logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Aloe Vera, bima qe ndihmon organizmin
Autor Arsen - 05 marzo 2012 14:40
  

Nese Aloe perzihet me ilaēet e tjera, ajo menjanon efektet anesore te tyre. Gjithashtu, ajo perdoret per sherimin e kapakeve te enjtur te syve, semundjeve te melēise, hepatitit akut dhe semundjeve digjestive. Druri i Aloes eshte i dobishem kunder kol-

les dhe te vjellave, si dhe forcon zemren dhe shqisat. Aloe Vera permban mbi 20 lloje mineralesh, qe jane te domosdoshme per organizmin e njeriut, si p.sh. kalcium, fosfor, kalium, hekur, natrium, klor, mangan, magnez etj. Gjithashtu, ajo permban barbaloine, antranol, antracen, acid cimetik, acid aloik, vaj eterik, rezistanol, vitamina te shumellojshme etj. Aloe Vera ndihmon tretjen, qarkullimin e gjakut, funksionimin e veshkave, te melēise, fshikezes se temthit, lehteson dhimbjet reumatizmale, ul nivelin e kolesterines dhe te triglicerideve si dhe nivelin e sheqerit ne gjak tek diabetiket, forcon sistemin imunitar dhe ka efekt antikancerogjen.
Bima nga ana e jashtme mund te ngjaje si nje kaktus, por Aloe Vera i perket familjes se bimeve zambakore, qe rriten gjithmone te blerta ne klimen subtropikale ne toke te pasur me minerale, por gjithashtu edhe ne rajone te thata. Per kete arsye, kjo bime e jashtezakonshme qe depoziton ujin njihet edhe si “zambaku i shkretetires”. Bima arri-

