logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Semundjet e lekures
Autor Giusi - 22 giugno 2012 18:23
  

Myku i lekures eshte nje semundje e cila lind si pasoje e shtimit te djerses. Si rrjedhoje e ketij fenomeni ulet pehashi i aciditetit te lekures, duke krijuar keshtu kushte te favorshme te zhvillimit te mykut, qe jane shkaktare te semundjes mykotike.-

Zakonisht, nga kjo semundje preken njerez qe bejne profesione te ndryshme dhe qe jane te detyruar te mbajne kepuce, siē jane ushtaraket, policet dhe disa profesione te tjera. Myku shfaqet kryesisht midis gishtave te kembeve, por nuk mund te perjashtohen edhe vende ne pjese te ndryshme te trupit. Personat, te cileve iu eshte krijuar myku, ne fillim kane skuqje ne vendin e shfaqjes se tij, ēarje te lekures dhe iu krijohen disa flluska qe pas disa ditesh zverdhen, pra qelbezohen dhe keshtu shfaqen shenjat e infeksionit. Kjo mund te quhet dhe nje myk i infektuar. Per te kuruar nje pacient qe ndodhet ne kete gjendje, fillimisht duhet trajtuar ne dy pista qe jane: shkaku i shfaqjes se kesaj semundjeje dhe e dyta infeksioni dytesor.
Kujdesi
Sipas mjekeve, gjate stines se veres, nje kujdes i veēante duhet treguar gjate ekspozimit ne diell, i cili nuk duhet qe t’i kaloje caqet e tij. Kujdes duhet te kene grate, pasi ne kete stine rrezikon t’iu shfaqet lukusi i inflamatodes, disko-

zes ose i gjeneralizuar. Gjithashtu, rrezikohen te shfaqen edhe disa njolla te bardha ne fytyre dhe ne duar. Ketu veēohen edhe disa semundjet infektive, sidomos tek femijet e vegjel. Kjo ndodh per shkak te qendrimit ne zona te papastra, qe jane lene ne meshire te fatit. Vendet ku ka mbeturina pa kriter, ne plazhe apo zona turistike, jane teper problematike dhe shkaktojne semundje infektive. Te njejtin efekt mund ta japin edhe ambientet e ujit te papaster ne disa zona, ku sasia e mikrobeve e kalon dyfishin apo trefishin e mikrobeve. Ne ambientin e ndotur me mbeturina, shkak per fillimin e infeksioneve mund te behen edhe mushkonjat dhe mizat e ndryshme. Tek femijet me lekure te dobet fizikisht dhe dermatologjikisht, semundjet jane me te predispozuara per t’u shfaqur. Keshtu, shenjat shfaqen ne fytyre, ne duar me flluska te vogla ne fillim te ujshme, te cilat me vone infektohen. Me vone ato acarohen dhe keto sjellin nje temperature te larte. Ketu lind nevoja e paraqitjes tek mjeku me i afert.
Klima
Klima e nxehte dhe e lagesht perben nje faktor risku per marrjen e infeksionit. Perveē kesaj, plazhi dhe pishinat ndikojne ne shfaqjen e formave te caktuara te mykut te lekures. Ne pergjithesi semundjet mykotike prekin gati njelloj te gjithe ata qe ekspozohen ndaj faktoreve shperthyes. Preken te dy sekset, por me teper seksi mashkull sesa femer. Kjo shpjegohet me faktin se keto te fundit jane me pak te ekspozuara ndaj ambienteve qe favorizojne keto infeksione, si per shembull, aktivitetet sportive, higjiena jo e persosur, menyra e veshjes etj. Per sa i perket moshes, semundjet mykotike te lekures takohen me teper tek te rriturit e me pak te femijet. Faktoret predispozues per shfaqjen e semundjes klasifikohen ne te jashtem dhe ne te brendshem. Nder faktoret e jashtem permenden: perdorimi i rrobave te perbashketa, si kepuce, pantofla, kapele, rroba sintetike te ngushta, kepuce plastike, te cilat krijojne mikroklime te disfavorshme dhe e bejne lekuren me te ndjeshme ndaj infeksionit. Ndersa si faktore te brendshem, me kryesori eshte mosha, pasi vihet re se shfaqja e ketyre semundjeve rritet me rritjen e moshes. Faktore te tjere te brendshem jane dhe disa semundje: diabeti, mbipesha, pacientet qe trajtohen me kortizonike imunosupresore (per semundje te tjera).
Si demtohet lekura
Nje bashkepunim i shkencetareve te Universitetit te Mjekesise ne Berlin dhe Universitetit kanadez te McMaster ne realizimin e nje studimi te ri, ka treguar se stresi mund te shkaktoje semundje inflamatore te epidermes dhe te dobesoje qelizat e sistemit imun te organizmit. Studimi i publikuar ne revisten American Journal of Pathology pohon se stresi nxit infeksionet dhe shton shkallen e problemit duke rritur aktivitetin e qelizave imune, gje qe ēon ne shfaqjen e infeksioneve, ne vend qe ta mbroje lekuren. Lekura paraqet barrieren e pare mbrojtese te organizmit nga infeksionet e ndryshme, e cila ne raste te caktuara mund te kete efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun te lekures jane reaktive, me ē’rast mund te shkaktojne semundje inflamatore te lekures (te tilla si dermatit atopik apo psoriaze).
Kremi i buzeve shkakton infeksion
Shpesh gjate periudhes se dimrit njerezit perdorin krem per zbutjen e buzeve sa here qe lekura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencetaret prane universitetit te Alabames paralajmerojne se lyerja e tepruar e buzeve me krem mund te behet shkak per infeksione. Ata tregojne se kremi zbut lekuren dhe e ben ate te pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta. Pikerisht per kete arsye ata keshillojne qe sasia e kremit ose pomades kunder plasaritjeve te buzeve duhet te kufizohet ne maksimum dhe mundesisht ky produkt te perdoret vetem gjate nje moti teper te ftohet.



(tiranachat.net)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 35006, stampe 8 ©


Meemira.com