logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

A jam ende e virgjer?
Autor Arsen - 06 febbraio 2012 13:31
  

Ka shume letra nga vajza apo djem lidhur me virgjerine. Ka prej tyre qe kane provuar prekjet te shumellojshme e pastaj jane ne dyshim lidhur me faktin nese kane humbur apo jo virgjerine. Me poshte disa detaje lidhur me virgjerine.
Çfare eshte -

himeni?
Ështe mbeturine e nje flete indore, qe sherben per te ndare gjenitalet e brendshme nga gjenitalet e jashtme, perpara se hapja vaginale te formohet. Vrimat ne qender te himenit jane hyrja per ne vagine.
Himeni eshte si nje perde e vendosur ne nje porte e cila tregon se ku mbarojne organet e jashtmet dhe ku fillojne organet e brendshme. Ju nuk mund te kaloni neper kete porte, pa pershkruar kete perde, qe eshte himeni. Ai eshte pjese e portes se vagines. Asgje nuk hyn ose del nga vagina pa kaluar neper te.
Perse duhet himeni?
Ne nuk e dime se pse grate kane himen. Duket sikur ai nuk ka asnje funksion per ato. Himeni tek femra e guinea pig shkrihet ne periudhen kur ajo eshte fertile. Kjo gje lejon mashkullin te çiftezohet me te. Pas çiftezimit ai rritet perseri dhe e mbyll komplet vaginen, kur guinea pig femer nuk eshte me ne ashk. Shkencetaret nuk jane te sigurte se çfare te mire ka guinea pig prej kesaj, por, padyshim, kjo eshte nje loje e shkelqyer pe-

