logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Cajrat per dobesim
Autor Arsen - 15 febbraio 2012 12:42
  

Sipas shpjegimeve te specialisteve, sa me pak te perdorni ēaje per dobesim, aq me shume mund ta ruani shendetin tuaj. Por edhe nese i konsumoni, gjithēka me mase. Beni kujdes me blerjet “online”, sepse siguria jo gjithmone eshte e garantuar.
V-

azhdojme te lexojme neper gazeta, revista, internet per ēajet qe kane aftesi te jashtezakonshme dobesimi, pastrimi dhe ēlodhjeje. Ne disa raste nuk kuptohet nese behet fjale per artikuj “te vertete” apo reklama, por mbi te gjitha nuk dihet ende se ēfare permbajne saktesisht keto produkte (duken si receta te fshehta). Duke i porositur produktet, ne internet ose me poste, mbi paketimet e tyre a ka gjasa te gjejme informacione me te sakta? Normalisht kjo gje eshte e detyrueshme per ēdo kompani prodhimi. A mund te ndihmoje perzierja e bimeve te ndryshme ne rrezimin e kileve te teperta? Arrihet rezultati i deshiruar edhe pa hequr dore nga ushqimi?
Duke qene se po afrohet stina e bukur e veres, te gjitha vajzat kane filluar te gjejne menyra te ndryshme per t’u dobesuar, perfshi ketu edhe ate permes ēajeve. Keshtu para se te filloni te konsumoni ēajet per dobesim, eshte mire te keni informacionin e duhur rreth tyre, per te kuptuar nese gjithēka qe keni degjuar eshte reklame, apo ka me -

te vertete efekt te tille.
Te dhenat e shkruara mbi kuti duhen verifikuar gjithmone, sidomos kur shkruhet per dobesim deri ne limitin e mrekullise dhe akoma me shume kur nuk kerkohet perdorimi i ndonje diete te veēante.
Per sa u perket “barerave” mund te kene nje rol “pastrues dhe diuretik”, por jo dobesues, sepse ato qe kane vertete kete karakteristike u nenshtrohen rregullave perkatese dhe nuk jane ne shitje te lire, pasi klasifikohen si te rrezikshme.
Si rregull i pergjithshem, duhet te preferoni gjithmone ēajet qe kane sasi te vogel bari, pra te gjitha ato qe i referohen ketij kushti. Duhet te shmangni medoemos produktet me baze bimore qe gjenden me shumice ne tregun e lire: te produktet qe tregtohen ligjerisht ne farmaci keni garancine e mungeses se bimeve te ndaluara dhe respektimin e normave te parashikuara. Ēdo pako ēaji qe tregtohet ne farmaci duhet te jete e aprovuar nga Ministria e Shendetesise dhe kjo eshte nje forme garancie.
Megjithate mbi etikete, ashtu edhe ne fleten e brendshme te pakos, nuk mund te jene te shkruara efektet terapeutike, sepse keto lloj produktesh klasifikohen si shtesa dhe jo si barna.
Duhet te keni parasysh qe asnjehere nuk duhet te blini dhe aq me shume te blini produkte me permbajte te fshehte. Ketu vlen te permendet qe produktet me te frikshme jane ato qe blihen permes internetit, qe permbajne edhe bime me prejardhje ekzotike, ku asnje nuk mund t’ju siguroje per cilesine, sigurine dhe efikasitetin. Ne keto raste mund te behet fjale edhe per bime te ndaluara nga organet perkatese. Nese deshironi te dobesoheni, mund t’ia arrini qellimit ne menyra te tjera, por jo vetem me “barera”, siē mund t’ju sugjeroje ndonje. Fillimisht duhet te ndryshoni menyren e te jetuarit. Duhet te filloni te beni ne menyre konstante aktivitet fizik, duke e shoqeruar edhe me nje diete hipokalorike, por te ekuilibruar ne konsumimin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve (siē ju rekomandojne edhe dietologet). Pastaj vijne barishtet, gjithmone ato te duhurat, sepse ēajet mund t’ju ndihmojne te permiresoni disa funksione te organizmit (per shembull, ate intestinal) per te larguar mbledhjen e ujerave atje ku duhet, si dhe per te zvogeluar ndjesine nervore te urise. Megjithate duhet te keni diēka parasysh: ēajet nuk e shkrijne dhjamin.
Po ashtu nuk duhet te harroni se jo te gjitha ēajet mund t’ju bejne mire te gjithe njerezve: per shembull ata qe vuajne nga semundja e tiroideve nuk duhet te marrin pa mase produkte me baze algat; ata qe jane me ilaēe duhet te dine se shume bime pa keshillen e nje eksperti, mund te ulin efikasitetin e barnave apo t’i bejne ato toksike.

Burimi: Gazeta Shqip





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 72514, stampe 16 ©


Meemira.com