shkupit numeronin rreth 3000 veta”, kurse ne nje dokument te 21 dhjetorit, thuhet se “vetem ne Gjilan kjo shifer eshte ne rreth 2000 balliste”. Me tej ne dokumentet e udheheqesise sllavo-komuniste thuhet se keto forca shqiptare filluan t’i sulmojne njesite e LNÇ-se ne Maqedoni dhe ta pamundesojne punen e organeve te “pushtetit popullor”.
Ne kete menyre, me gjithe veshtiresite e medha qe ekzistonin asokohe, Sule Hotla do te arrije qe ne menyre efikase t’u kundervihet qellimeve te uleta te pushtuesve sllave e bullgare, te cilet deshironin zhberjen e qenesise shqiptare ne keto ane. Ndersa, si rezultat i luftes heroike te ushtareve te Sules, ne kete rajon nuk do te mund te behen masakra e shkaterrime te medha ndaj pronave dhe popullates shqiptare, por atyre ne periudhen nentor-dhjetor 1944, kur Brigada e XVIII partizane, ne emer te “çlirimit”, vrau e gjymtoi shume shqiptare edhe ne fshatrat e Karadakut te Kumanoves, si ne Sopot, Allashec, Runice etj.
Ne anen tjeter, sadoqe ne kushte jashtezakonisht te veshtira te komunikimit te ndersjelle, kreret e nacionalizmes shqiptare, arriten qe ne menyre deri diku te kenaqshme t’i koordinonin veprimet e tyre ne luften e perbashket kunder hordhive sllave te trojet shqiptare te Ballkanit. Permes tubimeve historike qe dalezotesit e atdheut mbajten ne te kater anet e Shqiperise se copetuar etnike, arriten qe ne mase te madhe te mbajne gjalle idealin e larte kombetar, permes luftes se pakompromis me te gjitha palet armiqsore neper betejat e shumta politike e luftarake.
Ne funksion te ruajtjes se kompaktesise kombetare shqiptare ne kufijte e saj etnik, Sule Hotla do te kete bashkepunim te ngushte dhe kontakte te vazhdueshme me kreret tjere te nacionalizmes shqiptare, si Xheme Gostivari, Mefailat e Kerçoves, Mulla Idriz Gjilanin, Ibrahim Kelmendin, Gjon Sereçin, Ferat Dragen, Avdyl Durren, Hysen Terpezen, e shume ballore te tjere te kombit, te cilet do te mbeten gjithnje miq te fjales e te pushkes se Sule Hotles. Krejt çeta e tij me luftetare trima, do te inkuadrohet plotesisht ne strategjine luftarake te Lidhjes se Dyte te Prizrenit.

