logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Si te parandalojme gerhitjen
Autor Roni - 25 luglio 2011 14:29
  

Gerhitja ndikon edhe ne prishjen e gjumit tuaj edhe te pjesetareve tjere te familjes.

Shume njerez mund te gerhasin per arsye te ndryshme. Shoqata angleze e gerhitjes dhe problemeve te gjumit publikoi disa keshilla per kurimin -

e problemeve te gerhitjes.

“Daily Express” ben te ditur se eshte shume e rendesishme te percaktohet nese gerhitja vjen nga hunda apo goja. Nese gerhitja vjen nga hunda edhe kur goja eshte e hapur apo e mbyllur provoni kete:

Gjuhen nxirreni perpara dhe shtrengoni dhembet. Mundohuni te gerhisni. Nese vereni nje gerhitje me te lehte ka shume mundesi qe gjuha nxit gerhitjen. Pra gjuha dridhet dhe shkakton gerhitjen.

Nese gerhisni me hunde kur mbani gojen mbyllur atehere provoni:

-Shtrihuni ne krahun e djathte apo te majte: sipas nje teorie kur shtriheni ne shpine muskujt e zones se gjuhes dhe fytit ngushtohen duke provokuar gerhitjen.

-Perdorni jasteke me te larte: kjo menyre ndikon ne mbajtjen hapur te rrugeve te frymemarrjes duke mbeshtetur qafen. Keshtu fyti ngushtohet me pak. Dhe vlen derisa t’ju zere gjumi.

-Merrni fryme me shiritet e hundes: me ndihmen e sistemit brenda shiritit zgjerohen rruge-

t e frymemarrjes ne hunde dhe ne kete menyre parandalohet gerhitja. Ju ndihmon te shpetoni dhe nga nxenia e hundeve kur jeni me grip apo kur vuani nga alergjia.

-Perdorni strip goje per te parandaluar gerhitjen: karamelet me arome mendre luftojne shkakun e gerhitjes dhe jane ideale per ju nese gerhisni kur jeni shtrire ne shpine. Keta zoterojne nje formule e cila pakeson dridhjen e indeve te buta dhe mbulon pjesen e prapme te fytit gjate gjithe nates. Nuk ben efekt ne momentin kur e merrni ne goje por pas disa oreve.

-Spray-t e gojes: spray lyen dhe zbut indet e buta ne pjesen e prapme te fytit te cilat shkaktojne dridhjen dhe me pas gerhitjen.

-Aparat kunder gerhitjes: duke shtyre jashte faqet e hundes zgjeron kanalet e frymemarrjes se hundes dhe mundeson nje frymemarrje te lehte.

-SomnoGuard: eshte nje lloj cigarishteje termoplastike MAD e perdorur per kurimin e ērregullimeve te gjumit te shkalles se mesme, ne te njejten kohe perdoret dhe nga boksieret. Duke sjelle perpara pjesen e poshtme te nofulles me gjuhen lehteson frymemarrjen dhe parandalon gerhitjen.

-Spray bimor: dhe ky spray ngushton pjesen e brendshme te vrimes se hundes dhe krijon me shume vend per te marre fryme. Krahas kesaj tendos indet e pjeses se siperme te gojes duke pakesuar dridhjen. Spray me ere te mire pakeson gerhitjen.

-Lenia e cigares: pakesoni konsumimin e cigares ose lereni krejt me mire. Ne kete menyre merrni fryme me lehte dhe gerhitja do te pakesohet me kalimin e kohes./Start/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 41800, stampe 20 ©


Meemira.com