logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Turjan Hyska: Sali Berishen e duam ne Apartamentin 2XL
Autor Arsen - 06 marzo 2012 15:28
  

Sapo ka nisur transmetimin sezoni i ri i “Apartamenti 2 XL” ne “Vizion Plus”, nderkohe qe edhe kete sezon producenti i spektaklit, Turjan Hysja, premton serish situata, batuta dhe humor per publikun, “sigurisht duke tentuar te japim dhe mesazhe per a-

ta qe na ndjekin”, thote ai. Nje nga te veçantat e ketij spektakli me protagoniste kryesore tre aktoret e “The SHBLSH”, Julian Deda, Gent Zenelaj dhe Ermal Mamaqi jane te ftuarit VIP, te cilet behen pjese e show-t me nje rol te caktuar. Po cilet jane disa nga personazhet qe do te shohim te hyjne ne “Apartamentin 2 XL” kete sezon?! “Personazhet nuk mund t’i zbuloj, por mund t’ju them me siguri qe do shihni gjithe spektrin e jetes publike shqiptare”, thote Turi. Ne listen e te ftuarve te ketij sezoni, nje pjese e konsiderueshme e tyre do te jene politikane, mes te cileve ka ministra, deputete dhe personalitete me ndikim ne politiken shqiptare. Ne reklamen e tyre ata i bejne nje ftese publike Kryeministrit Sali Berisha per te qene i pranishem ne “Apartamenti 2 XL” te ketij viti. Ata kane zgjedhur kengen “Vetem 5 minuta” te kengetarit kosovar Agron Berisha, per t’i bere thirrje publike Kryeministrit. “Vetem 5 minuta eshte kenga e perzgjedhur per javen e kaluar, po jo se e duam vetem 5 minu-

ta prezencen e Kryeministrit ne emisionin tone. Ai eshte i ftuar te qendroje sa ta shohe te arsyeshme”, pohon Turi. “Shpresojme qe Kryeministri ta pranoje ftesen tone, per te cilen ne do vazhdojme te kembengulim”, thote ai. Ne krahasim me Fatos Nanon, i cili me ne fund pranoi te behej pjese e show-t dhe djemte e “Apartamentit 2 XL” shohin si tip me te veshtire per te pranuar nje ftese te tille, Turi pergjigjet se “te dy jane te veshtire ne llojin e vet”. Po nese do i krahasonte per sensin e humorit te secilit prej tyre, ai shton se “thone qe dhe z. Berisha ka humor dhe batuta, por pasi ta kem ne studio, do e vleresoj.” Nderkohe qe ashtu si Nanos, ftesa Kryeministrit i eshte bere çift. Deri tani ne “Apartamentin 2 XL” kemi pare politikane meshkuj qe kane pranuar te behen protagoniste te spektaklit, ndersa per sa u perket politikaneve femra, Turi ka pohuar se “kemi tentuar me to, por deri tani asnjera prej tyre nuk e ka pare te udhes te jete pjese e shfaqjes”.

Burimi: Panorama Plus





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 2966, stampe 5 ©


Meemira.com