Lufta heroike per mbrojtjen e kufijve etnike

Me kapitullimin e Bullgarise fashiste ne shtator 1944, Shaip Kamberi si udheheqes i Ballit Kombetar per Tetove e Gostivar arrine te organizoje nje tubim mbi Tetove ku kane qene te ftuar bijte me te mire te kombit shqiptar ne organizimin e vendit dhe mbrojtjen e territorit shqiptar nga forcat komuniste. Ne kete tubim kane marr pjese Xheme Gostivari, Arif Kepetani, Sule Hotla, Jusuf Kuliku, Kadri Saliu, Shehap Selimi, Gajur Derralla, Afez Xhemil Efendiu, Mulla Abaz Abazi, Idriz Cerceri, etj. Ne kete tubim u vendose qe te mbrohet me ushtri vullnetare çdo pllembe e tokes shqiptare. Per Komandant te forcave te Ballit Kombetar u emrua Xheme Gostivari, per zevendes Mafail Zajazi nga Kerçova dhe Arif Kapetani nga Tetova. Ndesa, per zonen e Karadakut Sule Hotla, per zonen e Kaçanikut Abdyl Dura me Ismail Hoxhen.
Pas ketij Kuvendi te Balli Kombetar te mbajtur ne malet e Sharrit vie si vetetime lajmi mbi masakrat e filluara te ushtrise sllavo-partizane mbi popullaten e pafajshme shqiptare te Presheves, edhe ate mu ne naten e Bajramit te madh, ne vjeshten e vitit 1944. Si rrufe mali, dinjitaret e atdheut, Sule Hotla dhe Mulla Idriz Gjilani, me njesite e tyre te armatosura dhe me mendjehollesine e prof.Ibrahim Kelmendit, do te beje pushken nje me preshevaret, dhe pas 12 ore luftimesh te ashpra, proletaret e kuq do te thyhen keq. Por, ofensiva e kesulebardheve nuk do te ndalet ketu. Kushtrimit per fitore te pushkes se Sule Hotles, do t’i bashkangjiten edhe qindra pushke te Xheme Gostivarit dhe Mefailave te Kerçoves per çlirimin e kryeqendres dardane – Shkupin, duke e ngritur flamurin kuq e zi mbi Uren e Gurit me 12 shtator 1944, pasi kjo pjese iu bashkangjit Shqiperise etnike qe nga 8 shtatori.
Ne memoaret e tij, duke pershkruar gjendjen e para fillimit te luftimeve per mbrojtjen e Presheves dhe kufijve etnike, prof.Ibrahim Kelmendi shkruan: “Prej Kumanove, shkova ne katundin Mateç, siç pata mesue gjindej Syle Hotla me 150 vete te armatosun. Perveç ketyne, ai kishte edhe tjere shoke qe kishin arme, dhe me tha se ne rast nevoje edhe ata mund te vijshin. Per kete plak te