logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Syri i thate
Autor Giusi - 31 July 2012 11:37
  

Prodhimi i loteve gjate moshes zvogelohet edhe per shkak te ērregullimeve te shumta nga inflamacioni dhe stresi qe u nenshtrohet aparati i loteve, andaj edhe rreziku nga tharja e syrit eshte gjithnje me i madh, posaēerisht ne mesin e popullates mbi 5-

5 vjeē.
Ass. dr. Afrim Shabani, mr.sci.
oftalmolog
tel. 044 208 307
e-mail: afrimshabani@gmail.com
Megjithate, therjet e syrit jane tregojne se kjo semundje perfshin dy deri ne tri here me shume femrat. Hulumtimet kane treguar se ne nivelin normal te hormoneve seksuale mashkullore ne gjendrat e loteve migrojne shume qeliza kompetente imunologjike, numri i te cilave ulet dukshem sapo te ulet niveli i hormoneve. Ne te vertet, hormonet seksuale mashkullore frenojne, nese jo ne teresi, reaksionin e imunitetit dhe te inflamacionit ne organizem. Njohuria mbi ate rol te nderlikuar te hormoneve androgjene ne aparatin e loteve do te mund te ndihmonte ne zbulimin e natyres sekrete te semundjes se Sjogrenit, ērregullimit te autoimunitetit, i cili, perveē gjendrave te loteve, perfshin te gjitha gjendrat e jargezimit dhe te mukozes se hundes.
Per kete qellim ne laboratore hulumtohet bartja lokale e hormoneve androgjene dhe rezultatet e para jane optimiste. -

Rrezik te shtuar nga zhvillimi i sindromes se syrit te thate kane te gjitha femrat ne periudhen e klimaksit, duke perfshire edhe ato qe gjate aplikimit te terapise plotesuese marrin estrogjene. Grupi me i veēante i rrezikuar jane femrat te cilat u nenshtrohen hemoterapise, rrezatimit dhe te semurat te cilat vuajne nga ērregullimi i imunitetit.
Si t’i konstatojme – Simptomat jane posaēerisht te pakendshme dhe rezistuese, ndersa hetohen me ndjenjen e pranise se trupit te huaj ne sy, me djegie dhe me te kruar qe shkakton dhembje, me ndjenjen sikur kapaku i syrit kalon neper korne ne te thate, me irritacion, skuqje dhe me ērregullime kaluese te kthjelltesise se shikimit. Duke kaluar dita, ērregullimet behen gjithnje e me te medha.
Te syri i thate filmi i loteve nuk eshte i shperndare ne menyre te barabarte neper korne, andaj drita nuk mundet perhere te thyhet ne menyre te drejte. Per kete shkak paraqiten pamje te shtremberuara dhe te mjegulluara. Infeksioni potencial mund te shkaktoje ērregullime te permasave me te medha.Si caktohet diagnoza – Me testin e Schirmerit matet prodhimi i loteve, por jo edhe cilesia e tyre. Perveē shtreses lipide, ujore dhe te gjendrave, ato permbajne shume antitrupa te cilet ndihmojne ne mbrojtjen e syrit nga infeksioni. Meqenese me pare fjala eshte per rolin e nderlikuar te barrieres shtresore ne siperfaqen e kornese, eshte e nevojshme diagnostika e pergjithshme dhe precize. Rendesi kyē kane te dhenat e anamnezes dhe kontrollimi i syrit me biomikroskopi. Gjate kontrollimit oftalmologu do te perdore metoden e ngjyrosjes se filmit te loteve per te pare momentin e paraqitjes se defektit ne filmin e loteve dhe ne korne.
Orientimet e pergjithshme
- Veshtiresite e lidhura me prodhimin e loteve gjate periudhes se klimaksit jane te lidhura me rrezikun nga infeksioni i syrit i cili mund te rrezikoje te paret.
-Sherimi i syrit te thate eshte i kushtueshem dhe shume te semure nuk mund te gjejne lehtesi te kenaqshme me terapine me medikamente.
-Sindroma e syrit te thate eshte njera nga arsyet kryesore te paraqitjes te oftalmologu.
-Shmanguni ekspozimit ne diell dhe bartni syze dielli.
-Kontrollojeni syte ēdo dy vjet nese bartni syze, d.m.th. ēdo pese vjet nese nuk i bartni ato.
-Shmanguni perdorimit te pakontrolluar te pikave per sy.
-Qani lirisht, nese ju liron nga grumbullimi i stresit!Sherimi – Ėshte mjaft i kushtueshem, duke pasur parasysh kohezgjatjen e sherimit dhe durimin qe duhet ta keni. Plotesimi lokal me lot artificiale (mundesisht pa konservanse, ne menyre qe te mos paraqitet alergjia) ne te shumten e rasteve mund te zbuse veshtiresite, por nuk eliminon shkaktarin themelor. Ne te vertete, antitrupat specifik te cilet i permbajne lotet nuk mund te sintetizohen, perkatesisht lotet artificiale nuk jane po aq plotesim cilesor sa lotet natyral. Andaj, shpesh gjate terapise patjeter duhet perdorur pikat antibiotike madje edhe ato steroide, te cilat, nese zbatohen ne kohe te gjate, shkaktojne probleme anesore, mirepo patjeter duhet te perdoren per pengimin e reaksionit te inflamacionit. Duke njomur siperfaqen e kornese, lotet artificiale normalizojne balancen e elektroliteve, andaj syri irritohet minimalisht.
Pos sherimit me medikamente, duhet shmangur ajrit te dhomes, te nxehtit te madh, te cilat shpejtojne avullimin e loteve, thareses se flokeve, lokaleve ku ka tym, motit me erera te medha, grimit te tepruar, etj. Sa i perket ushqimit, nenkuptohet hidratizimi i pershtatshem i organizmit dhe rezultatet e disa hulumtimeve preliminare tregojne se konsumimi i shpeshte i peshkut me me yndyre, siē jane toni dhe salmoni, ndihmon zbutjen e simptomave!? Per mbylljen mekanike te kanaleve percjellese te loteve apo per mbylljen kirurgjike te kornese vendos oftalmologu ne rastet me bizare te zhvillimit patologjik te semundjes.
Faktoret plotesues te rrezikut
.Thjerrezat e buta kontaktuese mund te perkeqesojne pengesat, sepse ne sy veprojne sikur sfungjeri ne uje.
.Me ndermarrje kirurgjike te eliminimit te dioptrise perkohesisht demtohen pejzat nervore, integriteti i te cileve eshte i rendesishem per fiziologjine e kornese dhe syrit ne teresi.
•Perdorimi i aintihipertensiveve, diuretikeve, barnave kardiovaskulare dhe te psikofarmakeve (duke perfshire andiderpresivet) dhe antihistamiket, gjithashtu mund te perkeqesojne vuajtjet.



(telegrafi.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 5818, stampe 8 ©


Meemira.com