logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Pese ushqyesit qe ju nevojiten me shume
Autor Giusi - 31 July 2012 11:23
  

Sipas sondazheve me te fundit dietike rezulton se me shume se 75 per qind e femrave nuk arrijne te marrin te gjitha vlerat e domosdoshme ushqimore, ose te pakten vitaminat dhe mineralet me bazike. Marrja e tyre ne menyre te drejtperdrejte nuk eshte z-

gjidhja me e zgjuar per te pasur nje diete te pasur dhe te shendetshme. Ja cilat jane disa prej nutrienteve qe kerkohen domosdoshmerisht nga organizmi dhe menyrat me te lehta per t’i marre ato.

Vitamina D
Perse eshte e nevojshme?
Vitamina D na ndihmon te kemi dhe ruajme kocka te forta, forcon imunitetin, si dhe zvogelon mundesite per rritjen e qelizave te kancerit, sipas nje studimi te fundit te bere nga universiteti i Harvardit. Mendohet nga eksperte te ndryshem dietike se grate nen moshen 50 vjeēe mund te kene nevoje 10 here me shume ne marrjen e kesaj vitamine.
Si mund ta marrim:
Pini dy gota me qumesht te fortifikuar dhe beni pak rreze dielli. Rrezet UV stimulojne lekuren tuaj te prodhoje vitaminen D. Rreth 15 minuta do te ishte me se e mjaftueshme, kryesisht midis ores 11:00 paradite deri nga 12:00. Ėshte e rekomandueshme qe te perdoret krem mbrojtes sidomos nga ato te cilat mund te kene probleme dermatologjike me lekuren. Ne rastet -

ekstreme eshte mire te keshilloheni me doktorin perkates.
Magnezi
Perse eshte i nevojshem?
Nivelet e uleta te magnezit ne organizmin e femres mund te shkaktoje probleme apo ē’rregullsi ne ciklin menstrual. Mungesa e tij ndonjehere shkakton edhe ulje te tensionit apo mund te shkaktoje edhe semundje te diabetit.
Si mund ta marrim:
Per ato qe jane fillestare dhe nuk kane probleme serioze rekomandohet ngrenia e mishit ēdo dite. Ne nje studim te fundit rezultoi se te rriturit qe hanin rregullisht mengjes, dreke, darke apo edhe vakte midis tyre kishin me shume mundesi te mos vuanin nga mungesa e magnezit. “Sasi te vogla te magnezit merren gradualisht ne shume ushqime, ndaj edhe ngrenia e rregullt e ēdo vakti do te ndihmonte ne pasurimin e organizmit me magnez”, - thote Pleuss, nje dietolog amerikan. Rekomandohen veēanerisht grate mbi moshen 30-vjeēare te jene me te kujdesshme ne marrjen e magnezit.
Hekuri
Perse eshte i nevojshem?
Mospasja e hekurit ne nivele te mjaftueshme mund t’ju shkaktoje anemi, shume lodhje si dhe renie te flokeve.
Si mund ta marrim:
Ndizni stufen! Ky eshte rregulli numer nje! Tre copa biftek do te mjaftonin per te marre 20 per qind te mases se duhur. 18 miligram jane me se te rekomandueshem per grate nen moshen 50 vjeēe.
Ne te njejten rendesi do te ishin edhe fasulet e ziera, spinaqi apo bizelet, edhe pse hekuri shpesh here, nga ushqimet bime absorbohet me pak veshtiresi prej organizmit. Ndaj shtimi i nje domate apo disa prerje portokalli ne nje pjate vegjetariane do ndihmonte organizmin ne marrjen dhe perdorimin e hekurit me lehte. Vitamina C ndihmon ne zhvillimin e reaksioneve te tilla, si katalizator i shpejte dhe veprues.
Kalciumi
Perse eshte i nevojshem?
Kalciumi njihet si ndertuesi me i mire i kockave ashtu sikurse njihet per efikasitetin qe ka ne energjine trupore dhe ate mendore. Studimet kane treguar se ato qe kane marre vlerat e mjaftueshme te kalciumit jane me pak te rrezikuara nga kanceri ne gjoks apo tensioni i larte i gjakut.
Si mund ta marrim:
Filloje diten me qumesht dhe cereali dhe do te keni 51 per qind me shume probabilitet te pasuroheni me kalcium sesa ata qe lene mengjese pa ngrene duke preferuar ushqime te tjera. Zgjidhni cereali te pasur me kalcium si dhe te mirefortifikuar per te filluar mengjesin tuaj te ri!
Acidi folik
Perse eshte i nevojshem:
Besoj se keni degjuar per femijet prenatal. Jane ata femije qe lindin nen peshe. Ndaj te gjitha grate kane nevoje te domosdoshme te kene sasi te mjaftueshme te acidit folik.
Si mund ta marrim:
Beni nje sallate: Ato gra qe hane ēdo dite nje sallate kane 41 per qind me shume probabilitet te marrin masen e nevojshme te acidit folik. Nese jeni shtatzene, sigurisht, keshilloheni te perdorni me shume sallate ne menyne tuaj.




(balkanweb.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 9713, stampe 9 ©


Meemira.com