sinqerte, trim dhe me dinjitet, shoket e tij dhe te gjithe shqiptaret e rrethit te Kumanoves kishin respekt. Pa ndonje veshtiresi, ky plak kreshnik dhe une u muarem vesh me i luftue partizanet, se sa keta tentojshin me kalue hekurudhen, e cila ndan shumicen shqiptare prej shumices serbo-maqedone. Me 11 shtator 1944, u ktheva ne Presheve…”.
Me 17 dhjetor 1944, me pjesemarrjne e mese 1000 burrave nen pushke, ne Zarbince te Karadakut te Presheves u mbajt kuvendi i themelues i Shtabit Drejtues te Rezistences Shqiptare per Kosoven Lindore, nen drejtimin e Mulla Idriz Gjilanit, i cili u zgjodh edhe komandant i forcave vullnetare shqiptare. Per sekretar u zgjodh Muharrem Fejza, zevendeskomandant Syle Zarbinca, kurse per anetare u emruan komandantet e njesive guerile: Shefki Desivojca, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ajet Kosovica, Xheladin Kurbalia, Lote Vaku, Hoxhe Lipovica, Faik Tairi dhe Sule Hotla.
Edhe ne rolin e Komandantit te çetave te armatosura balliste per krejt viset e Kumanoves edhe ne rolin e anetarit te Shtabit te Levizjes se Rezistences Shqiptare te Kosoves Lindore, edhe ne rolin e promotorit per organizimin e Komiteteve te Rinise Nacionaliste per Mbrojtjen e Kosoves ne viset e Kumanoves, Sule Hotla ky gure kalaje ne ngrehinen e madhe te atdhe-dashurise shqiptare, gjithnje do te jete i gatshem qe me forcen e dijes se plakut te urte e strategut luftarak, t’u jape guxim e zemer bashkeluftetareve per realizimin e idealit te te gjithe shqiptareve, bashkimin e trojeve etnike.
Pra, ne kete kohe, ne rajonin e Karadakut te Kumanoves vepronte Bataljoni i Karadakut nen udheheqjen e Sule Hotles, sipas urdherave qe vinin nga Mulla Idrizi, respektivisht prefektura e Gjilanit dhe Shtabi Suprem per Mbrojtjen e Tokave te Liruara Shqiptare te Kosoves Lindore. Keto forca vullnetare shqiptare shtriheshin perreth qytetit te Shkupit, duke i perfshire vendbanimet: Satapetke, Barove, Çiflike, Nereze, Krushupeke, Gerçece, Shishove, te gjithe fshatrat e Dervenit dhe ne veri te Shkupit vendbanimet Bllace, Nigishtan, Luboten, Tanishece, Breze, Maline, Grushine per te kaluar ne Karadakun e Kumanoves.