r takimin seksual. Çdo grua do te deshironte te ishte virgjereshe ne çdo takim dashurie.
Çfare lidhje ka himeni me virgjerine?
Kjo lidhje nuk eshte e domosdoshme. Himenet mund te prishen ose mund te mos prishen gjate aktit seksual. Njerezit gjithmone jane çuditur nga fakti qe shume gra ndiejne dhimbje ose kane hemorragji nga vagina heren e pare qe bejne interkurse penetrante vaginale. Ky fakt i ka detyruar njerezit te mendojne se duhet te kete ndonje pjese te vagines, qe me te vertete “shkaterrohet” nga penisi heren e pare qe vagina penetrohet. Tani, çfare ka te beje himeni me virgjerine? Ka rreth njemije vjet qe njerezit i kane dhene himenit reputacionin si pjesa e vagines qe shkaterrohet gjate interkurses se pare.
Ideja e virgjerise i ndihmon apo i demton njerezit?
Mendoj se kjo varet shume nga kuptimi qe njerez te ndryshem kane per ate qe quhet “virgjeri”. Ne qofte se dikush mendon se “virgjeria” eshte vetem nje emer qe nenkupton gjendjen seksuale ne te cilen personi nuk ka pasur asnjehere dhe me asnje person aktivitet seksual, une them se kjo eshte krejt neutrale dhe nuk ka arsye ta vleresojme pozitive ose negative. Ne kete rast, fjala “virgjeri” eshte nje menyre e vlefshme per te pershkruar historine seksuale te dikujt, qofte grua ose burre.
Kur me fjalen “virgjeri” nenkuptojme nje “kualitet” te veçante, qe grate duhet ta kene patjeter kur martohen, dhe po qe se nuk e kane ate naten e pare te marteses, ne i vrasim, i perbuzim, i braktisim, nuk i vleresojme dhe nuk martohemi me to; kjo, them une, eshte shume e demshme.
Kur themi qe kjo vajze ose grua eshte e “virgjer” dhe me kete nenkuptojme dhe vleresojme se keto gra e vajza qe nuk kane bere seks para marteses jane me te mira, me te bukura dhe me te ndritura se te tjerat qe kane bere seks, une mendoj se edhe kjo eshte e demshme.
Pse mendoj keshtu? Sepse historia seksuale e nje personi, grua ose burre qofte ai, nuk eshte nje baze e mjaftueshme dhe shume e qendrueshme mbi te cilen te vendosim se disa njerez jane me te mire se te tjeret.
A ka ndonje gje te keqe qe nje virgjereshe te ndihet krenare?
Absolutisht JO. Ne qofte se virgjeria eshte pjese e identitetit te saj dhe kjo e ben te ndjehet mire, une them qe ajo ta ruaje virgjerine. Ajo mund te ndihet keshtu çdo dite te jetes se saj deri ne martese. Por, natyrshem, mund te ndodhe qe ne nje moment ajo vendose te mos jete me e virgjer. Mendoj se te dyja variantet jane krejt ne rregull.
Keshilla ime gjithnje ka qene: Vajza qe deshiron te hyje ne jeten seksuale me dashuri dhe dinjitet, duhet te mbetet virgjereshe deri sa te takoje djalin e duhur.
Koha ne te cilen virgjereshat ndjejne se jane gati te fillojne seksin percaktohet nga nga vetebesimi i tyre. Disa njerez jane te pjekur dhe me vetebesim ne moshen 18 vjeç, te tjere zhvillohen me ngadale, por shume rralle me shpejt.
Nuk do te mjaftonim keto qe sapo thame, po te mos flisnim edhe per vajzat e virgjera qe e kane zgjedhur kete rruge jo nga frika, as pse jane shume te preokupuara, por per arsye te edukimit te tyre familjar dhe fetar. Ka plot djem e vajza, akoma sot, qe kane mesuar te qendrojne te virgjer deri sa te martohen.
Ata edukohen per kete qe ne moshe te re. Jeta e tyre, ne te vertete, nuk eshte aq e veshtire sa mendojne te tjeret nga jashte. Ata kane mbeshtetjen dhe aprovimin e familjes, te miqve dhe te besimit te tyre. Abstenimi nga seksi eshte nje jete e disiplinuar. Ata kane me shume vetekontroll nga sa kane moshataret e tyre. Te jetosh me rregulla, per shume njerez, eshte me komforte nga sa te rrosh me impulse. Kjo ka shume rendesi te dihet, veçanerisht, nga ata qe influencojne ne rregullat e jetes sone.
A jane te virgjer ata qe kane bere seks oral ose anal?
Per kete pyetje veshtire te jepet pergjigje, qe te konsiderohet pergjigje e drejte, ose pergjigje e gabuar. Do t’i konsiderojme te virgjer ose jo personat qe jane perfshire ne keto aktivitete seksuale, kjo varet nga definicioni qe perdorim per virgjerine.
Nje vajze qe e ka shkaterruar himenin duke bere ushtrime baleti dhe nuk ka kryer marredhenie seksuale, eshte nje vajze e virgjer. Ndersa nje vajze qe ka kryer marredhenie seksuale pa fund dhe vazhdon ta kete himenin te paprekur, sepse e ka ate shume elastik, nuk mund te konsiderohet nje virgjereshe.
A mund te rikthehet virgjeria?
Po e them edhe nje here, kjo varet nga menyra se si e percaktojme “virgjerine”. Ne qofte se dikush do te dije nese mund te kthehet perseri ne gjendjen para eksperiences seksuale me partner, pergjigjja eshte pa ekuivok: “Ne asnje menyre nuk mund ta riktheje virgjerine”.
Por, ne qofte se doni te dini nese eshte e mundur qe me menyra kirurgjikale ta beni himenin te duket si nje figure ne nje tekst anatomie ose ne qofte se doni qe askush te mos jete i zoti t’u thote, pasi ta shohe himenin tuaj, se ju keni bere seks penetrant ketu puna ndryshon. Pergjigjja eshte nje “Po” e madhe. Çdo kirurg mund ta beje kete. Por disa kirurge plastike i kryejne keto ne menyre te persosur.
Para se nje vajze te beje keto operacione eshte mire t’i beje vetes keto pyetje dhe te mundohet t’u jape pergjigje: Sa e sigurte eshte ajo se burri i ardhshem pret qe ajo te jete e virgjer? A i ka thene ai me gojen e tij se e do gruan te virgjer? Çfare rendesie ka virgjeria fizike, kur ajo ka humbur virgjerine etike dhe morale? A e di ajo se ka shume gra qe nuk gjakosen dhe nuk kane dhimbje gjate interkurses se pare seksuale.
Ne qofte se ajo e di me siguri qe ai pret te jete e virgjer, vajza ka disa opsione:
a- Te vendose te kryeje operacionin. Ta genjeje ate, te heqe zemerimin e tij e te familjes dhe te ruaje martesen dhe veten e saj.
b-Ta rishikoje martesen me nje burre qe pret i bindur, te martohet me nje vajze te virgjer.
c-T’i thote atij te verteten (nese ndjen se mund te ndodhin gjera te papelqyera) dhe te prese çfare do te ndodhe.
Ndryshon puna ne qofte se te dy kane bere nje marreveshje qe te jene te dy te virgjer ne martese. Vajza nuk do te ishte e ndershme dhe do ta genjente me nje operacion qe do ta bente fshehurazi. Ta fillosh martesen duke genjyer, eshte sikur ta ndertosh ate mbi themele qe lekunden.
Sot ka shume vajza, por edhe djem, qe pasi kane filluar te bejne seks vendosin te kene me shume kontroll per jeten e tyre seksuale. Keshtu ata heqin dore nga jeta seksuale per disa muaj ose vite deri sa ndjehen me te zote qe ta ujdisin ate sipas deshirave te tyre. Kjo eshte nje menyre e mire dhe e pergjegjshme.
Kjo quhet kthim ne virgjerine sekondare. Kjo do te thote bejini vetes nje favor: ndalo menjehere te besh seks. Kthehu tek virgjeria sekondare. Kthimi tek virgjeria sekondare eshte, padyshim, vendimi me i mire qe nje vajze mund te kete marre ndonjehere. Te gjitha marredheniet e tjera do te ndryshojne per mire. Ajo tani do te bisedoje dhe do te qeshe lirisht. Tensioni dhe faji do te largohen prej saj.
Kuptojeni mire integriteti juaj moral eshte me me rendesi se virgjeria. Kur e “humbisni “ virgjerine, ju nuk duhet te humbisni integritetin. Ju duhet te jeni te ndershem me veten dhe partneret tuaj seksuale. Shpresoj, qe ju do t’i diskutoni, ndershmerisht, keto qe sapo lexuat, me shoket tuaj, me ata qe takoheni, me prinderit tuaj dhe me te rritur te tjere.

Burimi: Gazeta Shekulli





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 136896, stampe 15 ©


Meemira.com