logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Puna gjate shtatzanise ndikon ne permasat e femijes
Autor Giusi - 29 June 2012 05:54
  

Grate shtatzane qe punojme me shume se 25 ore ne jave kane nje tendence qe te lindin femije me te vegjel, vleresoi nje studim shkencor i publikuar te enjten.

Sipas matjeve, femijet e grave qe ruajne nje ritem te plote pune gjate nente-

muajve jane mesatarisht 200 grame me te dobet ne lindje.

Shkencetaret gjeten nje lidhje edhe midis kohes qe grate shtatzane kalojne ne kembe me permasat e femijes, me ato qe nuk kane mundesi te ulen per nje kohe te gjate cdo dite, qe lindin gjithashtu femije me te imet.

Studimi u krye nga Universiti Mjekesor i Roterdamit, ne Holande.

Rezultatet u formuan nga anketimi i 4 680 grave, te marra ne pyetje ne javen e 30 te shtatzanise se tyre. Me pas, parametrat e femijeve ne momentin e lindjes u grupuan ne baze te te dhenave per menyren se si kishin punuar gjate shtatzanise, duke prodhuar perfundimin e mesiperm.

Sipas mjekeve, punet qe fizikisht jane me kerkuese mund te reduktojne rrjedhjen e gjakut ne placente, duke kufizuar keshtu sasine e ushqimeve dhe oksigjenit me te cilat sherbehet fetusi.

Per ekspertet, mbetet ende e paqarte se perse i njejti rezultat vlen edhe per ato gra qe kane nje pune zyre dhe kalojne o-

rarin te ulura, por besohet, se ne kete rast te njejtin efekt si qendrimi ne kembe luhet nga stresi.



(top-channel.tv)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 11224, stampe 4 ©


Meemira.com