logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Buka, spekulimet qe fshihen pas saj
Autor Arsen - 17 gennaio 2012 15:22
  

E kush ha me shume buke se shqiptaret? Madje, edhe kur tavolina eshte plot me produkte te ndryshme ushqimore, buka nuk lihet menjane. E ndersa konsumi i bukes eshte nder me te lartet se ēdo produkt tjeter, pak kush e di se ēfare hilesh fshihen ne buk-

en e perditshme qe konsumojme.
Dietologia klinike Blerina Bombaj shpjegon me detaje per “Shekulli”-n se ēfare po ndodh me buken.
Mund te na jepni nje veshtrim te pergjithshem te produktit buke?
Buka eshte nga produktet ushqimore me te lashta e perdorur gjeresisht nga njerezimi si baze e ushqimit. Edhe ne vendin tone buka ze nje vend kryesor ne dieten e perditshme. Por perdorimi kaq i gjate i bukes nga njerezimi, ka bere qe ajo te pesoje transformime te ndryshme dhe fatkeqesisht per keq deri ne ditet e sotme. Rritja e kerkeses per buke me shtimin e popullsise ne bote, ka nxitur prodhimin industrial masiv te saj. Kalimi nga prodhimi artizanal ne ate industrial e ka bere kete produkt shume me inferior nga ēka qene.
Cilat jane llojet e bukes qe perdorin me shume shqiptaret?
Llojet e bukes qe perdoren kryesisht ne Shqiperi jane buke gruri e zeze dhe e bardhe, thekre, e perzier, misri (e perzier), kallamoqe, me rralle qiqre, geshtenje.
Ta fillojme ng-

