logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Si mund ta rifillojme jeten pas divorcit?!
Autor Giusi - 02 July 2012 11:29
  

TIRANE- Pas nje divorci jeta ndryshon teresisht, duke u gjendur ne nje kapitull te ri. Shume e shohin ate si deshperim dhe humbje shprese. Jane te pakte ata qe guxojne te shfrytezojne mundesite dhe lirine e munguar. Ne fakt divorci, per ata qe mbetet-

zgjidhja e vetme, eshte mundesia per te rifilluar nje jete te re. Do te jete me e lehte nese evitoni ndjenjen e fajit, vleresoni veten, harroni te kaluaren, mendoni single, si dhe nese kujdeseni me teper... Nese nje dite me pare kishit nje familje dhe nje bashkeshort prane te cilit ndiheshit mire, sot jeni perballe divorcit krejt papritur. Iluzioni i lumturise se perjetshme eshte fikur. Jeni divorcuar dhe gjerat nuk mund te kthehen pas. Jeni e lodhur, e deshperuar, e pashprese, sikur interesi dhe bukuria e jetes ka humbur teresisht. Ne fakt çdo gje mund te kete ndryshuar, por nuk ka perfunduar. Shume te tjera ende nuk kane filluar.

Jeta pas nje divorci, te papritur ose jo, mund te jete nje kapitull i ri. Ndryshime qe mund t’iu sjellin dite shume me te lumtura se ato qe keni perjetuar dikur. Ajo qe zakonisht mendohet ne momente te tilla, qe realisht jane te veshtira, eshte diçka e frikshme dhe e paperballueshme. Ne fakt nuk eshte e vertete. Divorci ne thelb eshte emancip-

im, revolucion i nje shpirti te lodhur. Henry VIII ishte ai qe e miratoi divorcin per here te pare ne Angli. U perball me reagimet e ashpra te kishes katolike, por duket se i dha zgjidhje vetes, si dhe nje shoqerie te tere qe e vuante. Divorci eshte percaktuar nga shume psikologe si mundesi dhe perspektive e re. Mundesia e nje dashurie te vertete. Sigurisht, ne nje raport, ata sugjerojne qe partneret duhet te luftojne per nje jete me te mire, por nese kjo eshte e pamundur endja drejt konfliktit te vazhdueshem do te ishte nje deshtim i plote. Pavaresisht se kush mund te jete iniciatori i nje divorci, secili prej nesh, ne menyren e tij ndihet fajtor. Per arsyen me te thjeshte, qe lind brenda nesh. Perballja me fundin e nje lidhjeje te gjate, per te cilen kemi investuar ndjenja e vite te tera. Ndihemi fajtore per faktin se kemi braktisur dike, ose ne shumicen e rasteve ndihemi keq per femijet tane, per menyren se si i kemi lenduar. Ka nje mori arsyesh se pse ndihemi fajtore ne momente te tilla. Ka te beje me ndarjen prej njeriut qe dikur konsiderohej i shtrenjte, sikurse edhe ndarja e sendeve materiale ose rikthimi i gjerave qe na perkasin.

Jane pikerisht çastet kur secili behet pronar i gjerave qe dikur mendoheshin te perbashketa. Ndodh shpesh qe ne jeten e re pas divorcit te shprehim karakteristikat me negative qe mund te kemi, per te cilat as nuk kemi dyshuar. Perjetojme ndjenja faji, sepse dikur keto tipare i kemi shfaqur ne formen e tyre me te bukur, ndersa ne kete realitet te ri tregojme me te keqen tone. Ajo qe deshirojme me shume eshte kthimi i kohes pas! Mbi te gjitha duhet evituar ndjenja e fajit. Nese nje lidhjeje te gjate i ka ardhur fundi, ekzistojne shume arsye drejt nje perfundimi dhe vendimi te tille. Thuajini lamtumire ndjenjes se fajit, duke u perpjekur te rifilloni nje jete te re. Fatkeqesisht njera nga ndjesite qe perjetojme me teper pas nje divorci eshte ajo e modestise, e cila edhe ekzagjerohet. Ekziston nje ndjenje e plote zhgenjimi prej vetvetes, duke mos i besuar shume asaj. Nuk besojme me ne talentin qe kemi, vlerat si nje shtepiake dhe femre te suksesshme, bukurine e jashtme, si dhe aspekte te tjera te personalitetit. Madje ndonjehere degjojme shume edhe nga ish-partneret tane, informacione negative qe ata tentojne te percjellin duke na bere t’i besojme çdo gjeje. Ky eshte pikerisht nje nga gabimet me te medha qe bejme. Çlirojeni veten nga gjithe kjo ngarkese negative dhe filloni te besoni se keni vertet vlera. Momentet e veshtira qe perjetohen pas nje divorci shpesh jane si pluhuri qe mbulojne shume cilesi reale. Ajo qe ka ndodhur thjesht ishte e thene te ndodhte. Ekzaminoni arsyet pse gjerat perfunduan keshtu. Duhet te filloni te besoni se ne jete ndodhin ato qe meritojme. Divorci ndodh sepse shpirti yne kerkon me shume qetesi dhe shpetim ndonjehere. Ne keto raste e kaluara duhet te mbetet pas kraheve. Ashtu dhe e ardhmja. Mos mendoni shume se si do te jete e nesermja juaj, sepse nuk mund ta zbuloni dot, eshte e panjohur. Nese ndiheni keq mundohuni ta çlironi veten. Gelltisni dhembjen menjehere, duke mos e ngadalesuar procesin e saj. Koha ka vetine qe ta trese ate shpejt ,nese ju e pertypni ate po aq shpejt. Merrni prej çastit avantazhet dhe kenaqesite qe dikur nuk i kishit.

