logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Recetat popullore per tu mjekuar me fruta
Autor Arsen - 19 febbraio 2012 16:59
  

Frutat ne mjekesine popullore po gjejne nje perdorim te gjere, si ne format me te thjeshta, kur ato perdoren te fresketa, ashtu edhe ne forma te pergatitura posaēerisht per qellime te caktuara. Jane forma te lengeta te njohura te cilat pergatiten ne -

shtepi, si dhe ne repartet e perpunimit te frutave. Me te permendura jane lengu i qershise, i vishnjes, i dredhezes (luleshtrydhes), i rrushit, i pjeshkes, i kajsise, i sheges, i kumbulles, i portokallit, i limonit, i mandarines, etj. Per femijet e vegjel me shume efekt perdoren edhe lengjet e fresketa te molles, te ftoit, te dardhes e te disa frutave te tjera qe kane pak leng. Keto, pasi i kalojme ne rende i kthejme ne pure (qull), i vendosim ne copa te pastra pelhure dhe i shtrydhim deri sa te kulloje lengu, i cili u jepet femijeve me luge te vogel. Perveē perdorimit te lengjeve te fresketa, gjate stines se pjekjes se frutave, lengjet mund te mbyllen me kujdes ne shishe, per t’u perdorur ne nje kohe te mevonshme, kur mungojne frutat e fresketa. Ne praktike perdoren edhe shurupet, te cilat pergatiten nga lengjet e frutave, duke e shtuar sasine e duhur te sheqerit dhe duke i zier deri ne perqendrimin e tyre per t’u perfituar nje mase mjaft e dendur qe nuk thartohet (nuk fermentohet.) I-

