logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Dhimbja e Qafes
Autor Giusi - 15 aprile 2012 17:45
  

Mjeket terheqin vemendjen te tregoheni te kujdesshem ne drejtim te stilit te jetes dhe rekomandimeve te mjekeve, ne menyre qe te mund te shmangni rishfaqjen e semundjes. Por si mund te ndalohet rikthimi i semundjes dhe çfare keshillash mund t’u jepen-

ketyre personave gjate kesaj periudhe te vitit? Ja çfare thote ne nje interviste per gazeten, mjekja reumatologe Aida Nica:
Doktoreshe, pse gjate stines se vjeshtes riaktivizohen rastet e spondiloatrozave?
Stina e vjeshte perkon me ndryshimet klimaterike dhe rritjen e nivelit te lageshtires ne ajer. Kjo e fundit se bashku me ndryshimin e presionit te ajrit, ndikojne ne ndryshimin e kriperave ne kocka dhe per pasoje dhe rishfaqjen e dhimbjeve. Megjithate perveç efektit te klimes, ne rishfaqjen e dhimbjeve ndikojne dhe nje sere faktoresh te tjere, te tille jane: ngritja e peshave te renda, mungesa e aktivitetit fizik, korrentet e ajrit etj.
Si rishfaqet semundja?
Fillimisht semundja nis me kercitjen e kockave, qe pason me dhimbjen qe eshte dhe tipar dallues i semundjes. Perveç kesaj mund te ndodhe te shfaqen probleme me ekuilibrin, gje qe zgjat pak sekonda dhe me pas zhduket. Ne te njejten kohe mund te shfaqet temperature lokale ne vendin ku shfaqet dhimbja.<-

br /> Çfare nderlikimesh mund te shfaqin?
Kjo eshte nje semundje degjenerative kronike dhe qellimi yne eshte shmangia sa te jete e mundur e perkeqesimit te saj. Megjithate nder nderlikimet qe mund te shfaqen jane invaliditeti dhe pamundesia e pacientit per te levizur dhe kryer nje jete normale.
Çfare rekomandohet per te parandaluar rishfaqjen ne kete periudhe te vitit?
Se pari, rekomandohet eliminimi i faktoreve qe ndikojne ne shfaqjen e semundjes. Keshtu, se pari, rekomandohet kujdes gjate sforcimeve fizike dhe ngritjeve te peshave. Duhet treguar kujdes per mbajtjen nen kontroll te peshes trupore, qe te evitohet mbipesha, e cila eshte nje faktor qe ndikon ne shfaqjen dhe acarimin e semundjes. Po ashtu rekomandohen trajtime me kalcium dhe vitamine D per gati 3 muaj. Ne te njejten kohe rekomandohet fizioterapi, e cila behet dy here ne vit, me seanca nga 7-10 dite. Fizioterapia eshte mjaft efikase ne trajtimin e kesaj semundjeje, veçse nuk mund te perdoret nga personat qe perveç spondiloatrozes kane probleme kardiake.
Mund te shkojne ne llixha keta persona?
Po. Llixhat jane mjaft te rekomandueshme, sidomos gjate muajit tetor, qe eshte dhe periudha me e pershtatshme per te shkuar.
Ne momentin qe shfaqen dhimbjet, çfare mund te perdoret per t’u qetesuar?
Se pari, mund te perdoren qetesues si: paracetamol, kodein etj., antiinflamator josteroide dhe qetesues per muskujt. Nderkohe rekomandohet vendosja e akullit dy here ne dite, per nga 10 minuta ne vendin ku shfaqet dhimbja.

keshilla

• kujdes ne ngritjen e peshave te renda

• kujdes me korrentet e ajrit

• perdorni medikamente antidhimbje dhe antiinflamatore, kur ju shfaqen dhimbjet

• eliminoni mbipeshen

• mbanin nen kontroll peshen trupore

• beni fizioterapi

• shkoni ne llixha

• shkoni rregullisht te mjeku specialist

Vera e kuqe, “aleate” per te luftuar kancerin ne prostat

Vera e kuqe arrin te ule rrezikun per shfaqjen e kancerit te prostates. Duket se efekti mbrojtes i pijes eshte me efikas kunder formave me te avancuara te semundjes. Te pakten ky eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga “Cancer Research Center” ne SHBA. Gjate studimit jane intervistuar 1623 paciente, te cileve u ishte diagnostifikuar kanceri ne prostat. Studiuesit kane verejtur se te burrat qe pinin 4 gota vera ne jave, rreziku ulej me 50 per qind, rezultat qe nuk ishte vene re per pijet tjera alkoolike, perfshi dhe veren e bardhe. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin se substanca qe i atribuohej efekti mbrojtes “resveratroli”, ndodhet vetem ne rrushin e kuq. Substanca gjendet dhe ne formen e perberesve dietik qe rekomandohen per mbrojtjen nga semundjet kardiovaskulare. Substanca ka efekt antioksidant, anti-radikaleve te lira, vepron ne procesin e shkaterrimit te qelizave qe mund te çoje ne shfaqjen e tumorit dhe ndihmon trupin te eliminoje qelizat tumorale. Kjo mund te ndikoje ne uljen e hormoneve mashkullore, si testosteroni qe ndikon ne shfaqjen e kancerit te prostates.
Studiuesit nenvizojne faktin se avantazhet e veres mund te behen vetem nga konsumi i moderuar i kesaj pijeje, nderkohe qe konsumi i tepruar mund te çonte ne shfaqjen e efekteve negative, si p.sh., pershpejtimin e kancerit. Rezultatet e studimit do te perseriten ne nje numer me te madh personash dhe me mosha te ndryshme, ne menyre qe te arrihet ne perfundime me te sakta.


(forumishqiptar.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 48193, stampe 16 ©


Meemira.com