Nuk do te ngriheni me dy ore me heret per t’i pergatitur bashkeshortit mengjesin, t’i lani rrobat, apo çdo gje tjeter te tijen. Mund te beni çdo gje qe iu pelqen, qe per shkak te tij hezitonit. Nuk do te kete me gerhitje naten, futboll me ze te larte, apo darka ne tre te mengjesit. Keni lirine e munguar. Kujdesuni per veten Ndoshta dikur nuk kishit kohen e mjaftueshme per t’u kujdesur per veten. Per pamjen tuaj, endrrat, boten e brendshme, karrieren, sportin, interesat… Te gjitha sakrificat beheshin per hir te familjes. Tani keni me shume mundesi. Mund te arrini diçka. Keni nje stime te fuqishme per veteperfeksionim dhe zhvillim. Ështe koha me e mire ta krijosh jeten vete, e jo te shpresosh nga dikush tjeter. Çdo dite eshte nje shans i ri ne rregullimin dhe perfeksionimin e jetes suaj. Trego interes dhe degjo me kujdes. Çdo takim, çdo event, apo çdo rresht i librave qe lexon jane momente te reja qe sinjalizojne ndryshime te kerkuara prej jush, prej brendise suaj. Investoni ne jeten tuaj te re me pelqimin dhe perkushtimin e duhur. Askush nuk mund t’iu pengoje ne realizimin e deshirave. Jeta bazohet thelbesisht mbi plane dhe deshira. Mendoni single Te menduarit single eshte gjeja e pare qe duhet bere menjehere pas nje divorci, edhe pse ne fakt eshte nje prej me te veshtirave per t’u bere. Kerkon durim dhe deshire mbi te gjitha, ne kete ndryshim statusor, qe eshte shume me teper shpirteror. Per me teper, jeta si nje grua single eshte shume me ndryshe nga ajo qe beje me pare, ne shume aspekte. Merrni kohen e duhur per te kuptuar ndryshimet qe po ndodhin ne jeten tuaj. Nuk ka asgje te keqe nese jeni beqare. Ne nje shoqeri ku femrat single shihen me perçmim prej shoqeve te tyre te martuara, lehtesisht mund te besojne se jane te deshtuara, pasi supozohet se grate e “realizuara” jane te perfshira ne dashuri, apo lidhje jetegjata. Por kjo nuk eshte aspak e vertete. Çdo dite me teper femrat po zgjedhin te jene single, apo t’u japin fund lidhjeve te palumtura. Ne thelb kjo tregon force dhe jo dobesi. Ato kerkojne lumturine e vertete. Te mbijetosh do te thote te besosh ne veten tende dhe ne aftesite si nje femer single. Llogarisni te ardhurat Ështe e rendesishme te merreni dhe me te ardhurat, dhe pse mund te mendoni qe ne momente te tilla jane te dores se dyte. Ka gjasa qe situata juaj financiare te kete ndryshuar. Keshtu vihuni ne dijeni te gjendjes se tyre sa me pare te jete e mundur. Do te jete me e lehte nese filloni te shpenzoni per veten ne kete situate ku morali nuk eshte ne gjendjen e tij me te mire. Favorizojeni veten me kenaqesi materiale, pa u menduar shume.

Megjithate mundohuni te vendosni nje ekuiliber te drejte mes deshirave dhe shpenzimeve qe do t’iu duhen. Edhe shpenzime te pakujdesshme nuk duhet te beni. Tashme jeta juaj ka rifilluar vetem, ndaj edhe te ardhurat mund te jene me te pakta. Pranoni fundin e lidhjes Ne fund, ajo qe duhet te rikujtoni vazhdimisht me veten tuaj eshte fundi i lidhjes, dhe per me teper pranimin e saj. Ndergjegjesohuni per pjesen me te veshtire qe iu perket vetem juve. Fundi i saj eshte i dhimbshem por mbetet real. Kuptoni qe kjo ishte zgjidhja me e mire dhe se detajet i perkasin vetem te kaluares. Pendesa mund te jete nje nga ndjesite qe do t’iu pushtoje here pas here, por qe duhet te forconi besimin tuaj ndaj lekundjeve te tilla. Romanca ka perfunduar dhe nese deshironi ende te ktheheni prapa, gjasat mund te jene te vogla. Dhe nese ndodh, rutina e pastabilitetit te lidhjes do t’iu perseritet duke iu kujtuar ate “deja-vu” qe mbetet e padeshiruar. Rifilloni jeten me moton se “nje dhembje zgjuese eshte me mire se nje lumturi jeteshkurter”.



(balkanweb.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 996, stampe 1 ©
Successiva
Migrena


Meemira.com