Perkrahu fuqishem organizimin e NDSH-se

Gjate fundit te vitit 1945, ne keto ane po merrte shtat nje tjeter levizje ilegale-patrotike, nen udheheqjen e mendjendriturit Gjon Sereçi. Ishte kjo Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare, e quajtur shkurt NDSH, te cilen Sule Hotla do ta perkrahe fare pa u hamendur. Qe ne fillim, ne biseden qe Sule Hotla e pati me profesor Ibrahim Kelmendin, do ta siguroje kete te fundit ne mbeshtetje te gjitheanshme per kete projekt kombetar. Pas dy takimeve te ndara qe i mban kreu i NDSH-se se Shkupit me Sule Hotlen ne Dimce dhe Mulla Hajdarin ne Shkup, ne fund te tetorit 1945 formohet komiteti i NDSH-se per Kumanove. Mbledhja mbahet ne fshatin Orizare, saktesisht ne shtepine e Zija Shabedinit, ku marrin pjese: Sule Hotla me shoket e tij, Eshtrefin dhe Destanin, pastaj Mulla Hajdari, Hafuz Sali Ameti, Mulla Selveri, Sami Shabedini, Ali Aliu, Zija Shabedini dhe Çelebi Sulejmani.
Me mbledhjen udheheq Zija Sabedini, ndersa fjalim mban Sule Hotla i cili me kete rast do te theksoje: “Çeshtja shqiptare nuk ka mbaruar, por ajo se shpejti do te jete ne vemendje te faktorit perendimor. Ju njoftoje se ne Shkup funksionon organizata politike shqiptare e cila ka lidhje te ngushta me diplomacine angleze dhe turke. Anglezet jane te interesuar per te na ndihmuar, mirepo per kete nevojitet organizimi jone politik dhe ushtarak. Prandaj, ne sonte jemi mbledhur ketu per ta formuar Komitetin e NDSH-se per kete regjion i cili do te merr persiper te mirembaje çeten tone ushtarake si ne ushqim ashtu edhe ne armatim, te formoje nenkomitetet e saja ne te gjitha vendbanimet shqiptare, te mbaje lidhje te drejteperdrejta me Qendren ne Shkup, etj”. Pas fjalimit te Sule Hotles zgjedhet kreu i Komitetit te NDSH-se per Kumanoven, ku kryetar me propozim te Sules zgjedhet Mulla Hajdari, nenkryetare Hafuz Sali Ameti dhe Mulla Selveri, sekretar Sami Shabedini, arketar Ali Aliu, ndersa anetare Zija Shabedini dhe Çelebi Sulejmani.
Por, pas Kuvendit te Derventit, ne prill te vitit 1945, te udhehequr prej Sule Hotles, do te veshtiresohet aktiviteti politik dhe luftarak i Sules per rezistencen shqiptare ne viset e Kumanoves dhe te Shkupit. Prej tashti, Sule Hotla do te detyrohet te kaloje nje jete shume konspirative, i strehuar ne familjet e Mulla Hajdarit te Orizares, Miftar Brezes, Rrahman Rushanit e Zija Shabedinit te Orizares dhe te Beqir Goranit te Shkupit, me prejardhje gjakovare.
Megjithate, popullata shqiptare vazhdonte te kishte admirim te madh ndaj Sule Hotles, perskaj presioneve te vazhdueshme qe po benin sherbimet e fshehta jugosllave. Vete kryeshefi i OZNA-s per qarkun e Shkupit, ne nje takim me kreun e Byrose Politike te PKM-se thekson: “Me e komplikuar situata eshte ne Kumanove. Atje edhe pse jane kryer burgosje te nje pjese jatakesh, perseri deri te informacionet e sakta nuk kemi mundesi te vijme”. Ne vazhdim ai thekson: “Popullata shqiptare ka besim te plote ndaj Sules dhe disa anetareve te keshillit Popullor, keshtuqe secili çoban apo fshatar dijne per levizjen e bandave, mirepo nuk i tregojne pushtetit. Ata ndaj Frontit dhe pushtetit qendrojne anash”. Nje fryme te tille verejme edhe ne dokumentin e 13 majit 1946, qe ka te beje me mbledhjen e KQ te PKM-se, plenum me sekretaret e komiteteve te Shkupit, udheheqesve te OZN-es dhe instruktoret prane KQ te PKM-se. Nga dokumenti po citojme fjalet e kryeshefit te organizates se rrethit te Shkupit, Tote, i cili ne fjalen e tij thote: “Gjendja me e nderlikuar eshte me shqiptaet, ku jane kryer burgosje te jatakeve ne rajonin e Kumanoves. Ata lidheshin me Shqiperin e vjeter - Sula ka marre leter – eshte interesuar per armaten tone. Bota shqiptare po krijon besim ndaj Sules dhe disa anetareve te mbrojtjes popullore”.

