logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Kivi dhe kungulli kunder virozave te stines
Autor Arsen - 18 gennaio 2012 14:49
  

“Lufta” per t’u mbrojtur nga virozat e stines fillon qe ne tavolinat tona, pra qe nga ushqimet qe ne kon sumojme. Disa eksperte te poliklinikes “San Mateo” ne Pavia te Italise kane lanēuar dieten mbrojtese per te parandaluar infektimin nga viruset e -

stines se ftohte, ku dihet qe rreziku per t’u prekur nga gripi eshte me i madh. Keshillat e tyre fillojne me konsumimin e kivit, si nje perberes kryesor qe nuk duhet t’i mungoje ushqimit tone te perditshem. E rendesishme eshte te dime se kivi eshte nje frut i pasur me vitamine C, potas, si dhe vitamine E. Por perveē vetive mbrojtese nga virozat e stines kivi ka edhe veti te tjera, siē jane mbrojtja e syve nga plakja apo luftimi i impotences mashkullore. Gjithashtu kivi ndihmon lekuren, duke e bere me elastike dhe rinore. Sipas nje studimi te kryer nga Universiteti i Oslos, kivi ul trigliceridet (yndyrnat) ne gjak, duke parandaluar keshtu semundjet kardiovaskulare. Kivi eshte i keshillueshem edhe gjate shtatzenise, pasi nje kokerr ne dite u ofron grave shtatzena acidin folik, i dobishem kunder ērregullimeve ne tubin nervor te femijes se palindur.
KUNGULLI
Gjithashtu, per ekspertet e poliklinikes italiane, nje tjeter ushqim qe ndihmon ne parandalimin e virozave te stines es-

hte kungulli. Kungulli nuk perdoret shpesh kohet e fundit, por ai eshte nje burim i mire i vitaminave, mineraleve dhe perberesve te tjere te rendesishem. Ka pak kalori dhe tretet lehte. Kungulli permban nje sasi te vogel te proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave, por ka edhe vitaminat A, C, E dhe K, si dhe vitaminat e grupit B. Gjithashtu kungulli eshte i pasur edhe me fibra dhe per shkak se permban numer te vogel te kalorive, preferohet qe te perdoret edhe nga personat qe jane ne diete. Edhe beta karotina eshte nje nga perberesit e kungullit. Ėshte konstatuar se beta karotina zvogelon rrezikun e paraqitjes se kancerit te qafes se mitres, ezofagut, lukthit dhe fytit. Ajo bllokon veprimin e radikaleve te lira, duke penguar keshtu demtimin e struktures qelizore te ADN-se.
SISTEMI IMUNITAR
Megjithate “aleatet” e sistemit imunitar jane te shumte dhe lista eshte e gjate. Keshilla kryesore e mjekeve italiane eshte “Te ushqehesh ne menyre korrekte dhe te rregullt, te marresh ushqime te pasura me beta karotine dhe vitamine C e E, me fuqi antioksiduese dhe mbrojtese. I perkthyer ne fruta dhe perime ky mesazh do te thote shume agrume, fruta pylli, bajame dhe lajthi. Perberes te tjere kryesore jane karotat, patatet, domatet dhe spinaqi.

Burimi: Balkanweb





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 14755, stampe 7 ©


Meemira.com