a buka e bardhe, a ka vlera ushqyese ajo?
Sa me e bardhe buka, aq me e shkurter jeta! Buka e bardhe behet me miell te bardhe. Gruri ka tre perberes kryesore: levoren, embrionin dhe endosporin. Levorja eshte pjesa me e pasur ne fibra bimore dhe minerale. Embrioni eshte pjesa me permbajtje te konsiderueshme disa acidesh lyrore shume cilesore dhe gjithashtu permban vitamine E, e cila pikerisht mbron keto acide lyrore nga oksidimi. Ne te njejten menyre vitamina E vepron ne organizem duke mbrojtur kolesterolin qe qarkullon ne gjakun tone nga oksidimi. Kolesteroli eshte nje substance me rol shume te rendesishem ne funksionin e organizmit, por kur oksidohet, kthehet ne nje nga armiqte kryesore te eneve te gjakut. Se fundmi, endospori eshte pjesa me e madhe e kokrres se grurit dhe ne perqindjen me te larte te tij eshte amidon (sheqer). Kur gruri bluhet per miell te bardhe, levorja dhe embrioni shkeputen dhe mbetet vetem endospori. Ne kete menyre mielli i bardhe ka humbur: te gjithe vitaminen E, te gjithe acidet lyrore te pangopura, 50% te kalciumit, 70% te fosforit, 80% te hekurit, 98% te magnezit, 50-80% te vitaminave B.
Po sa i takon kimikateve ne miellin e bardhe, sa te demshme jane?
Perveē se mielli i bardhe mbetet vetem me kalorite, ai zbardhet me kimikate ku perberes kryesor eshte klori i cili ne reaksion me proteinat e miellit mund te formoje nje substance teper toksike qe quhet “alloxan”. Miellit te bardhe i shtohen edhe lende te tjera qe ndihmojne ne maturimin e tij dhe ne perpunimin sa me te kollajte. Ai preferohet shume nga konsumatori, pasi eshte shume komod ne gatim dhe mjaft i shijshem. Perdorimi masiv i miellit te bardhe ne ushqim ka pasur si rezultat perkeqesimin e ndjeshem te cilesise se dietes dhe te shendetit te popullates. Rritja e ndjeshme e prevalences se diabetit mund te jete e lidhur edhe me kete fakt. Duke perdorur miell te bardhe eshte ulur ne menyre drastike sasia ditore e fibrave, e cila ka pasoja serioze ne shendetin e aparatit tretes, dhe jo vetem. Jo me kot ne bote degjohet shprehja: “sa me e bardhe buka, aq me e shkurter jeta”!
Flitet per spekulime me buken e zeze, si ndodhin keto spekulime?
Perpara disa muajve u hodh akuza se buka e zeze nuk eshte ne te vertete buke integrale, por nga miell i bardhe te cilit i eshte hedhur ngjyroses per ta bere ate te duket i zi! Ne fakt, kjo akuze u hodh pa asnje prove konkrete. Me ndihmen e specialisteve te Ministrise se Bujqesise arrita te zbuloj se shumica e furrave te Tiranes furnizohen me miell 100% integral, i cili madje prodhohet shume afer Tiranes me mulli guri, i vetmi ne vendin tone. Bluarja e dritherave me mulli guri, ne ndryshim nga bluarja industriale ruan maksimalisht vlerat e tyre ushqyese dhe kjo na ben ne si konsumatore shume me te privilegjuar. Madje dhe ēmimi i tij nuk ishte me i shtrenjte se mielli i bardhe keshtu qe nuk ka asnje arsye qe furrtaret te perdorin miell te bardhe dhe ta ngjyrosin ate! Pra, per te dhene nje ide te qarte, ne Tirane tregtohet miell 100% integral, pa asnje hile. Ajo qe ndodh me pas me buken, eshte ne doren e furrtareve te cilet prodhojne buken dhe shpeshhere per te shitur me shume, bejne kompromis me cilesine per te kenaqur preferencat e konsumatorit, te cilat nuk jane gjithmone ne te mire te shendetit te tyre. Nje nga keto kompromise eshte edhe preferenca per buke te shkrifet dhe te bardhe. Kjo i ben furrtaret qe te perdorin maja te gatshme, dhe jo fare buke, si dhe ta perziejne miellin e zi me te bardhe. Ne kete menyre, buka eshte me e fryre, me e shkrifet dhe rron me shume.
Mesazhi juaj per buken?
Preferoni buken e zeze, te fresket dhe te pathekur, te ngjeshur dhe te paprere ne feta.
Buka me fare – buke me e mire se buka me maja
Buka e zeze e bere me fare buke (pa maja!), nga miell gruri te plote ose thekre, te bluar mundesisht ne mulli guri, si dhe perzierjet e ketyre te dyjave jane buket me superiore nga vlerat ushqyese. Kur buka eshte e perbere me fare buke eshte shume me e tolerueshme per aparatin tretes. Keto buke permbajne fibra te cilat ndihmojne rregullsine e aparatit tretes, permbajne disa acide lyrore teper cilesore dhe krahas tyre vitamine E pikerisht per t’i mbrojtur keto acide nga oksidimi, ashtu sikurse ne organizem kjo vitamine E do te mbroje kolesterolin nga oksimi dhe si rrjedhoje do te mbroje enet e gjakut nga demtimi. Buka e zeze permban sasi te kenaqshme kalciumi, hekuri, acidi folik, vitaminash B dhe permban sasi te medha magnezi i cili eshte i domosdoshem ne metabolizmin e sheqerit. Kjo e ben buken e zeze shume te shendetshme per ata qe vuajne nga diabeti. Buka e zeze permban disa substanca te ngjashme me estrogjenin, te cilat ndihmojne ne uljen e nivelit te kesaj hormoneje ne qarkullim dhe keshtu mbrojne nga kanceri i gjirit. Buka e zeze mbron nga infarktet dhe nga kanceri i zorres se trashe. Buka e zeze ndihmon ne dobesim! Buka me e mire per diete, sidomos per mengjesin, eshte buka e thekres pasi konsumi i saj pasohet nga konsum sasie me te vogel ushqimi ne vaktet ne vijim.
Buka me e mire per femijet
Ne pergjithesi femijet duhet te ushqehen me buke te zeze dhe kombinimi i saj me peshk ndihmon deri ne 50% uljen e rasteve te astmes. Ky rezultat ka dale nga nje studim internacional per astmen ne femije. Kombinimi i magnezit dhe vitamines E qe permban grure te plote me yndyrnat omega te peshkut, duket se eshte i rendesishem ne kete efekt. Meqenese gruri eshte nga ushqimet qe japin reaksione alergjike ne disa raste mund te jete e nevojshme te evitohet plotesisht dhe te zevendesohet me thekren dhe orizin integral, elbin dhe tersheren. Per kete arsye, buka e thekres e bere me fare buke eshte me e preferueshme per femijet.
Dembelizmi per te prere buken!
Deri aty ka arritur dembelizmi yne sa edhe buken e duam te prere ne feta, sepse pertojme ta presim vete. Mendoni pak thikat qe presin buken sa here limohen dhe ku shkojne mbetjet metalike te tyre: te buka qe presin, natyrisht. Perveē ketij fakti dramatik, prerja e bukes eshte nje nderhyrje e dhunshme ne nje produkt te gjalle. Prerja e ben buken te humbase lageshtiren e saj dhe bashkeveprimin e substancave te gjalla qe ajo permban. Gjithashtu, keto thika mund te kalojne mikrobe qe qarkullojne ne ambjent te buka. Buka eshte mire te pritet pak para se te konsumohet dhe te mbahet e mbyllur mire, ne qese letre ne vende te fresketa ose ne frigorifer.
Ekspertet: Rritja e ēmimeve te ushqimit, shqiptaret hane me shume buke
Nese ēmimet e ushqimeve vazhdojne te rritet atehere konsumatoret do te hane me pak ushqime “luksi” dhe do t’i kthehen ne vazhdimesi bukes se zakonshme shqiptare. Keshtu citohet ne raportin “Nje vleresim per industrine e blojes ne Shqiperi me qellim rritjen e vlerave ushqyese (fortifikimin) e miellit te grurit” i realizuar gjate vitit 2011 ne emer te UNICEF. Sipas eksperteve ndryshimet ne strukturen e dietave dhe reduktimet ne shume llojshmerine dietore e bejne edhe me te rendesishme fortifikimin e miellit te grurit per te minimizuar reduktimet e mundshme ne marrjen e mikroelementeve ushqyes te nevojshem. |Nga ana tjeter Qeveria shqiptare do te kishte plotesisht te drejte te kerkonte te gjitha sasite e miellit te importuar ne Shqiperi te jene te fortifikuara ne pergjigje te plotesimit te standardeve te vendit. Ajo mund ta beje kete posa te kete zbatuar vete procesin e fortifikimit te grurit dhe te informoje partnere e tregtise per qellimet e saj”, behet e ditur ne raport.
Shifra
360 grame ne dite per person konsumohet buke ne vendin tone
80 per qind e vlerave ushqyese i mungojne miellit ne vendin tone
30 % e popullsise rezultojne anemike per shkak te kequshyqerjes

Burimi : Gazeta Shekulli





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 43077, stampe 14 ©


Meemira.com