Kuvendi i Kopilaçes - Kongresi III i Ballit Kombetar

Sule Hotla me tre-kater bashkeluftetare do te merr pjese edhe ne Kuvendin e Kopilaçes mbi Tanushe te mbajtur me 15-16 gusht 1945. Kuvendi ishte thirrur nga Shtabi Suprem i Kosoves, ndersa kishte per qellim riorganizimin e luftes se çetave nacionaliste vullnetare shqiptare. Ne kete kuvend merrnin pjese rreth 20 komandante, nder te cilet edhe Hysen Terpeza, Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Din Hoxha, etj. Per shkak te rendesise qe pati ky kuvend, u quajte edhe si Kongresi III i Ballit Kombetar. Ne te u soll vendimi qe kjo levizje shqiptare te merr emrin Levizja per Lirimin e Tokave Shqiptare, per shkak se emri i Ballit tanime ishte kompromituar para syve te aleateve si organizate profashiste. Andaj, levizja me emer te ri do te duhetj t’i bashkonte te gjitha organizatat dhe rrymat antikomuniste dhe antijugosllave nen flamurin e Shqiperise Etnike.
Per te gjitha keto levizje ishte i informuar vazhdimisht Komiteti Qendror i PKM-se, permes spiujve qe kishte arritur te infiltroje ne grupet vullnetare shqiptare. Ne nje mbledhje te zgjeruar te KQ te PKM-se, e cila mbahet me 13 maj 1946 ne Shkup me pjesemarrje te: Llazar Kolishevskit, Kerste Cervenkovskit, Cvetko Uzunovskit - Abaz, te gjithe kryeshefa te OZNA-se dhe instruktore te PKM-se, teme debati kishin “gjendjen me te re politike ne Maqedoni, e me theks te veçante levizjet e fundit te reaksionit shqiptaromadh, turkomadh dhe te VMRO-se”. Sipas procesverbalit te ketij plenumi, perfaqesuesit e OZNA-s, ne detaje informojne per gjendjen e pergjithshme ne Maqedoni qe sipas tyre “me kritike eshte ne Kumanove, sepse atje Sule Hotla, me grupin e vet ka arritur ta pervetesoje gjithe popullaten shqiptare, perfshire ketu edhe keshillat vendore”. Sipas tyre, “atje çdo bari ka njohuri per levizjet e Sules me shoket, por ata assesi nuk i japin informacione pushtetit, keshtu qe keshillat vendore te zgjedhur prej Frontit Popullor, funksionojne sipas urdherave qe i jep Sule Hotla...”.
Mirepo, duket qarte se per nje periudhe te shkurter gjendja do te filloje te ndryshoje ne menyre shume te shpejte ne dem te veprimtareve te kauzes shqiptare, edhepse vazhdonin ta gezonin perkrahjen e parezerve te sumices se popullates.
Ne dosjen e veprimtareve te NDSH-se, do te shihet se ne mesin e gushtit te vitit 1946, Gjon Sereçi do te takohet ne Kopilaçe me Sule Hotlen, ku do te bisedojne per mundesine e shpetimit te asaj qe kishte mbetur pa u perbi nga diktatura e eger komuniste e cila gjithnje e me teper po merrte hov ne keto hapesira. Bisedimet ishin realizuar edhe ne frymen e kerkimit te mundesive qe te shpetonin nga kthetrat e OZNA-s ata qe ende kishin mbetur te rezistonin neper male, meqe deri ne kete kohe ishin burgosur dhe vrare shumica e anetareve te NDSH-se dhe LpLTSH-se. Ishte shqyrtuar mundesia e terheqjes per ne Greqi, gje qe ishte kundershtuar nga udheheqesia e guerijes shqiptare, te cilet kishin vendosur qe te mos i leshonin vendet e tyre, por edhe te heqnin dore nga rezistenca e armatosur. Me kete, ata kishin zgjedhur per vete fundin tragjik, por te lavdishem, i cili do te sherbeje si nje burim i pashterrshem i frymesimit te gjeneratave qe vijne pas.
Ne te vertete, triumfi i ideologjise komuniste ne fund te Luftes se Dyte Boterore dhe joshja e shume shqiptareve per kinse fitimin e te drejtes se vetevendosjes pas debimit te fashisteve, gjithnje e me teper po ua mbyllte shtigjet luftetareve te kauzes se vertete kombetare, per eliminimin e te cileve tanime ishin aganzhuar mijera spiune sllave e shqiptare. I gjendur ne momente te tilla te nje degjenerimi te kolektiv mendor, Sule Hotla qe atehere do ta parashikonte lajthitjen e shumices se popullit shqiptare, si dhe perfundimin e Jugosllavise komuniste te Titos, e cila po ngrihej me shume pompozitet, ne emer te vellazerim-bashkimit te te gjithe popujve.
“Ky popull nuk e don lirine. Tani te gjithe jane drejtuar kah Titoja, por do te vije dita kur do te behen pishman (zhgenjehen)”, i thote Sule Hotla ne nje rast Mulla Hajdarit te Orizares, pas perfundimit te zgjedhjeve te pergjithshme jugosllave te vitit 1945, kur me plebishit fitoi Partia Komuniste e Josip Broz Titos. (Citati eshte transmetim i fjaleve te Mulla Hajdarit gjate hetuesise ne organet e UDB-es ne Shkup).