permendur eshte pekmezi i manave, shurupi i qershise, i thanave, i vishnjes, etj.
Mjekimet me fruta
Jane menyra shume te efektshme te perdorimit sistematik dhe per nje kohe relativisht te gjate te frutave per perforcimin e shendetit dhe per luftimin e semundjeve te ndryshme. Mjekimet me fruta (frutoterapite) jane mjaft te njohura nga populli yne dhe perdoren gjeresisht ne praktike. Mjekimet me fruta behen duke konsumuar ēdo dite nga gjysme deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar kete per 10-20 e me shume dite. Gjate zhvillimit te kures, pastrohet organizmi nga helmet dhe kriperat e panevojshme qe grumbullohen neper kyēe dhe qe shkaktojne dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rendon trupin. Ne kohen e frutoterapise ushqimi tjeter duhet te jete i lehte, i ēliruar nga mishrat, dhjamerat, dhe brumerat, i mjaftueshem ne sasi duke parapelqyer sallatat dhe supat me barishte te pasura ne vitamina dhe kripera minerale. Praktika tregon se kurat me fruta jane shume te dobishme edhe per luftimin e semundjeve te ndryshme. Te efektshme jane rezultatet e kurimit me arra, me lajthi, ose me bajame per perforcimin e organizmit te dobesuar dhe per rivendosjen e shendetit me geshtenje, me ftonj, me thana ose me vadheza kunder diarrese (jashteqitjes) e dizenterise; me rrush, me limon ose me dredheza kunder reumatizmit dhe artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kunder anemise. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kunder semundjeve te melēise; me molle kunder semundjeve te zemres; me portokalle e qershi kunder semundjeve te veshkave.
Infuzet
Pergatiten duke vluar me pare vetem sasine e duhur te ujit dhe pastaj duke e hedhur ate mbi masen e njome ose te thate te bimes qe eshte vendosur ne nje ene tjeter. Ena mbulohet me kapak qe te mos largohen lendet qe avullojne lehte. Infuzi pihet pas 10-15 minutash, ne nje temperature te pranueshme nga trupi, me ose pa sheqer.
Ekstraktet
Fitohen duke shtrydhur masen e njome, e cila me pas kullohet qe te veēohet nga brumi i mbetur. Perdorimi i ketij ekstrakti mund te jete i jashtem ose i brendshem. Ne rastet e tjera ekstraktet fitohen me menyren e distilimit ose duke i vendosur frutat ne tretes organike, si: alkool, vere, vaj ulliri, etj. Shume te perdorshme ne mjekesine popullore jane vajrat qe ekstraktohen nga arrat, bajamet, lajthite, ulliri, etj. Perdorime kane gjetur vera, rakia e uthulla qe pergatiten nga mjaft fruta, kryesisht nga rrushi, por edhe nga fruta me perqindje te larte sheqeri, siē jane mareja, mani, kumbulla, fiku, manaferra, portokalli, etj.
Purete e frutave
Pergatiten pas shtypjes se frutave qe kane tul te bute, me nje luge ose duke i kaluar ato ne rende. Zakonisht u jepen femijeve te vegjel kur nuk jane ne gjendje te copetojne fruten. Perdoren pureja e molles, e dardhes, e ftonit, e fikut, e manit, e manaferres e pjeshkes, e kajsise, e hurmes, e thanes, w vadhezes, etj.
Pluhurat
Pergatiten pasi thahen pjeset e bimes dhe bluhen shume imet. Ato ruhen ne ene qelqi te mbyllura mire. Pluhurat kane gjetur perdorime duke i pire me pak uje, si dhe duke i perdorur per pluhurosjen dhe per tharjen e plageve te ndryshme.
Kataplazmat
Ndryshe quhen edhe llapa. Kane perdorim te jashtem dhe perfaqesojne masen e njome te bimes te shtypur ne forme brumi. Kjo mase vihet midis dy bezeve te pastra pastaj vendoset mbi vendin e semure, ose mbi plage. Pjeset bimore qe perdoren per kataplazme me pare duhet te perdoren mire.
Banjat
Jane lengje ne te cilat futet i gjithe trupi ose vetem pjese te tij (kembet, duart, koka) per qellime mjekimi. Banjat jane aromatike, zbutese, nxitese, etj. Gjate banjes lendet aktive veprojne ne lekure ne sistemin e frymemarrjes ose nepermjet tyre veprojne edhe ne brendesi te trupit. Lengu qe perdoret per banja pergatitet duke zier ne uje gjethe, rrenje, ose pjese te tjera te bimes per 15-30 minuta. Raportet bime-uje qe perdoren gjate banjes jane te peraferta me ato qe rekomandohen per pirje, por pa shtuar sheqer.
Lengjet e perfituara nga zierja e frutave
Lengjet nga frutat pergatiten ne disa menyra, por me e zakonshmja eshte qe ne ene te hidhet sasia e duhur e ujit dhe e mases se thate ose te njome te bimes. Koha e zierjes zgjat deri ne 15 minuta per organet mbitokesore te pemeve dhe deri ne 30 minuta per rrenjet. Lengu kullohet dhe pihet ne temperature te perafert me ate te trupit te njeriut. Rendesi ka perdorimi i dozes perkatese per moshat e caktuara dhe gjendjet patologjike te njerezve. Dozat qe permenden jane te perllogaritura kryesisht per njerezit e rritur dhe me gjendje shendetesore te mire. Per te semuret, per te moshuarit mbi 60 vjeē dhe per te rinjte nen 20 vjeē, zakonisht perdoren dy te tretat (2/3) e dozes. Kurse per femijet e vegjel, nen 7 vjeē, duhet te perdoren vetem rastet e rekomanduara dhe sipas keshillave te mjekut. Qe te behen te pijshme nga femijet, shtohen nje deri ne dy luge sheqer ose mjalte per ēdo gote. Te rriturit eshte mire t’i perdorin pa i embelsuar. Pavaresisht nga forma e perdorimit, frutat me pare duhet te lahen mire. Kjo mase duhet ndermarre, sepse frutat ne pergjithesi konsumohen te fresketa dhe eshte mire te mos qerohen, pasi do te humbisnin nje pjese te mire te vlerave te tyre ushqimore dhe sidomos vitaminat, te cilat perqendrohen me shume ne shtresat e jashtme. Format qe do te permendim me poshte jane te thjeshta dhe mund te pergatiten me lehtesi nga cilido.

Burimi: Tirana Observer





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 74694, stampe 21 ©


Meemira.com