logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Piramida ushqimore, ēfare dhe sa duhet te hame?
Autor Giusi - 03 August 2012 17:36
  

TIRANE - Sa here mund te tunoheni gjate dites kur behet fjale per ushqimin? Deshironi te hani dhe provoni gjithēka. Por ka nje piramide qe na tregon se ēfare duhet te konsumojme me teper dhe sa duhet te hame. Njihuni me te...
Ėmbelsirat e she-

ndetshme
Sa duhen konsumuar? 30 grame, 2 – 3 here ne jave.
Zgjedhjet e duhura: Fruta te thata, ēokollate e zeze, mjalte, si dhe akullore me fruta.
Pse kjo zgjedhje: Sepse ēokollata e zeze eshte nje oksidant i mire. Zgjidhni ēokollaten e zeze me te pakten 70 per qind kakao dhe konsumoni 30 gram ne jave. Ėshte sasia qe duhet konsumuar ēdo jave. Edhe akullorja me fruta eshte nje nga embelsirat me te mira, e cila nuk permban shume kalori.
Vera e kuqe
Sa duhet konsumuar? Jo me teper se 1-2 gota ne dite.
Zgjedhja me e mire: Vera e kuqe e vjeter.
Pse: Vera e kuqe ka efekte antioksidante per organizmin, te cilen duhet ta konsumoni vetem nese jeni perdorues te alkoolit, ne te kundert mos e filloni.
Ēaji
Sa shume: 2-4 filxhane ne dite.
Zgjedhja me e mire: Ēaji normal, jeshil, si dhe ēaji i gjate.
Pse kjo zgjedhje: Sepse ēaji jeshil eshte pija e pasur me katekine dhe oksidante te tjere. Blini ēajin me te mire -

dhe perdoreni ne vakte te ndryshme te dites.
Erezat e shendetshme
Sa shume: Pa limit.
Zgjedhje e mire: Xhenxhefil, hudhra te thata dhe me rrenje, piper, piper djeges, kanelle, rozmarine, trumze, apo borzilok.
Perse: Perdorini keto lloj erezash dhe lulesh, lirshem ne kombinime te ndryshme gatimesh. Xhenxhefili dhe hudhrat jane agjente te forte anti-inflamatore.
Proteina te tjera
Sa here: 2 -3 here ne jave.
30 grame djathe.
Nje veze ne dite.
Shpende te gatuara deri ne 90 grame.
Zgjedhje te shendetshme: Djathera natyrale, ushqime te tjera proteinike te pasura me omega-3, dhe nese mundeni konsumoni mish shpendesh pa lekure.
Perse: Ne pergjithesi per te pasur nje diete sa me te rregullt dhe te shendetshme duhet reduktuar sasia e produkteve qe vijne nga mishi i kafsheve. Nese hani mish pule, zgjidhni pule te fresket, se ciles duhet t’ia hiqni lekuren. Edhe vezet duhet te jene sa me te fresketa, mundesisht veze fshati.
Kerpudhat
Sa shume: Pa limit.
Perse: Keto lloj kerpudhash jane te veēanta dhe ndryshojne nga te tjerat per vlerat qe kane. Ato kane ne permbajtjen e tyre substanca qe permiresojne sistemin imunitar. Asnjehere mos hani kerpudha te ziera, dhe minimizoni konsumin e atyre te konservuara.
Peshk dhe fruta deti
Sa shume: 2 -6 racione ne jave.
Nje racion me peshk si dhe fruta deti – duhet te kete 120 grame.
Zgjedhja me e mire: Peshk trofte, salmon, harenge, si dhe sardele.
Pse: Keta lloj peshqish jane teper te pasur ne omega-3, qe i bejne mire organizmit. Nese nuk deshironi te hani peshk, konsumoni vaj peshku, te pakten deri ne 2-3 gram vaj peshku ne dite.
Pasta (te gatuara edhe “al dente”)
Sa shume: 2-3 racione ne jave.
Nje racion duhet te jete nje garuzhde e plote e gatuar.
Zgjedhje e mire: Makaronat qe behen nga mielli i trashe qe nuk kane permbajtje veze, ose pasta jo te bera me pare ne forme pete.
Pse: Sepse pasta e gatuar ne menyre “al dente” ka nje nivel me te ulet te glicemise se pasta e gatuar plotesisht, e cila nuk lejon nje qarkullim shume te mire te gjakut, qe eshte primare per nje aktivitet harmonik te pankreasit.
Fasulet dhe bizelet
Sa: 1-2 racione ne dite.
Nje racion duhet te jete nje garuzhde jo e plote.
Zgjedhje e mire: Fasule e zeze dhe e kuqe, thjerreza dhe bizele.
Pse: Sepse fasulet jane te pasura me acid folik, magnezium, fiber, si dhe kane nivel te ulet te glicemise.
Perimet
Sa shume: Minimumi 4-5 racione ne dite.
Nje racion eshte nje garuzhde.
Zgjedhje e mire: Perime te gatuara sa me pak, si (spinaq, laker, brokol, lulelaker,) karota, panxhar, qepe, bizele, si dhe laker e zier.
Pse: Sepse perimet jane te pasura me flavonoide dhe karotenoide.
Frutat
Sa shume: 3-4 racione ne dite.
Nje racion duhet te kete nje filxhan me fruta te shtrydhura.
Zgjedhjet e shendetshme: Manaferre, boronice, luleshtrydhe, pjeshke, portokall, rrush, kumbulla, shege, qershi, molle dhe dardhe.
Pse: Frutat jane me se te domosdoshme per organizmin. Ashtu si perimet edhe ato jane te pasura me flavonoide dhe karotenoide, si dhe me antioksidante natyrale.
Uje
Sa: Gjate gjithe dites
Zgjedhja me e mire: Konsumoni uje te purifikuar ose pije te bera me uje te purifikuar, si per shembull ēaj pa sheqer ose pije te bera vete nga shtrydhja e frutave.




(balkanweb.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 15247, stampe 9 ©


Meemira.com