logo meemira.com

     

 Vetem FORUM OWNER mund te hapi tema te reja
1 Page 1 Total:1 post
ricco HOME FORUMS Tema te ndryshme Sa shqiptare jetojne ne Maqedoni?
Sa shqiptare jetojne ne Maqedoni? - 06 10 2010 - 15:06
  ricco



Profili per: ricco    

Foto Albumi ricco   

Miqte e ricco  

Forumi juaj ricco   

Sa shqiptare jetojne ne Maqedoni?


Jo nje here, por ku ta dish per te saten here eshte bere kjo pyetje per numrin e popullsise shqiptare ne Maqedoni. Kete e bene me terheqese te dhenat zyrtare per numrin e popullates se Maqedonise.

Ne nje ane akuzohen shqiptaret se kane shtim te larte natyror dhe se eshte me i larti ne Maqedoni, kurse nga ana tjeter, numri i kesaj popullate nuk u rrit ne proporcion me shtimin natyror. Ky paradoks ka detyruar nje numer jo te vogel te autoreve te vendit dhe atyre te huaje, te merren me levizjen e numrit te popullsise shqiptare ne Maqedoni. Kur gjithe kesaj t’ia shtojme edhe te dhenat zyrtare te pas Luftes se Dyte Boterore te zhvilluara gjate regjistrimeve te viteve: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1994 dhe i ketij te fundit 2002, nuk paraqiten te dhena reale per numrin e popullsise se Maqedonise, me theks te veçante te shqiptaret e ketij vendi. Ne te gjitha keta regjistrime, "moto'' e kane pasur se si ta zvogelojne numrin real te popullsise shqiptare, ne menyre qe ta ulin ne nivel ''pakice''. Keshtu, gjate regjistrimeve te zhvilluara ne monizem, Maqedonia vonohej ne dergimin e te dhenave perfundimtare te regjistrimeve ne Entin Statistikor Federativ, duke i derguar me dy vite vonese. I duhej kohe qe ta harmonizoje numrin e popullsise se entiteteve te kesaj Republike.

Enti Statistikor i Maqedonise i permbahej me perpikeri parimit se si ta hiperbolizoje numrin e maqedonasve dhe ta minimizoje numrin e popullsise qe i takon entiteteve tjera. Si pasoje e nje hiperbolizimi dhe minimizimi te tille, regjistrimi i vitit 1991 deshtoi-shqiptaret e bojkotuan nje regjistrim te tille. Ky regjistrim u perserit ne vitin 1994. Per fat te keq, edhe ky regjistrim u tregua jo i realet dhe nder me te manipuluarit. Keshtu, ne vend qe numri i popullsise te rritet, ai zvogelohej, gje qe ne demografi nuk mundet te ngjaje, me kusht qe te mos te kete migrime-emigrime te jashtme, gje qe nuk ka ndodhur gjate ketyre viteve, per shkak se Evropa Perendimore ua mbylli dyert punetoreve te jashtem. Ne ate kohe, gazetat e perditshme maqedonase, por edhe ato shqipe, shkruanin se Maqedonia ne vitin 1991 do te kete 2.208.014 banore edhe ate duke u bazuar ne shtimin natyror prej 15.7 per mije. Por ja qe nuk doli ashtu. Maqedonia ne regjistrimin e vitit 1994 do te kete 41.253 banore me pak se ne regjistrimin e vitit 1981. Kjo edhe nje here vertetoi se me numrin e popullsise se ketij vendi dukshem manipulohet.

Me rendesi eshte te theksojme se ne Maqedoni ka dy te dhena per numrin e pergjithshem te popullsise: njera e dhene per opinionin e vendit dhe e dhena tjeter eshte per ate te jashtmin. Qe te mos jete nje e dhene kuturu, ja po i theksoj disa raste me markante: ne raportin e Stejt Departmentit per te drejtat e njeriut ne Maqedoni: “Ne Maqedoni jetojne 2.2 milione banore” (3.12.1993). Por pse ky numer u injorua? Pse nuk u tregua e verteta? Edhe nje deshmi se numri i popullsise manipulohet paraqet fakti se televizioni britanik BBC ne vitin 2001 do te theksoje se ne Maqedoni jetojne 2.3 milione banore. (BBC-a, lajmet e ores 7 e 30 min. 07.06.2001).