Kohe e tradhtive te egra komuniste

Ndryshe, gjate kesaj periudhe tradhtisht do te vriten nje pjese e madhe e krereve te nacionalizmes shqiptare, kurse pjesa tjeter do te arrijne qe te kalonin per ne Greqi, me qellim qe t’u ikej kurthave dhe nderskembzave komuniste. Sule Hotla u ftua nga miku i ngushte i idealeve Hysen Terpeza, qe t’i bashkangjitet ne rrugen drejt Greqise. Madje, kete vete Hysen Terpeza ia kishte derguar nje kale shale, mirepo Sula nuk do ta leje atdheun aq lehte, duke vendosur qe edhe me tej te vazhdoje rezistencen e armatosur. Nexhati Hasani (1943) nga Bllaca, percjell nje rrefim te Tefik Tanishecit, qe ben fjale per çastin kur eshte bere percjellja per ne Greqi e nje numer te madh te ushtareve te Hysen terpezes dhe Sule Hotles. Para nisjes, ne nje moment çohet nje ushtare dhe i drejtohet Sules me fjalet: “O Bace, ti po na percjell neve per ne Greqi, por ku po mbetesh vete?!”. Kurse, Sule Hotla, zemerthyer i pergjigjet: “O vellezer, udha e mbare u qofte juve dhe inshalla çka eshte me mire per ju bahet, kurse une po kthehem te jetoj ne vendin dhe shpellen time. Do ta mbroje shpellen derisa te me merr plumbi! Veç une e di se sa nanen e kam lene pa djale. Kurrnjehere nuk asht burrni per mua me i lane ato nena e ato familje te vetmuara, e une me shpetu”.
Ne baze te shenimeve te historiografise shqiptare, por edhe asaj komuniste jugosllave, rezistenca kombetare shqiptare e Karadakut te Kumanoves do te shuhet e fundit nga te gjitha trevat e Maqedonise si republike e ish-Federates jugosllave. Kjo rezistence e armatosur, identifikohet me Sule Hotlen dhe tete shoket e tij me besnike, te cilet kishin vendosur qe edhe vdekjen ta bejne bashke. Ne kete mes ishin – Ali Syle Staneci, Sami Shabedini nga Orizarja, Hamze Bilalli - Bellanoca me te birin Arifin, si dhe kater vellezerit nga Breza, djemte e Ajet Eminit: Aliu, Shefkiu, Iseni dhe Rasimi. Keta te nente kandilat e kombit, do te vehen ne kurthen e OZNA-se famekeqe ne fund te viti 1947, me kontributin e tradhetarit Abdulla Osmani nga Mateçi, i cili fale sherbimeve te medha antishqiptare qe i kishte bere ne llogari te sllavo-komunizmit, me vone do te ngjitej ne hierarkite e larta te pushtetit.
Kurtha ndaj grupit te Sule Hotles ishte pergatitur nje periudhe te gjate nga kuzhinat e sigurimit shteteror jugosllav, dhe per kete gje ishin angazhuar shume spiune sllave e shqiptare. Mese dy jave do te zgjase rrugetimi i kobshem i dinjitareve te atdheut, te shoqeruar nga agjentet jugosllav. Ne malin e Pelisterit, ne kete pike jugore te vendit, ishte improvizuar kufiri grek. Vetem pasiqe te gjithe detyrohen qe paqesisht t’i dorezojne armet dhe municionin qe kishin me vete, u tregohet e verteta e hidhur – se te gjithe jane vene ne duart e OZN-as dhe se qe te nesermen do te transferoheshin ne Shkup, ku i priste ekzekutimi i tmerrshem komunist i 11 tetorit 1947.
Per keto krime kunder njerezimit qe u bene pas perfundimit te luftes, komunistet jugosllav flisnin haptas edhe neper mbledhjet e tyre partiake, madje edhe krenoheshin me epshet e tyre te papermbajtura shtazarake. Sekretari i Byrose Politike te PKM-se, Kerste Cervenkovski ne nje mledhje thekson: “Pas çlirimit te vendit tone, shqiptaret kishin rene nen ndikimin e propagandes shqiptaromadhe, e cila manifestohej me aksione luftarake kunder ushtrise tone, dhe perkrahnin bandat e Xhemes, Mefailit, Sules dhe bajraktareve tjere. Andaj, organet tona moren masa denimi, duke realizuar nje sere ekzekutimesh. Keto ekzekutime qe u kryen ndaj disa reaksionareve dhe bandave, nga ana e pjeses intelektuale shqiptare nuk u komentuan si mase revolucionare, por si masa per shfarosjen e pakices shqiptare...”.

