logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Rritet numri i bebeve shtatanike
Autor Arsen - 08 marzo 2012 12:45
  

Femije te lindur para kohe apo shtataniket siē thirren ndryshe po shtohet gjithnje e me shume ne vendin tone. Mund te duket e habitshme por ky problem po kthehet ne fenomen dhe shifrat jane alarmante. Vetem ne maternitetin e ri te dhenat jane tregojn-

e se ne 100 lindje, 9 prej tyre jane lindje te para kohshme. Ndersa ne rritje eshte edhe numri i foshnjave te lindur me deformime. Gjinekologia dhe drejtoresha e maternitetit “Koēo Gliozheni”, Rubena Moisiu kete problem madhor e lidh me nje nder shkaktaret kryesor qe eshte pikerisht ndotja e mjedisit. “Te dhenat tregojne se grate shtatezena te cilat jetojne ne qytete te medha dhe ato industriale si Tirana, Elbasani dhe Kruja kane 3 here me shume riskun te lindin perpara kohe per shkak te ndotjes”, thekson Rubena Moisiu duke shtuar se rekomandon shmangien e disa ushqimeve per nenat shtatezene dhe ne anen tjeter i apelon ato te mos levizin gjate piku te trafikut ku ndotja nga karburantet eshte e larte.
Me tej mjeket shpjegojne se nje foshnje e lindur para kohe konsiderohet kur lind para javes se 37 te shtatzanise. “Konsiderohet qe java e 24 e shtatzanise eshte koha me e hershme kur foshnja eshte mjaft e zhvilluar qe te mund te mbijetoje, por me ndihmen e mjekeve ne menyre intensiv-

e. Foshnjat e lindura para javes se 24 te shtatzanise ne shumicen e rasteve nuk jane te zhvilluara mjaftueshem qe te mbijetojne”, theksojne gjinekologet. Foshnjet e parakohshme jane zakonisht te vogla dhe te zhvilluara pamjaftueshem, me peshe trupore me te vogel se 2.500 grame. Foshnjat ekstremisht te pazhvilluara jane ato, te lindura para javes se 28 te shtatzanise, dhe jane posaēerisht shume te ndjeshme. Organet e tyre jane te pazhvilluara qe te funksionojne mire jashte barkut te nenes. Per kete lindjet e parakohshme, ne raste te caktuara ,jane te rrezikuara qe foshnja mund te kete disa probleme shendetesore.
Nderkohe mjeket specialiste theksojne se foshnjet e parakohshme kane nevoje per kujdes te veēante. “Foshnja e lindur para kohe ka nevoje per shume vemendje, kujdes dhe ngrohtesi. Secila pike e qumeshtit te nenes ka rendesi te madhe per foshnjen te posalindur, sidomos kur te jete e lindur para kohe apo e semure. Meqe foshnja e parakohshme, zakonisht nuk mund te thith derisa te forcohet pak, me se miri eshte ta mblidhni qumeshtin tuaj dhe t`ia jepni foshnjes me ndihmen e sondes”, pohojne mjeket pediater.
Nderkohe mjeket pediater shpjegojne se femijet e lindur para kohe per te arritur moshataret e vet ne rritje kjo varet nga gjenet, mjedisi, nga ajo se mos ka ndonje semundje kronike, probleme neurologjike dhe te ngjashme. Megjithate, nese nuk ka komplikime, moshes rritjes gjer ne tre vjeē, foshnja e parakohshme do ti arrije moshataret e vet.
Problemet qe kane foshnjet e lindura para kohe
- Probleme me frymemarrjen (zhvillimi i semundjeve kronike te mushkerive, probleme me zhvillim te mushkerive)
- Probleme kardiovaskulare
- Verdheza si pasoje e pazhvillueshmerise se melēise dhe organit per tretje
- Probleme ne te ushqyer (paaftesi ne kordinim te thithjes dhe gelltitjes, jo toleranca ne qumesht)
- Probleme neurologjike (gjakderdhje ne tru, tonus te ulet, konvulzione)
- Ērregullime ne zhvillim te eneve te gjakut ne sy
- Tendence per infeksione

Burimi: Gazeta Shekulli





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 56397, stampe 13 ©


Meemira.com