Sa i perket levizjes se numrit te popullsise shqiptaret ne Maqedoni, ajo ka pasur batica dhe zbaticat e veta. Numer i cili asnjehere nuk eshte rritur ne baze te shtimit natyror, por gjithmone ka qene aq sa e ka caktuar enti statistikor Republikan. Me nje ane theksohej shtimi lart natyror i kesaj popullate (periudha 1981-1991) dhe me pa te drejta akuzohej si nacionaliste, iridentiste separatiste, shoviniste dhe mori etiketime tjera te nxjerra nga arsenali me i felliqte i nacional-shovinisteve maqedonas. Qe te jete anomali me e madhe, kjo popullate asnjehere nuk u arrit ne baze te shtimit natyror, por rritej-shtohej aq sa e caktonte enti Statistikor, ne menyre qe ta mbajne kete popull qytetare te rendit te dyte.

Perndryshe ja se si duket levizja e numrit te popullsise shqiptare ne Maqedoni pas LDB: kete do ta krahasojme me levizjen e numrit te popullsise maqedonase dhe turke.


VITET 1948 1953 1961 1971 1981 1994 2002
Maq.
789648 (68.6%) 860699 (66.0%) 1000865 (71.2%) 1142375 (69.3%) 1279000 (67.0%) 1296964 (67.0%) 1297971 (64.2%)
Shqip.
197389 (17.1%) 162594 (12.4%) 183108 (13.0%) 279871 (17.0%) 377208 (19.8%) 441104 (22.8%) 509083 (25.2%)
Turq
95940 (8.3%) 203938 (9.4%) 131481 (6.6%) 108552 (4.0%) 76365 (4.0%) 78014 (4.4%) 77959 (3.9%)
Tab. Nr 1

Te dhenat e kesaj tabele jane zyrtare te cilat nuk kerkojne me realitet. Te dhenat e struktures kombetare qe paraqiten nga BBC-ja tjeterfare nga ato zyrtare ja se si duken keta te dhena.

Nr. Perqindja
Maq 920.00 40.0
Shqip 880.00 38.3
Rom 220.00 9.6
Serb 160.00 7.0
Turq 60.00 2.6
Te tjere 60.00 2.6
Tab nr. 2

Nje nepunese ne Entin Statistikor, perndryshe ligjeruese ne fakultetin juridik, do te theksoj se ne vitin 2000 numri i popullsise shqiptare dhe asaj maqedonase kane qene te barabarte. Rastesisht me ra ne dore e perditshmja „Fakti“ ku theksohej : „Ne vitin 2025, shqiptaret e Maqedonise barazohen me Maqedonasit’’ (6 GUSHT 2007). Si qe shihet, numri i popullsise shqiptare ka qene i barabarte qysh ne vitin 2000. Kete e deshmojne edhe te dhenat tjera qe do t’i theksoje me poshte:

- Ne enciklopedine “Wikipedia” theksohet se ne Maqedoni ka 750.000 shqipfoles (“Lajme” 30 gusht 2007).
- Autori i ketyre rreshtave do te theksoj : “Perndryshe, numri i kesaj popullate eshte me se 33 per qind” (R.Veliu: “shtrirja gjeografike dhe levizja e numrit te popullsise Shqiptare ne Maqedoni. “Tetove, 2002 .f .40).
- Dite me pare CIA (Central Intelegence Agenci) Theksoi se ne bote ka 15 milion shqiptare, ku nder te tjerat theksoi edhe shperndarjen e kesaj popullate ne bote. Aty theksohet se “ne Maqedoni jetojne afer 1 milion Shqiptare”. (Regjistrimi i radhes 2011,1 prill-diten e rrenave)
  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
  ricco

ricco


Register: 26 01 2007
From: Macedonia
Points: 559
Sipas disa te dhenave te publikuara ne webqafen e Entit statistikor numri i pergjithshem i fillorsiteve shqiptar gjate 2 dekadave te fundit eshte 34%,ndersa pjesmarrja e nenave shqiptare ne lindje mrenda vitit (20-3dekada rresht)eshte prezent me 34-36%,nga kjo shume lehte mund te nenkuptojm se shqiptart jane mbi 800.000 ne R.M apo me nje % deri me 35%.
 
     06 10 2010 (15:06)
Pages     Key     1 Page 1 Total:1 post