n efektivitetin e plote te saj pas tri apo kater vitesh te nje rritjeje pa probleme. Aloe Vera grumbullon nje shume te madhe lengu brenda gjetheve te saj 40-60 cm te gjata dhe 6-10 cm te trasha. Ky leng i pangjyre ne forme xhelatine mbrohet nga nje shtrese e dyllte dhe siguron nje perqendrim shume te larte lendesh ushqimore. Per shkak te aftesise se saj te larte lidhese dhe te nje niveli te larte te perberesve aktive te kesaj depozite lageshtie, Aloe Vera njihet si nje bime sheruese shume e kerkuar, 3-4 here me shume se ēdo bime tjeter dhe per nje kozmetike popullore prej mijera vitesh.
Perberesit
Aloe Vera, me me shume se 200 perberes te verifikuar shkencerisht qe aktivizojne dhe forcojne aftesine tone per vetesherim, e ka treguar veten si nje nder bimet me te mira mjekesore. Kerkimet shkencore kane provuar se efekti kryesor i Aloe Veres, domethene aktivizimi i sistemit tone te imunitetit, bazohet ne perberesin aktiv Acemannan, nje kompleks karbohidratesh, i cili thithet nga zorret dhe grumbullohet ne membranat e qelizave. Kjo rrit rezistencen e ēdo qelize te veēante kunder viruseve te demshme dhe baktereve. Perberesit e ndryshem aktive pastrojne dhe forcojne ne menyre simultane zorren dhe i japin nje mbeshtetje te madhe organit me te madh te imunitetit ne trupin e njeriut. Perberja e te ashtuquajturve antioksidues qe gjenden ne Aloe Vera, vitaminat A, C dhe E, te cilat perdoren per te luftuar semundjet e civilizimit dhe masat paraprake per kancerin, ia vlen te percaktohen si te mira. Perberesit dytesore bimore te Aloe Veres e ndihmojne trupin tone qe t’i thithe me lehtesi keto substanca jetesore 11 prej 20 aminoacideve me te njohura, modulet e proteinave qe shpenzohen gjate jetes si dhe 7 aminoacide kryesore. Nje nivel i larte i aminoacideve ne gjakun tone ēon ne forcimin e kockave, muskujve, nje shperndarje te mire te oksigjenit brenda organizmit, nje sistem te forte imuniteti si dhe nje mendje te mire ekuilibruar. Per me teper, perberja e mineraleve, elementet e gjurmeve ne Aloe Veres jane te nje rendesie te madhe. Perveē hekurit, kalciumit dhe magnezit, te cilat jane substanca thelbesore per te pasur dhembe dhe kocka te shendetshme dhe per nje metabolizem te mire, bima sheruese siguron gjithashtu sasi shume te medha potasi, te nevojshme per te rregulluar balancen e ujit ne trupin tone dhe per nje tension me te ulet te gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndersa magnezi e ndihmon trupin gjate dezintoksikimit.
Perdorimi i brendshem
Ilaēi me i pershtatshem per trajtimin e brendshem eshte lengu i Aloe Veres. Ai mund te qetesoje problemet heterogjene dhe shkaqet e tyre. Efekti i saj ne zorre si organi me i madh imunitar ne trupin e njeriut eshte shume i vleresuar. Fuqia sheruese e ketij ilaēi te vjeter dhe te mirat e tij ne sistemin e imunitetit perforcojne te gjithe organizmin, balancojne aftesite vetesheruese te trupit te njeriut, krijojne harmoni dhe ndihmojne ne parandalimin e semundjeve. Kerkimet shkencore tregojne se kur Aloe Vera merret per perdorim te brendshem ka nje ndikim pozitiv ne rruazat e bardha duke rritur rezistencen e tyre kunder viruseve te infiltruara. Nje shume e madhe ushqyesish vitaminoze dhe mineralesh mbeshtesin shendetin dhe mireqenien duke krijuar bazen per vitalitetin dhe entuziazmin per jeten. E rendesishme eshte te behet dallimi ndermjet produkteve Aloe Vera qe permbajne aloin, te cilet jane kryesisht laksative, dhe produkteve pa aloine, te cileve u referohemi ne kete tekst. Aloina perftohet nga prerja e shtreses se aloines se gjethes dhe permban substanca laksative. Vetem vitaminat dhe substancat jetesore te palces perdoren per perdorim te metejshem. Keto substanca ne perdorim te jashtem apo te brendshem e ndihmojne trupin tone te vetesherohet dhe te qendroje i shendetshem.
Perdorimi i jashtem
Metodat e trajtimit te Aloe Veres jane zhvilluar qysh prej mijevjeēaresh dhe vazhdojne edhe sot me produktet e reja te specializuara Aloe. Trajtimet me Aloe Vera kane dhene provat e tyre ne rastet e neurodermatitit, ekzemes apo urtikarieve. Lekura pasurohet me lageshtire dhe ushqyes jetesore per te ndihmuar rigjenerimin e plageve dhe per te pershpejtuar rritjen natyrale te qelizave. Duke perdorur Aloe Vera, qelbezimet, djegiet, pickimet e insekteve dhe gervishtjet sherohen me shpejt se zakonisht. Lengu ose xheli i Aloe Veres mund te perdoret gjithashtu si nje alternative balsamike ne sportet e pergjithshme dhe produkt kunder terheqjes dhe bllokimit muskulor gjate terapise ne rastet e demtimeve sportive. Mjeket popullore rekomandojne qe nenat te perdorin prodhime natyrale te Aloe Veres per t’u kujdesur per lekuren e ndjeshme te bebeve te tyre ne vend qe te perdorin kremra te prodhuar kimikisht, te cilet permbajne perberes qe mund te shkaktojne alergji. Per keto trajtime, Aloe Vera perfaqeson nje alternative te mrekullueshme.
Kujdes!
Prodhimet natyrale do te behen gjithnje e me te rendesishme per njeriun modern, i cili e kupton se shendeti dhe mireqenia jane te lidhura me harmonine shendetesore te te gjithe trupit te tij. Ushqyesi absolut natyror, pastrues dhe forcedhenes Aloe Vera, me me shume se 200 perberes aktive te provuar shkencerisht, po kerkon statusin e saj te rendesishem ne nje shoqeri te drejtuar per nga shendeti. Qe Aloe Vera te kete efekt maksimal te trupi i njeriut, duhet te jete: xhel i paster i marre nga gjethja, pasi eshte qeruar me dore dhe xhel me perqindje me te larte ne produkte. Duke qene se Aloe Vera ka vlera unike ne natyre, ne ditet e sotme spekulohet shume me emrin e kesaj bime. Shume firma dhe prodhues te ndryshem ne te gjithe boten prodhojne produkte me permbajtje Aloe Vera, por jo te gjitha kane cilesine dhe sasi te larte ne produktet e tyre.
“Armiqte” e Aloe Veres
Perveē forcimit te aftesive vetesheruese te trupit te njeriut, efektet e meposhtme te Aloe Veres jane provuar shkencerisht: pastron zorret dhe ne kete menyre mbeshtetet i gjithe sistemi i imunitetit.
Harmonizon metabolizmin. Ka efekte dezintoksikuese dhe antioksiduese.
Ul vlerat e yndyrave ne gjak. Zgjeron arteriet (e rendesishme nese vuani nga tensioni i larte).
Ka veti antibakteriale. Lufton mikrobet, kerpudhat (kerpudhat e lekures dhe Candiden, sindroma e zorreve te irrituara) Sheron plaget. Zbut dhembjet.
Qeteson kruajtjet. Sheron shenjat dhe djegiet. Hidraton lekuren. Lufton qelbezimet.

Burimi: Gazeta Standard





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 64261, stampe 27 ©


Meemira.com