Populli nuk besonte se Sule Hotla ishte i vdekur

Edhe pas ketij fundi tragjik, eshte mjaft interesant te permendet fakti se edhe per nje kohe te gjate pas likuidimit te Sule Hotles me shoke, populli shqiptar i Karadakut nuk do t’i besoje propagandes sllavo-komuniste. Madje, edhe shume vite pas perfundimit te luftes, njerezit do te mendojne se Sula ende eshte gjalle, se ka dale ne Greqi, ne Amerike apo gjetke, duke mos pranuar se nje burre i tille si ai do te mund te tradhtohej dhe te vritej. Kete gjendje te krijuar ne opinionin shqiptar me se miri e spjegojne edhe dokumentet e arkivuara te kohes, ne te cilat vete udheheqesia e larte e PKM-se do te kete telashe me organizimin e vet, per shkak se emri dhe fryma kombetare e Sule Hotles ende ishte e gjalle tek popullata shqiptare e Karadakut te Kumanoves. Funksionari i larte Kerste Cervenkovski, ne nje raport tjeter drejtuar Byrose Politike te PKM-se dhe PKJ-se, konstaton: “Menjehere pas çlirimit u mor aksioni per ta stabilizuar vendin, duke ju dhene te drejta pakices shqiptare. Me kete u krijuan kushte per formimin e partise, ne rrethin e Dibres dhe Kerçoves me 1945, ndersa ne rrethet e tjera kryesisht aty ka vitet 1947 dhe 1948. Mirepo edhe perkunder asaj qe eshte arritur stabilizimi politik, menjehere duhet pranuar fakti se te masa shqiptare ne ate moment nuk u arrit diferencimi politik dhe klasor. Mu per kete edhe sot ne qarkun e Tetoves dhe Gostivarit, grupi me i madh i popullates ankohen per humbjen e banditeve ne kohen e pastrimeve, dhe konsiderohet si nje grushte kunder shqiptareve, per t’ua marre te drejtat e tyre”. Me tej, Cervenkovski ne kete raport shton se “ne Kumanove ende per Sule Hotlen mbreterojne legjendat dhe nuk besohet se ai eshte likuiduar. Edhe me tutje ai jeton ne memoaret e tyre, kjo po verehet ne fshatrat: Hotel, Sllupçan, Mateç, Orizare etj ...”.
Sidoqofte, shpirti kryengrites i shqiptareve te ketyre kufijve etnike, do te jete perhere i gatshem te behet fli, ne te mire te çeshtjes se shenjte kombetare. Ky shpirt revolucionar do te shpertheje edhe ne tri lufterat e fundit te shqiptareve ne Ballkan: ne Kosove, Lugine te Presheves dhe Maqedoni, pa e realizuar qellimin perfundimtar, i cili tani tentohet te arrihet permes rrugeve tjera

Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
  ricco

ricco


Register: 26 01 2007
From: Macedonia
Points: 559
User2038 ka thene me pare:
qeka icik shume e gjate...megjithate me vlere...
User2038-20100123102038|Data:13 04 2010 -19:16|post:11370|




 
     27 01 2011 (14:10)
  User162843

User162843




 
     27 01 2011 (12:05)
  ricco

ricco


Register: 26 01 2007
From: Macedonia
Points: 559
Mice ka thene me pare:
ricco ka thene me pare:
Mice ka thene me pare:
User2038 ka thene me pare:
qeka icik shume e gjate...megjithate me vlere...
User2038-20100123102038|Data:13 04 2010 -19:16|post:11370|


kot per kureshtje e lexove ??
se une jo per zotin shum e gjate
Mice-533|Data:15 09 2010 -10:27|post:25840|



Eshte mire te lexohet per ata qe kane durim!


ricco-15|Data:15 09 2010 -10:29|post:25842|


po po ek te drrejt por
Mice-533|Data:15 09 2010 -10:31|post:25845|



Une vertete e kam bere copy-past ama e kam lexuar ne menyre serike...1 jave me jane desht.
 
     15 09 2010 (10:32)
  Mice

Mice


Register: 01 03 2010
From:
Points: 998
ricco ka thene me pare:
Mice ka thene me pare:
User2038 ka thene me pare:
qeka icik shume e gjate...megjithate me vlere...
User2038-20100123102038|Data:13 04 2010 -19:16|post:11370|


kot per kureshtje e lexove ??
se une jo per zotin shum e gjate
Mice-533|Data:15 09 2010 -10:27|post:25840|



Eshte mire te lexohet per ata qe kane durim!


ricco-15|Data:15 09 2010 -10:29|post:25842|


po po ek te drrejt por
 
     15 09 2010 (10:31)
  ricco

ricco


Register: 26 01 2007
From: Macedonia
Points: 559
Mice ka thene me pare:
User2038 ka thene me pare:
qeka icik shume e gjate...megjithate me vlere...
User2038-20100123102038|Data:13 04 2010 -19:16|post:11370|


kot per kureshtje e lexove ??
se une jo per zotin shum e gjate
Mice-533|Data:15 09 2010 -10:27|post:25840|



Eshte mire te lexohet per ata qe kane durim!

 
     15 09 2010 (10:29)
  Mice

Mice


Register: 01 03 2010
From:
Points: 998
User2038 ka thene me pare:
qeka icik shume e gjate...megjithate me vlere...
User2038-20100123102038|Data:13 04 2010 -19:16|post:11370|


kot per kureshtje e lexove ??
se une jo per zotin shum e gjate
 
     15 09 2010 (10:27)